Skandali në BSH, për sigurinë e dhomës ku u vodhën paratë u shpenzuan 6.7 milionë dollarë

August 2, 2014 09:59

Skandali në BSH, për sigurinë e dhomës ku u vodhën paratë u shpenzuan 6.7 milionë dollarë

Pavarësisht vjedhjes prej mbi 7 milionë USD në Bankën e Shqipërisë, shifrat që shpenzon ose ka shpenzuar ky institucion janë marramendëse. Guvernatori Ardian Fullani ka shpallur një tender prej 14.9 milion lekë, apo 150 mijë dollar, për perde e grila kundër diellit. Sipas GSH, ato do të blihen për kompleksin e ri të Bankës së Shqipërisë.

Ndërkohë, gazeta “Sot” shkruan se pikërisht për sistemin e sigurisë të dhomës ku ruheshin paratë janë shpenzuar 6.7 milionë USD. Fjala është për objektin X-88, pikërisht vendi ku Ardian Bitraj arriti të nxirrte për katër vjet 7.13 milionë USD.

Prokurimi është bërë në mënyrë të drejtpërdrejtë, për të favorizuar një klient pranë guvernatorit. Fillimisht për rikonstruksionin e objektit janë hedhur 425 500 000 lekë të rinj me prokurim të drejtpërdrejtë, ndërsa në buxhetin e vitit 2010 për të janë dhënë edhe 240 000 000 lekë të rinj.

Rikonstruksioni ka pesë vjet që ka nisur, por ndërhyrja u justifikua me domosdoshmërinë e rritjes së sigurisë, në dhomën nga ku pikërisht një prej punonjësve të bankës vodhi shumën më të madhe që është vjedhur ndonjëherë në bankat shqiptare.

August 2, 2014 09:59
Komento

2 Komente

  1. lili August 2, 10:25

    Edhe ju mendoni vert et se punimet u bane?
    Menyra per te vjedhe ‘me ligj’ eshte tenderi,kete krejt shqiptaria e ka kuptuar!
    Poshte’Sistemi’ qe na i paska faj in,mbasi qeveria po dorezohet para ‘Sistemi’!

    Reply to this comment
  2. bukurie August 2, 10:47

    Nuk paskan te mbaruar bemat e Fullanit,vjedhje,vjedhje e vetem vjedhje. Nuk ka ven tjeter per ate,vetem 325!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*