Unaza dhe OST, Gjiknuri: Falsifikimi u bë jashtë territorit të Shqipërisë

December 11, 2018 10:54

Unaza dhe OST, Gjiknuri: Falsifikimi u bë jashtë territorit të Shqipërisë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri ka deklaruar se kompania fitues në një nga lotet e projektit të “Unazës së Re” ka falsifikuar dokumentet dhe kjo është dokumentuar edhe nga autoritetet amerikane.

Bëhet fjalë për kompaninë DH Albania, e cila sipas tij ka falsifikuar dokumentet jashtë territorit të Shqipërisë.

“Kam komunikuar për të marrë informacione nga autoritetet amerikane. Nga përgjigjet e ardhura dje, thuhet se një pjesë e paraqitur nga DH Albania nuk është e saktë , por e falsifikuar. Pas marrjes së këtij konfirmimin, ARRSH ka zgjidhur kontratën. Sot që flasim ARRSH ka bërë ndërprerjen e kontratës”, tha ai.

Gjithashtu në fjalën e tij, ministri theksoi se çështja i ka kaluar Prokurorisë shqiptare për të ndjekur të gjitha rrugë  ligjore dhe përgjegjësit të marrin përgjigjen po në hapa të tillë.

“Materialet do t’i referohen prokurorisë shqiptare. Të njëjtën praktikë ka ndjekur edhe OST. Kontratat nuk ka nisur të zbatohet. Dua të them se falsifikimi i dokumenteve është bërë jashtë territorit të Shqipërisë”, shtoi ai.

  • Nisur nga informacionet e bëra publike në media, specifikisht ato të datës 6 Dhjetor në emisionin të PaEkspozuarit në News 24, në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë udhëzova ARRSH dhe çdo institucion tjetër në varësi apo të fushës së mbulimit të MIE, që nëse ka kontrata me kompaninë DH Albania, të fillojë menjëherë procedurat e pezullimit dhe marrjen e masave për verifikimin e dokumentacionit të kësaj kompanie.
  • Konkretisht, ARRSH pasi pezulloi punimet dhe zbatimin e kontratës për lotin e parë të Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti Pallati me Shigjeta – Sheshi Shqiponja, ju drejtua zyrtarisht Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për të ndihmuar komunikimin me autoritetet amerikane në lidhje me verifikimin e pretendimeve të ngritura.
  • Në datën 7 Dhjetor, i jam drejtuar zyrtarisht me shkresë Ambasadës Amerikane, seksionit ekonomik-politik si dhe kam kontaktuar me kërkesën time përfaqësues të lartë të ambasadës në zyrën time, me synim lehtësimin e verifikimit sa më të shpejtë të dokumentacionit të kësaj kompanie. Të njëjtën gjë kemi kërkuar edhe në rrugë diplomatike, përmes ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Uashington.
  • Nga konfirmimet e mbërritura nga institucionet e sipër përmendura rezulton se një pjesë e dokumentacionit të paraqitur nga kompania DH Albania në procedurat e tenderit është i falsifikuar.
  • Pas marrjes së këtij konfirmimi nga SHBA, ARRSH ka zgjidhur mjenjehere  kontratën në fjalë dhe do të fillojë procedurat për sekuestrimin e garancisë financiare në vlerën 10% të kontratës.
  • Materialet e ardhura nga SHBA do ti referohen Prokurorisë e cila tashmë ka hapur një hetim për falsifikimin e dokumenteve zyrtare nga kompania DH Albania.
  • Të njëjtën praktikë ka ndjekur edhe Operatori i Sistemit të Transmetimit.
  • Dua të siguroj qytetarët se deri më tani nuk rezulton të jetë shkaktuar asnjë dëm ekonomik për Buxhetin e Shtetit.
  • Dua të theksoj se falsifikimi i dokumenteve rezulton të jetë filluar jashtë territorit të Shqipërisë. Siguroj opinionin publik se hapat e ndjekura nga ARRSH për kryerjen e procedurës për tenderim kanë qenë në përputhje me legjislacionin në fuqi për prokurimin publik. Edhe oferta e paraqitur nga kompania në fjalë, në mënyrë elektronike, ka qenë në përputhje me kërkesat e dokumentave te tenderit që njeh legjislacioni.
  • Legjislacioni në fuqi nuk kërkon verifikimin e informacionit të ofertuesve, përveç rasteve specifike, kur ka dyshime të arsyeshme për të dhëna të rreme. Pra, ARRSH nuk e ka patur te detyrueshme ligjerisht dhe asnjë dyshim te arsyeshem që të kërkonte verifikim të këtij dokumentacioni.
  • Nisur nga problematikat e hasura në këto procedura me kompani të huaja apo përfaqësi të tyre, unë sot kam propozuar ndryshime në aktet ligjore dhe nënligjore te Ligjit mbi Prokurimin Publik.
  • Kam propozuar që të sanksionohet qartësisht në ligj, detyrimi që ofertuesit fitues ti verifikohet në çdo rast informacioni që vetdeklaron përpara lidhjes së kontratës. Propozimi i është drejtuar zyrtarisht Agjencisë së Prokurimit Publik, për të inicuar këto ndryshime ligjore. Kjo do të vlejë në të ardhmen për parandalimin e situatave të ngjashme dhe do ti bëjë autoritetet më të kujdesshme në verifikimin e informacioneve përpara lidhjes së kontratës.
  • Qëndrimi ynë ka qenë plotësisht në përputhje me ligjin dhe praktikat më të mira qeverisëse pasi që në momentin e parë që u vumë në dijeni të këtij rasti, ne kemi pezulluar kontratat dhe kërkuar verifikim të menjëhershëm për dokumentacionin e kompanisë DH Albania.
  • Ky është një ndryshim thelbësor nga sjelljet e qeverive të mëparshme, të cilat për raste të ngjashme kanë zgjedhur të mos mbrojnë interesat e shtetit. Mjafton tu kujtoj rastin e famshëm të privatizimit të Albpetrolit, ku kompania që e privatizoi paraqiti një garanci false prej 87 milion USD dhe qeveria e asaj kohe nuk bëri asgjë për të sekuestruar këtë shumë, duke shkaktuar dëme kolosale Buxhetit të Shtetit.
  • Nga ana tjetër, duhet kuptuar se çdo akt falsifikimi i kryer nga kompanitë që marrin pjesë në gara publike dëmton institucionet publike dhe imazhin e tyre.
  • Përgjegjësia direkte bie mbi ata të cilët kanë marrë përsipër të bëjnë këtë falsifikim. Unë inkurajoj me forcën më të madhe prokurorinë ta hetojë këtë çështje deri në fund, për të zbuluar kush janë autorët e vërtetë të këtij falsifikimi dhe ata që fshihen prapa tij.
  • Dua të garantoj se ARRSH dhe çdo institucion tjetër do të bashkëpunojë ngushtësisht me organet e drejtësisë për të vënë në dispozicion çdo informacion për zbardhjen e të vërtetës.
  • Patjetër, edhe unë si ministër dhe drejtuesit e institucioneve të prekura nga ky falsifikim do të reflektojmë duke nxjerrë dhe përgjegjësitë tona administrative përkatëse. Në momentin kur prokuroria e shtetit do të gjejë përfshirjen e qoftë edhe një zyrtari të vetëm që ka ndihmuar apo bashkëpunuar në këtë falsifikim, kushdoqoftë ai, nga më i ulëti e deri tek unë, do të përgjigjem.

 

l.h/ dita

December 11, 2018 10:54
Komento

22 Komente

  1. jo-genjeshtres December 11, 11:09

    Ja qe paska patur krisma!
    Po plumbat ku perfunduan? A do denohen autoret per fallsifikim vetem, apo edhe per mashtrim me permasa qeveritare?

    Reply to this comment
    • antonio December 11, 19:06

      Lexoni cfare thote ministri i kapur:
      “Legjislacioni në fuqi nuk kërkon verifikimin e informacionit të ofertuesve, përveç rasteve specifike, kur ka dyshime të arsyeshme për të dhëna të rreme. Pra, ARRSH nuk e ka patur te detyrueshme ligjerisht dhe asnjë dyshim te arsyeshem që të kërkonte verifikim të këtij dokumentacion”!
      Pikerisht kete boshllek te legjislacionit keni shfrytezuar ju dhe firma mashtruese qe i dhate 18 milionet asaj!
      Ti si minister,tani kur plasi mashtrimi e more vesh se legjislacioni paska kete boshllek,qe i krijon mundesi hajduteve te grabisin milionat kollaj?
      Keshtu ndodh kur vihen ministra njerez te pa afte,kur ju i mbani juristet jo te mbrojne ligjin dhe shtetin,por korrupsionin ministror!
      Cfare llogjike kriminale eshte kjo qe ligji nuk kerkon qe ju te verifikoni dokumenbtet e paraqitura,kur keto dokumente verifikohen edhe per pensionet e njerezve me pak leke e jo me dhjetra apo qindra milione euro?
      Prandaj ti siu minister duhet te shkarkohesh nga detyra dhge te jepoesh per ndjekje penale per shperdorim detyre!
      Kete duhet ta beje Rama,ne se ai eshte i pa perlyer ne ketre afere!

      Reply to this comment
  2. Lili December 11, 11:22

    Me dy tri klikime per kur u ba nga kush e si ,po t’i kishit bere,i kishit kursye vetit kete turp e shtetit shqiptar kete skandal per si funksionon shteti shqiptar.
    shko ketu ate skandal me pritjen e Gurus indian(me paret e taxpagueseve,kjo mbetet per t’u verifikuar) nga zoja juaj !
    Pra minimumi i minimumit eshte qe ju t’i dorezoni Kryeministrit doreheqjen tuaj.
    Perndryshe ai duhet te ju shkarkoje ! .

    Reply to this comment
  3. Vasilika December 11, 11:39

    Gjiknuri & Gradeci jeni që të dy GRUAQIRE. Të dy në burg do të shkoni.

    Reply to this comment
  4. Andrea December 11, 12:06

    More’, cfare idiotesh! Eshte fallsifikuar jashte thote, a thua se gjithe procedurat ligjore krijuar enkas per te shmangur mundesine qe parate e taksapaguesve qe administron shteti Shqiptar te mos vidhen nga palet e treta, jane krijuar vetem per te shmangur hajdutet e brendshem, ndersa qe te vidhemi nga hajdutet e jashtem eshte brenda ligjeve.

    Kush i beri ministra keta gomere?

    Reply to this comment
  5. Nje shqiptar December 11, 12:11

    Fallsifikimi eshte bere jashte territorit te Shqiperise|||| Nje justifikim i turpeshem per nje Minister. Po ky Minister a nuk paska marre asnje te dhene perpara tenderit per kete firme qe vjen nga jashte!!!. Punen e Ministrit e bejne gazetaret qe marrin informacionin e duhur, , prandaj duhen paguar keta te fundit dhe jo Ministri.

    Reply to this comment
  6. Toni December 11, 12:27

    Po stafin e ministrise perse e ke?! Paguhet ky staf sa frengu pulen me taksat e popullit me te varfer te Evropes. A u pushua ne cast drejtori perkates, biles drejtoret perkates sepse jane disa drejtori qe jane pergjegjese per kete? A ju dorezuan keta persona prokurorise? Nese jo, mos na caj prapanicen me brockullat qe thua, se ta vjedhesh njeriun eshte krim qe duhet te denohet sipas ligjeve ne fuqi, te qeshesh dhe tallesh me te pasi e ke vjedhur, eshte me shume se kaq dhe nuk ka ligj qe ta ndeshkoje.

    Reply to this comment
  7. Lili December 11, 12:29

    O edi Rama,
    Bere nje gje te mire per ty e per kete vend
    Shfryto kete rast edhe shkarko kete horr qe me veprimin e gruajes se tij to puth kembet e in f ianit turperon ate ministri…
    Shkarko ate debilen qe te sjelli ate larve ne qeveri shkarko ate Kumbaron qe fali aq zemersisht lahuten serbeve..bile qe te tjeret te jene te vemendjeshme ne pune
    Edi te mbahesh mend bile per kete shkarkimin en bloc te debilave qe te rethojne e qe nuk meritojne aspak postet.
    Vepro,merr initiativen bile,se perndryshe ke mbaruar.

    Reply to this comment
  8. Gjiknuri, fajtori kryesor December 11, 12:57

    Uzhezimet per fallsifikimet jashte shtetit jane bere ne rradhe te pare me dijenine e Damian Gjiknurit, i cili e ka mbushur ministrine qe drejton me halabake dhe hajdute tenderash
    Shihni nivelin e Qendros dhe Gradecit, injorante , plehra qe te shperfillin me perbuzje kur mundohesh ti takosh

    Reply to this comment
  9. Arben December 11, 13:07

    Je per burg more kriminel, po mire ja ben ketij populli

    qorr, injorant, pertac dhe kriminel.

    Reply to this comment
  10. OPGJ December 11, 13:30

    Ore hajdut muti.Kujt i thua ti more kodosh qe per te bere hetime para se ti jepet tenderi per 18 milion para te fukarenjve shqiptare kesaj kompanie mundet dhe duhej te beheshi verifikime (Sipas ligjes se tenderimit) vetem ne rastet kur kishte dyshime.Mor mashtrues mor kapobande NUK ESHTE DYSHIM FAKTI QE ISHTE REGJISTRUAR NE PARAJSE FISKALE.OSE DATA E THEMELIMIT KETI PAK DITE ME PARE.A nuk te mjagtojne keto megjithese ka.edhe dy prova te tjera.Ne.qoftese Edi Rama nuk te procedon ty dhe banden qe tentuat te vidhni 18 milionet vete direkt eshte iplikuar dhe si.Arta Markut i ka ardhur zogu vete per te fituar dadhurine dhe besimin.e.sjqiptare duke arrestuar.

    Reply to this comment
  11. valentina December 11, 13:30

    Cila drejtesi do te hetoje keta bandite more gjiknur bythqiri?, ajo drejtesi qe liroi nga burgu drejtoret e superkorruptuar te autostrades Tirane- Elbasan?ptuuu rrace e degjeneruar deri ne gen.

    Reply to this comment
  12. tit tironci December 11, 13:41

    te q grune,gocen.mamin.ty…e ca tkesh… burre kurve..

    Reply to this comment
  13. mirel December 11, 14:26

    Falsifikimi u be jashte thote Gjiknuri” por kontrata u shkrua brenda.
    Dokumentet nga Amerika nuk jane leshuar te fallcifikuara, jane pranuar te fallcifikuara nga Gjiknuri. Verifikimi dhe konfirmimi i dokumentacionit eshte detyre e shtetit dhe jo e botes jashte.
    Eshte si puna e doganes o Gjiknur. Miell thote ai, por te sjelle droge. Cfare do bezh ti, do e pranosh dhete thuash qe nuk eshte faji im qe e pruri serbi apo greku per miell, apo do e kontrollosh dhe pastaj ta lejosh te hyje
    E di cfare do te thote “shtet” pervec vjedhjes qe e dini shume mire, apo nuk ja keni idene fare?

    Reply to this comment
  14. Dori December 11, 15:34

    Nese Rama nuk e shkarkon akoma hajdutin nderkombetar Gjiknuri do te kuptohet se eshte vete ne krye te megavjedhjeve.

    Reply to this comment
  15. Martini December 11, 15:52

    Hajduti i hapur.dhe i pa.cipe.Nuk kishte vend per dyshim.Po kur ishtw vetem nje subjekt se tjetri ishte kot nuk eshte dyshim.Ky hajdut thote se te kem shkuar ne shtetin ku eshte regjistruar kjo firme mbaj pergjegjesi une.Cna di ne ky birbo ?Ne ditet e sotme kur elektronikisht behen veprimet sidomos ne parajsat fiskale ne bote.Jo mor jo ai nuk eshte kaq debil sa.deklarohet por me keto i thote EDI RAMES.PO TA MBAJTI VERE DOREBI MUA!!!!!

    Reply to this comment
  16. Pergjegjesit te hetohen... December 11, 15:55

    Nje raport ne Duns & Bradstreet te tregon mjaft mire se kur eshte krijuar kjo kompani dhe sa e besueshme eshte.
    Duns & Bradstreet eshte nje nga kompanite me te besueshme.

    Reply to this comment
  17. sofi December 11, 19:31

    gjiku-nuri vetem burg ligji eshte ligje

    Reply to this comment
  18. Zeqo Zylyftari December 11, 21:56

    O komentuesa….ai me Mbiemër GRADECI është NIPI I SULO GRADECIT babait Shportëror të Like floririt katundarit nga Çepani ooooooooo Albanezë…..
    Ata që ishin për 50 vjet janë akoma dhe këto 30 të tjera ooooooooooooo…..Rama Saliu Meta Basha janë veç ca m.fucker halabakë në shërbim të PARISË pasi i kanë 3 milione skllever që bëjnë ham ham kot oooooooo

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*