Skandali me kontributet, sipërmarrjet një muaj kohë të paguajnë borxhet

January 14, 2015 15:50

Skandali me kontributet, sipërmarrjet një muaj kohë të paguajnë borxhet

Ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj deklaroi sot se brenda kësaj jave të gjitha kompanitë që kanë detyrime të prapambetura nga sigurimet shoqërore do të marrin një letër paralajmëruese.

“Nga kjo javë të gjithë kompanitë që kanë detyrime të prapambetura nga sigurimet shoqërore do të marrin një letër.

Nuk është qëllimi ynë të prishim imazhin, por duam që çdo punëtor të mos konsiderohet skllav. Të gjitha kompanitë që nuk kanë paguar sigurimet shoqërore për punëmarrësit e tyre kanë afat deri më 15 shkurt në të kundërt do të përballen me sanksione.

Inkurajojmë të nxitojnë të paguajnë dhe të konsiderojnë si kohë që mund të shlyejnë detyrimet brenda datës 15 shkurt pas kësaj date ne do të nisim një fushatë sanksionesh e cila nuk do të ndalet ashtu siç ka qenë fushata e energjisë ” tha Veliaj.

January 14, 2015 15:50
Komento

6 Komente

  1. Arben January 14, 15:57

    AFATET E SHLYERJES SE BORXHEVE DHE MENYRAT E VLEJLES SE TYRE JANE TE PERCAKTUARA NE LIGJ.

    KUSH JE TI O OJQ-IST QE LESHON ULTIMATUME MBI LIGJIN?????!!!!!!!

    Reply to this comment
  2. Lul January 14, 16:00

    Veli ku e ke ate Spiro Kseren qe kur vendose kemben ne ate dere na solle nje liste ma miliona € te grabitura nga koleget tuaj, apo dje ti e sot une? Ju vetem litari u nxjerre lojen qe luani ne kurriz te qytetareve….jeni same shit si qeveria Berisha…

    Reply to this comment
  3. melita January 14, 20:11

    Po mire ky Erioni eshte duke pare enderra me qeverisje, po ju o DITA c’ju ka gjetur qe non stop na pasqyroni aktivitetet e ketij torollakut? Po mire, ka njeri ti kontrolloje brockullat qe nxjerr ky nga goja?

    Reply to this comment
  4. ada January 14, 23:13

    Erioni, po ke imiton mor lal? Rama kokeboshi imiton Obamen, po ti?! Mister… Kush e di te ma tregoje se sado qe vras mendjen nuk e gjej dot.
    Te te shikoj ndonje i huaj qe s’te njeh do thoshte: pah c’djale flori, punetor me menge te perveshura! Nuk e dine qyqaret qe nuk te njohin se ti nuk ke prodhuar pune asnje dite te vetme ne jeten tende. Vetem llaka llaka, llafe pa fund.

    Reply to this comment
  5. Xoni January 14, 23:43

    Ky kopjaci ne foto ka pare ato videot e Al Gorit dhe sheh me duket Ted’s Talk. E kam thene me pare po nuk e di ne se e ka kuptuar apo jo:
    Edi e ka vene ne ate pozicion qe te thithe fonde nga fondacionet apo ambasadat qe mund te kene projekte si te psh Mjafti. Nuk eshte aty qe te beje show si Al Gori aq me teper qe nuk e kane vene dhe per mend. Ne rast se ata qe e kane rekomanduar nuk i japin para iken prape te pazari te shesi fiq te thate.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*