Skandali me drejtorin që përgjonte mbledhjet, merret vendimi drastik ne Ministri

October 24, 2017 20:30

Skandali me drejtorin që përgjonte mbledhjet, merret vendimi drastik ne Ministri

Hije përgjimesh edhe në Ministrinë e Brendshme. Një zyrtar i lartë është kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës pasi përgjonte mbledhjet që zhvilloheshin në këtë dikaster.

Rasti është mbajtur i izoluar për të mos u bërë publik, por burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se bëhet fjalë për drejtorin e komanduar të Emergjencave Civile, Xhuvanaq Gjylameti.

Prandaj prej më shumë se tri javësh, pjesëmarrësit në mbledhjet që zhvillohen në Ministrinë e Brendshme janë të detyruar të mos i mbajnë me vete celularët.

Zyrtari i lartë i Ministrisë, Xhuvanaq Gjylameti, u kallëzua penalisht për zbulim të sekretit shtetëror, pasi kishte regjistruar zhvillimet e mbledhjes. Ky veprim i kushtoi atij procedimin penal në gjendje të lirë dhe pezullimin nga detyra.

Por, nga ana tjetër, tashmë i privon edhe zyrtarët e tjerë që marrin pjesë në takime të tilla, duke mos i lejuar që të mbajnë me vete celularët.

October 24, 2017 20:30
Komento

3 Komente

  1. C'a bohet kshtu October 24, 22:18

    Po cfare ne ndjekje te te lire, ai koqe ka qene dhe koqe eshte, por me koqe jane keta koqet qe bejne Drejtor nje koqe.

    Reply to this comment
  2. XXXL October 25, 03:40

    Ju “vrafte” Zoti qe merreni me nje teveqel si Xhuvana-qi.
    Meruni me ate Minister idiot qe ka bere Drejtor koqen Xhuvi.

    Reply to this comment
  3. Bogonica October 25, 09:41

    Po mos eshte bilbilfryres ky?Une e di qe keta paguhen,pra ai eshte i emruar ne detyren e bilbilfryresit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*