Skandali me pronat në Lushnje/ Konflikti për shtëpinë dhe truallin e Vaçe Zelës: Ryshfete për të regjistruar

November 19, 2019 17:09

Skandali me pronat në Lushnje/ Konflikti për shtëpinë dhe truallin e Vaçe Zelës: Ryshfete për të regjistruar

Fiks fare denoncoi skandalin e radhës me pronat në Lushnje, ku në qendër të një konflikti është trualli dhe shtëpia e këngëtares Vaçe Zela.

Qytetari që ka blerë truallin po endet prej 21 vitesh në dyert e policisë, prokurorisë, gjykatës dhe hipotekës. Ai e ka blerë me dokumente të rregullta, por një ish-drejtues hipoteke falsifikoi dokumentet dhe ia dha truallin një personi tjetër.

Drejtori u dënua nga Gjykata, por blerësi nuk mori zgjidhje. Fiks fare faktoi me dokumente, zë dhe figurë këto falsifikime, të cilat kanë vijuar edhe në ditët e sotme, ku Hipoteka pasi doli falsifikimi i parë, nxori një dokument tjetër fals.

Ndërkohë, një ish drejtor hipoteke, Sajmir Korreshi, tashmë avokat, pranoi se ka marrë një milionë lekë ryshfet nga qytetari për t’ia regjistruar pronën. Sërish nuk ia regjistroi dhe zyrtari i ktheu qytetarit 700 mijë lekë, duke i mbajtur 300 mijë lekë të vjetra.

Falsifikimin e pranuan edhe drejtori i kadastrës edhe prokurori, të cilët mbajnë në sirtarët e tyre këto dokumente. Përgjatë 21 viteve, qytetari vetëm sa është sorollatur, dhe ende nuk ka gjetur zgjidhje, megjithëse janë dënuar, shkarkuar dhe proceduar punonjës shtetërore.

 

l.h/ dita

November 19, 2019 17:09
Komento

4 Komente

  1. mirel November 19, 18:16

    Vetem ne Shqiperi. Per ti vene flaken te gjitheve

    Reply to this comment
  2. Zela November 19, 18:54

    Sa toka kane vjedhur kto ne lushnje … jane bo pronare vete duke vjedhur tokat e ish pronareve te vertet

    Reply to this comment
  3. Enver jemi gati kur do her November 19, 22:03

    po ketit qe i ka ber fallsikim ai i zyres se rregjistrimit nuk di te perdori rrug tjera per ti cuar mesazhin atit ropqirit qe do ti mari pronen se ne allbanistan keshtu funksonojn gjerat se pushteti i rames dhe bashes duhet ti fusin tegruja e rames dhe bashes ne prapanic

    Reply to this comment
  4. Adih November 20, 14:42

    Dihet kush eshte fajtori primar .Fallcifikuesit e pronave jane ushtare te mafjes ne fuqi ,ose banditeve pashallare te ketyre tre dekatave te fundit .Jam optimist reformimi i drejtesise do i vere gjerat ne vend .Prandaj dhe perendimi po investon aq shume . .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*