Skandali me tenderin e Unazës, kreu i ARRSH thirret në Prokurori

January 16, 2019 12:05

Skandali me tenderin e Unazës, kreu i ARRSH thirret në Prokurori

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar është thirrur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Tiranës, për t’u marrë në pyetje mbi tenderin e dyshimtë të “Unazës së re”, që u anulua pas shpërthimit të skandalit me falsifikimin e dokumenteve nga kompania “DH Albania”.

Afrim Qendro po merret aktualisht në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqësore, për një tender që pasi u anulua dhe u rishpall, nxori në pah edhe diferenca të mëdha çmimesh.

Në tenderin e anuluar, kompania “DH Albania” e fitoi kontratën për ndërtimin e lotit të parë me një çmim prej 2.24 miliardë lekësh, ose rreth 18 milionë euro. Ndërkohë, në tenderin që u zhvillua këtë të hënë, ofertat zbritën ndjeshëm.

Sipas dokumenteve të tenderit, një bashkim kompanish shqiptare ka ofruar ta ndërtojë lotin e parë të “Unazës së re” me çmim 1.77 miliardë lekë, ose 14.1 milionë euro. Pra 3.8 milionë euro më pak sesa tenderi i parë.

Vlera e kursyer në vetëm një lot do të mjaftonte për ndërtimin e një shkolle të re, e nëse do të ishte zhvilluar e njëjta garë edhe në dy lotet e tjera, atëherë taksapaguesve mund t’u kurseheshin deri në 10 milionë euro.

o.j/dita

January 16, 2019 12:05
Komento

9 Komente

  1. Aty January 16, 12:46

    I pari qe duhet te ishte prapa hekurave eshte ky persone e mbas tij ministri i infrastruktures Gjiknuri e pastai kompania bela.Raseni Brenda e NGA burgu te provoje pafajsine e tij osé jo.Tenderà qe fitohen me 250 € me pak se vlera e percaktuar,kjo vetem te ne ndodh pasi ne note ofrojne milione € me pak e jo 250€ .

    Reply to this comment
  2. e verteta January 16, 13:42

    Kush ka drejtuar ARRSH -ne, vetem skandale ka bere, nga kushdo parti qofshin.
    Ose keta drejtues jane superhajdute, ose udhezimet e partive jane qe te vjedhin ne cfaredo lloj forme.
    Dhe te gjitha keto ne kurriz te popullit

    Reply to this comment
  3. Perkthyesi January 16, 14:14

    Se mos therrisni per sqarime Gjiknurin, se ju piu e zeza! Atij fare burri, ashtu sikurse dikur Haxhinastos, nuk duhet tu preket asnje qime floku, pasi i kemi me kimet!

    Reply to this comment
  4. PD + LSI + PS = CRIMINALS , HAJDUTË , BANDITË , KUSARË January 16, 14:32

    Afrim HAJDUT Qèndro , Damian HAJDUT Gjiknuri , Arben HAJDUT Ahmetaj , janë PLEHRA dhe në të njëjtin Nivel me FEKALET e LSIsë dhe FUNDËRRINAT e PD KRIMIT !!! MALLKUAR MALLKUAR MALLKUAR Qofshin që të gjithë POLITIKANÈT PROSTITUTA të këtyre 28 Viteve , që VJEDHJEN dhe PLAÇKITJEN e SHTETIT , e quajnè ZGJUARSI , ZOTËSI dhe TRIMËRI !!!!!!!!!!!! Kurse Popullin e Ndershëm e quajnë Budalla , të Pa Zotë dhe Frikacak !!!!

    Reply to this comment
  5. demo January 16, 15:43

    Drejtor i ARRSH dashamir xhika,Drejtor i ARRSH Afrim Qendro.Ka qene nje hetues amerikan qe botoi nje katalog per Policine me ftyra hajdutesh.Keta te dy shikoi surratin dhe vari tenderat ne qafe.Po ku i gjen qeveria e Rames keto ftyra hajdutesh?

    Reply to this comment
  6. mirel January 16, 16:56

    Po z guru, apo po ben joga?

    Reply to this comment
  7. Adih January 16, 17:43

    Na lini rehat ,o komentues .Ne te ripjelljes ,nuk donim shume fitim vetem 25 % .E cfare jane keto vjedhje ,me keto perqindje ,as edhe nje gje .I bie te vjedhim cdo shqiptar vetem me 3 Euro (duke futur e mos harroni edhe bebet qe lindin sot ) .Ne lodhemi ,punojme per ju , popullin .Dhe ju na beni der derrrrrrr..

    Reply to this comment
  8. Martini January 17, 08:36

    O prokurori.Para se ti pyetesh keta hajdute te hapur pasurish publike.Pse nuk i pezullon nga pune,duke u le ta ribejne tenderin qe tentuan ta benin nje herr, e neser ti thone SPAKut qe e ribeme morem disa lek se na i kerkonte prokurori i asaj kohe.As per veten tuaj nuk ini?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim