Skandali në CEZ, ish-drejtori Hysek kërkon pushimin e gjykimit penal

November 1, 2017 12:24

Skandali në CEZ, ish-drejtori Hysek kërkon pushimin e gjykimit penal

Avokati mbrojtës i ish-drejtuesve të CEZ, Josef Hejsek dhe Jan Ivan, kërkon në gjykatë pushimin e gjykimit penal ndaj tyre.

Hejsek dhe Ivan gjykohen në mungesë për dëm të konsiderueshëm në buxhetin e shtetit të shkaktuar nga kompania çeke pas privatizimit të OSSH-së në vitin 2009.

Avokati Arben Rakipi ka deklaruar gjatë seancës së sotme se “shteti shqiptar po del gënjeshtar, pasi sipas tij marrëveshja mes shtetit shqiptar dhe CEZ në pikën 12 të saj përjashton nga ndjekja penale personat dhe ish drejtuesit e CEZ”.

Nga ana tjetër, prokurorja Antoneta Sevdari ka sqaruar se është Prokuroria ajo që vendos për ndjekjen penale.

Të drejtën për ndjekje penale e ka Prokuroria dhe asnjë institucion tjetër”, tha ajo.

Për t’u shprehur për këtë kërkesë të avokatit mbrojtës Arben Rakipi, gjyqtari Sokol Toma ka vendosur datën 16 nëntor ku do të shprehet me vendim, nëse do të pushohet apo jo çështja ndaj tyre.

November 1, 2017 12:24
Komento

1 Koment

  1. sopiqoti November 1, 15:56

    MANOVRIME,manovrive,MAKINACIONE LIGJORE per te sh[petuar lekuren.Neperkembja e ligjit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*