Skandali “Metalgate”, fundoset gjigandi japonez i çelikut

October 15, 2017 09:45

Skandali “Metalgate”, fundoset gjigandi japonez i çelikut

Kompania japoneze e përpunimit të çelikut “Kobe Steel” bëri me dije se  numri i kompanive që janë prekur nga skandali i falsifikimi të të dhënave në lidhje me cilësinë dhe qëndrueshmëri e aluminit, bakrit dhe 9 produkteve të shitur prej saj në 10 vitet e fundit janë nga 200 deri në 500.  Skandali ka çuar në një rënie prej 1.8 miliardë dollarësh në vlerën e tregut të “Kobe Steel” këtë javë.

Më shumë se 30 kompani jo-japoneze, përfshirë ato  automobilistike gjermane “Daimler”, konsorciumi“Airbus” dhe “Boeing”  në SHBA mësohet se kanë blerë pjesë këmbimi të prodhuara nga “Kobe Steel”. “Tani për tani ne nuk kemi gjetur prova që  furnizuesit tanë  të kenë përdorur lëndë të parë nga kompania “Kobe Steel” për prodhimin pjesëve të këmbimt që ne i përdorim në avion tanë”- theksoi zëdhënësi i “Airbus:.

“Boeing”, “General Motors” dhe “Toyota” po kryejnë hetime për të gjetur nëse kanë përdorur pjesë të prodhuara nga metalet e dyshuara për elasticitetin e tyre. Agjencia e lajmeve britanike thekson se prodhuesi më i madh i avionëve të pasagjerëve në botë nuk e sheh si një çështje të sigurisë për avionët, por “ky zbulim ka të ngjarë të rrisë shpenzimet që do të kompesohen nga kompania japoneze.

Kompanitë japoneze të prodhimit të automobilave  “Mazda” dhe “Honda” pranuan se kanë përdorur alumin nga kompania “Kobe Steel” në disa prej modeleve të tyre.

October 15, 2017 09:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*