Skandali me skafin e Komanit, Gjiknuri: Do denoncojmë çdo abuzim

January 25, 2014 16:46

Skandali me skafin e Komanit, Gjiknuri: Do denoncojmë çdo abuzim

Situata e vështirë financiare në të cilën ndodhet Korporata Elektroenergjitike Shqiptare duket se rrënjët i ka tek abuzimet nga përfaqësuesit e saj ndër vite. Auditi i KESH-it pak ditë më parë zbuloi një ndër skandalet me të cilin janë përballur financat e korporatës. Një skaf me vlerë reale 38 mijë euro, i blerë për nevojat e hidrocentralit të Komanit, rezulton të jetë blerë nga drejtuesit e këtij hidrocentrali për 357 milionë lekë, shumë kjo e njëjtë me atë të blerjes së një jahti.

Abuzimet janë zbuluar nga auditi i departamentit të brendshëm të Korporatës Elektroenergjitike, i cili duket se është përballur me fakte të pakundërshtueshme për keqmenaxhimin e financave, si dhe për shkelje të procedurës së prokurimeve, shto këtu dhe shkeljet e tjera administrative. Për pasojë, KESH-i ka çuar për ndjekje penale ish-drejtorin e hidrocentralit të Komanit, Arben Cani si dhe një pjesë të administratës të përfshirë në aferat korruptive.

Lidhur me abuzimet e ndodhura në hidrocentralin e Komanit ka reaguar sot dhe ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri.
“Eshtë blerë skafi sikur të blihet një jaht, pra vjedhje në kurriz të pasurisë publike të një kompanie publike e cila nuk duhet të trajtohet më këtej e tutje si një mall pa zot, por do të konsiderohet si një aset i çmuar dhe duhet menaxhuar financiarisht shumë mirë. Situata financiare në sektorin energjetik nuk e lejon luksin e shpenzimeve të tepruara, njëkohësisht në asnjë rast nuk duhet të lejohen abuzime si në këto raste që po zbulojmë kohët e fundit.”- deklaroi ministri Gjiknuri.

Lidhur me skandalin e abuzimeve në hidrocentralin e Komanit, KESH ka bërë të ditur largimin nga puna të pesë punonjësve , ndërsa janë dhënë masa administrative për katër punonjës të tjerë.

January 25, 2014 16:46
Komento

4 Komente

  1. ARGITA January 25, 18:49

    ME DENACME U NGOPEM A KA TE DENUAR ,MJAFT ME FJALE VEPRA

    Reply to this comment
  2. arbri January 25, 20:44

    PO VEPRAT KU JAN .SE SI DIJE NE OPOZIT E SOT NE PUSHTET VETM TENONCIME PO DEGJOJM

    Reply to this comment
  3. Dashnor Kozaj January 26, 10:47

    Z Gjiknuri,minister aktual i energjitikes ne qeverine e Shqiperise .
    Ky skandal qe keni nxjer ne skene, ne kete shkrim ,nuk perben ndonje problem te madh.
    Ky eshte nje presion qe Ju i beni punonjesve te K.E.SH.it, qe nga Drejtori i Pergjithshem e poshte .
    Une ne K.E.SH.sha kam punuar ne Audit, ne periudhen ,2006 deri ne fund te vitit 2008.
    Te tilla korrupsione kane qene te shumta,por me skandalozi ka qene ,ulja e cmimit te shitjes te O.S.SH.se {Operatori i Shperndarjes te Energjise },te cilin une e kam kundershtuar dhe me kushtoj largimin nga puna ,nga super i korruptuari Gjergji Bojaxhiu dhe Sahit Dollapi .
    Diferenca reale nga cmimi i shitjes me cmimin e vertete te O.S.Sh.se ,kap nje vlere prej
    600 miljon euro .
    Kete skandal une e kam denoncuar ne Gjykaten e Tiranes,ne 30 Dhjetor 2008.
    Sot ndodhet per gjykim ne zyrat e Gjykates se Larte ,te Kolegjit Administrativ .
    N.q.s. Ju vertet u dhimset populli shqiptar dhe Shqiperia, mblidhuni dhe mbeshtesni kete
    denoncimin tim, qe eshte i vetmi dhe qe ka afatin ligjor, per anullimin e ketij skandali kombetar .Mos tu dhimsen te korruptuarit si .
    Sali Berisha, Genc Ruli, Gjergji Bojaxhiu, Sahit Dollapi, dhe gjithe parlamentaret qe e miratuan ne Parlament kete vjedhje mbare kombetare .
    Z, GJiknuri ,kthejani popullit Shqiptar ,pasurine me te madhe te Tij qe eshte ,
    Distribucioni i energjise elektrike ,{O.S.SH.ja}
    Zhdukeni nga faqja e dheut ate emer ….C.E.Z…….,se po turperoni cdo shqiptar.
    Me kete akuze qe une kam bere ,izoloni sa me shpejt anti shqiptarin me te terbuar te kombit tone qe eshte Sali Ram Berisha, me zagaret e tij .
    Z,Gjiknuri,
    Sali Berisha, me ka kerkuar nepermjet telefonit celular,me ane te nje mesazhi ,ne te cilin me kerkonte qe une ti coja ne zyren e tij ,te gjitha dokumentat qe benin fjale, per korrupsionin e ketij privatizimi,e tja jepja ne dor Valit, sekretares se tij .
    Une nuk e bera kete .
    Por urgjentisht, une pregatita denoncimin dhe e paraqita ne Gjykaten e Tiranes.
    U largova urgjent qe nga Shqiperia ,se e kisha te qarte se cfare do me ndodhte,sepse e provova ne vitin 1998, kur une i lashe ne dore , Sali Berishes, korrupsionin qe kishte bere Kastriot Islami me gjithe Ylli Bufin ,ne Albpetrol,ne kohen kur une punoja si Drejtor i Kontrroll Revizionit dhe perfundova ne burg, [1999 2001,dhe me arrest ne shtepi ,2001 deri 10,11,2005], Si dhe isha i bindur se do ta pesoja si Sokol Olldashi me 29 Nendor 2013 .

    Reply to this comment
  4. ALBANO January 26, 12:44

    KY SHOKU KA TE DREJTE /////SHOKU GJINKURI FUTINI NE BURG HAJDUTET /// SE E KANE SHITUR SHQIPERINE PER PAK LEKE VETEM QE TE MBUSHIN XHEPAT/////POR RAMA NUK ESHTE BURRE FLET FLET DHE NUK BENE GJE //////SHQIPTARET NUK DUHET TE FLEJNE GJUME TE BEJNE SI NE UKRAINE //TE NGRIHEN KUNDER KORRUPSIONIT////

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*