Skandali me pronat/ Zbulohet telefonata, drejtoresha e Bujqësisë: Zhduk…

March 20, 2018 12:58

Skandali me pronat/ Zbulohet telefonata, drejtoresha e Bujqësisë: Zhduk…

Gjelina Baca, e cila mbante detyrën e drejtoreshës së Bujqësisë në Bashkinë e Lezhës dyshohet të jetë krahu i djathtë i kreut të Bashkisë, Fran Frrokajt.

Prokuroria kishte kërkuar “arrest me burg” edhe për 58-vjeçaren Baca, megjithatë Gjykata vendosi që ajo të hetohej në “arrest shtëpie”.

Gjelina Baca gjatë viteve të fundit ka punuar përkrah Fran Frrokut pa ndërprerje. Madje, edhe gjatë kohës kur Frrokaj drejtonte Komunën Shënkoll për 3 mandate radhazi, ajo ka qenë punonjëse në atë Komunë, shkruan Panorama.

Në momentin kur ka mësuar se do të shoqërohej në Polici, ajo ka tentuar të “zhdukë” dy dosje pronash.

Ajo i ka telefonuar nuses së djalit, duke i thënë që të fshihte dosjet që kishte në shtëpi, të cilat në fakt u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, para se të “zhdukeshin”.

Përveç Gjelina Bacës, Gjykata ka vendosur “arrest shtëpie” edhe për Juxhina Memën, 25 vjeçe, ish – specialiste në Drejtorinë e Bujqësisë në Bashkinë Lezhë, Marte Gjergji, 50 vjeçe, me detyrë topografe, Frrok Frroku, 75 vjeç, babai i biznesmenit në kërkim, me banim në Bashkinë Mamurras, i cili ka përfituar tokë në mënyrë të paligjshme, si dhe Luigj Paloka, 76 vjeç, me banim në Shkodër, i cili dyshohet se ka falsifikuar aktet.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 11 shtetasve, me detyra në ZVRPP, në ish-Komunën Shëngjin.

s.a/dita

March 20, 2018 12:58
Komento

4 Komente

  1. Une,Lubonja March 20, 13:20

    Nuk ka force Lezha te zbardhe dosjen ! Caktoni njerez te tjere ne ndihme ose transformoni dosjen ne qytet tjeter!

    Reply to this comment
  2. Adih March 20, 14:26

    Oh te dhjevsha Gjykaten e plepave te Saliut ,kjo telefonon femijte te zhdukin dosjet qe jane shteterore ,ku ne as edhe nje menyre, te mos i leri ne shtepi ,dhe gjykata e le arrest shtepie .Beni qejf o gjygjtare saa pa u formuar SPAK dhe gjykata e pamvarur …??.

    Reply to this comment
  3. perkthyesi March 20, 19:59

    Te kete qene e denuar, dhe serish ti japesh post te lakmuar, vetvetiu keshtu do te vepronte! Cudite te ne nuk kane te sosur, dhe nuk ka asnje gjase te ndale…..

    Reply to this comment
  4. MH March 20, 22:25

    Merreni me mend te ndodhnin keto ngjarje ne kohe te Zogut.Kur populli ishte mbi 90% analfabet.Ndaj sot duhet te falendroni monizmin qe zhduku analfabetizmin dhe i shkolloj ne profesione diplome universitare si gjithe bota.Ndersa pa pike nevojet Berisha shkolloi me “diploma” Plepit Durres.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*