Skandali në drejtësi/ “Fshihen” 300 dosje, nuk i dorëzohen Gjykatës së Lartë

August 22, 2017 16:39

Skandali në drejtësi/ “Fshihen” 300 dosje, nuk i dorëzohen Gjykatës së Lartë

Prag skandali në Gjykatën e Tiranës. Kryesekretarja e gjykatës dhe një sekretare janë shkarkuar nga puna dhe ndaj tyre po bëhet gati një kallëzim penal, pasi në shkelje të ligjit, kanë mbajtur në arkivin e gjykatës 300 dosje, ndaj të cilave ishte ushtruar rekurs dhe duhet të dorëzoheshin në gjykatën e Lartë.

Lajmi konfirmohet nga burime të besuara të ‘News 24’ dhe ‘BalkanWeb’, të cilat thanë se skandali doli në dritë disa javë më pare, kur sipas një kërkese të bërë prej saj, kryetarja e gjykatës është informuar nga administrata, se rreth 300 rekurse të i përkasin periudhës 2006-2015, nuk u ishin komunikuar palëve. Thuajse të gjithë vendimet kishin marrë formë të prerë apo ishin ekzekutuar duke u mohuar kështu të subjekteve fizike e juridikë të drejtën për akses në drejtësi. Pasi është vënë në dijeni të skandalit, kryegjykatësja Enkeledi Hajro, ka marrë masat duke shkarkuar dy nga punonjëset e administratës.

E kontaktuar nga ‘News 24’ dhe ‘BalkanWeb’, Hajro tha se do të depozitojë kallëzim penal në prokurori për çështjen në fjalë. Në urdhrin e shkarkimit të kryesekretares, sqarohet e gjitha situata, e cila mund të konsiderohet si një skandal i paprecedentë në drejtësi. “Rezulton se nga ana e kryesekretares nuk është vepruar asnjëherë lidhur me komunikimin e kësaj çështje zyrtarisht pranë titullarëve, që ka rekurse të prapambetura, të pavëna në veprim dhe se personat e ngarkuar nuk e kanë kryer detyrën apo kanë kundërshtuar urdhrat e kryesekretares për t’i dhënë drejtim punës.

Kryesekretarja nuk mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë, pasi nuk ka kryer si duhet detyrën e saj në mirëorganizimin e punës dhe funksionimin e kryesekretarisë nën drejtimin e saj, duke lejuar shkeljen e dispozitave ligjore urdhëruese, duke mohuar të drejtën e shumë subjekteve fizike e juridike për të patur akses në drejtësi, duke qenë në dijeni të plotë të problematikës nuk ka ndërmarrë minimalisht asnjë hap për të zgjidhur situatën e krijuar”, thuhet në urdhrin e shkarkimit të punonjëses së administratës.

Në shkresën e Hajros, thuhet se për shkak të moskryerjes së detyrës nga punonjësit e ngarkuar me ligj, ka sjellë dëmtim të interesave shtetërore si dhe janë shkelur të drejtave e individëve, palë në proces.

Gjithashtu kryegjykatësja evidenton faktin se është krijuar një situatë e rëndë procedurale sa i takon menaxhimit dhe administrimit gjyqësore të gjykatës më te madhe në vend, që përballon një fluks të madh çështjesh prej 30 mijë në vit. Po çfarë ka ndodhur më dosjet gjyqësore? Disa prej tyre i kanë kaluar gjykatës së lartë, të cilës i duhet të vendosë për këtë situatë të paprecedentë. Po ndërsa individëve dhe subjekteve u është mohuar e drejta, të paktën prokuroria duhet të hetojë për të zbardhur shkaqet dhe çuar përpara drejtësisë personat përgjegjës për këtë skandal.

August 22, 2017 16:39
Komento

18 Komente

  1. lili August 22, 17:15

    ne cdo vend te botes ,jo vetem sekretarja ,po edhe ministri e kryeministri do ishin detyruar me dhane doreheqje pas nje skandal te tille me alphan e omegan e cdo shteti normal…Drejtesia, kurse tek ne ndodh kjo edhe jo vetem nuk verrejtjet po as nuk réagon kush me muaj..

    Reply to this comment
    • Arturi August 22, 21:32

      O Lili “kopetentja”! Ministri i Drejtesise nuk eshte epror i Gjykatave. Gjykatat kane pase mbi krye Keshillin e Larte te Drejtesise, qe kryesohej nga Presidenti.
      Lexo pak perpara, mundohu te kuptosh dhe pastaj shkruaj!

      Reply to this comment
      • lili August 23, 08:53

        po po, ashtu eshte Drejtesia nuk eshte kompetent per gjykatate… Ndoshta ketu fillojne problemet e drejtesise shqiptare se nuk dihet kush eshte kompetent per ta….Jo qeveria sipas jush pra!

        Reply to this comment
  2. lili August 22, 17:16

    cilat dosje, gazetari nuk na e thot, edhe ndoshta ketu eshte problemi! Cilat dosje nuk u transmetuan qe te kuptojme pse…

    Reply to this comment
  3. dori August 22, 17:19

    Hahaha na bot me qesh….pse sot e mori vesh kjo??? Hahahaha…denohesh edhe per mosveprim moj kryegjyqtare.

    Reply to this comment
  4. perkthyesi August 22, 17:20

    Ndoshta kjo mund te jete maja e ajsbergut! Germoni, se jam i sigurte qe do te gjeni xhevahiret me te medha te paloqeverisjeve te sistemit dhemokratik! Dhe populli mban syte dhe ka ende shpree te keta parazite dhe minj te felliqur! Pse, keshtu do behet vendi? Mallkuar ata qe i vune ne ate post, pa i u kontrolluar te pakten nje here punen (aferen) e tyre te piste! Pa asnje medyshje, u jap te drejte shqiptareve qe braktisin vendin, dhe nuk kerkojne te kthehen me! E keqja qendron vetem ne kete vend ku kemi varur shpresat, por qe po na pine gjakun shushunjat!

    Reply to this comment
  5. Adih August 22, 17:52

    Prisni ,prisni , skeni pare as edhe nje gje deri tani .Me vone do habiteni me shume. Edhe kjo krye sekretarja do perfundoje si Fullani .I drejtohem kryegjygjtares E Hajros duke ja kujtuar se drejtesia eshte e pamvarur nga politika ,por e mvarur koke e kembe nga ligji . .Ka plas muti ciper themeleve te shtepise , as edhe njeri si ben derman.

    Reply to this comment
  6. perkthyesi August 22, 17:55

    Ndoshta kjo mund te jete maja e ajsbergut! Germoni, se jam i sigurte qe do te gjeni xhevahiret me te medha te paloqeverisjeve te sistemit dhemokratik! Dhe populli mban syte dhe ka ende shprese te keta parazite dhe minj te felliqur! Pse, keshtu do behet vendi? Mallkuar ata qe i vune ne ate post, pa i u kontrolluar te pakten nje here punen (aferen) e tyre te piste! Pa asnje medyshje, u jap te drejte shqiptareve qe braktisin vendin, dhe nuk kerkojne te kthehen me! E keqja qendron vetem ne kete vend ku kemi varur shpresat, por qe po na pine gjakun shushunjat!

    Reply to this comment
  7. C'a bohet kshtu August 22, 18:42

    Burgu eshte pak, plumbin ballit, te kthehet koha e internimeve per perfituesit e familjareve te tyre qe kane shkerdhyer per qejve e blerje vilash parate e grabitura qytetareve te mashtruar.
    Banditeve te Padrejtesise tu tregohet nje here e mire vendi, gjysmen e lekut ne lule te ballit.

    Reply to this comment
  8. Arber Iliri August 22, 18:44

    Kjo duket si e pabesueshme.Po te shohesh se ka filluar ne kohen e Saliut te hidhen ne fyt skifteret e PD duke thene se Drejtesia eshte e pavarur, se kur del cupe e ka drejtesia e pavarur per nderhyrje eshte tjeter gje.hahaha futini ne burg keto zonjat e punes se e meritojne 100%.Me u ngref para qytetareve jane te gjyqit me bo punen jane te maliqit.Burgu eshte e vetmja rruge per te mesuar.

    Reply to this comment
  9. Arben August 22, 20:45

    LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI

    Reply to this comment
  10. alphade August 22, 22:50

    E gjithe drejtesia duhet zhdukur,nulizuar te gjitha dipllo-
    mat e dhene nga Sali Vicidoli, kryekrimineli i Shqiperise !
    Pervec kesaj dy masa te tjera drastike,asgjekundi pune
    per keta/o hajna,grabites e plackites dhe se dyti, konfis-
    kimi i gjithe pasurise,te vene mbi bazen e hajduterise se
    paskrupullt. Shqiperia e sunduar nga mafia e Sali Vicido-
    lit eshte mbushur plot e perplot me skandale dhe s’ka zot
    qe ta vere ate ne rrugen e drejtesise ,pervec BE-s dhe
    mbeshtetjes direkte te SHBA-s . Sot paska zbritur ne Ri-
    nas avioni i dyte me turiste amerikane ! Jo zoterinj,per-
    tej Atllantikut ,Ju duhet te dergoni nja 10 avione me ma-
    rinas amerikane per te marre te gjithe hajnat,kriminelet,
    mafiozet , sebashku me kryekriminelet : Sali Ilir, Lulash ,
    etj. per t’i bashkuar me ” El Chapo Guzmanin “, duke e
    cliruar perfundimisht shqiperine nga kjo bande horrash qe
    kane kapur per fyti pushtetin tash 25 vjet dhe nuk po e
    leshojne asesi ! Ne e doni Shqiperine e popullin shqiptar
    ne te vertete sillni avionet me marinas amerikane sepse
    vetem keshtu mund te rregullohet Shqiperia,ndryshe kjo
    bande mafioze e Vicidolit dhe Cepanit zor se e dorezon
    pushtetin . Zoterinj , edhe nje here ,ne Shqiperi nuk ek-
    ziston demokracia por nje vend “rrumpalle” ku vendos
    deri tash ,jo Kryeministri i zgjedhur me 74 deputete por
    grupi i nendheshem mafioz,fijet e te cilit i lozin bandat e
    Sali Berishes,Ilir Metes e Co. Shikoni ,zoterinj ,se si po
    digjet Shqiperia nga Veriu ne Juge ??? Eshte dora e zeze
    e binomit te lartpermendur qe per te nulizuar reformen ne
    Drejtesi dhe sidomos ligjin e Vettingut nuk po lene gure pa levizur duke mobilizuar te gjitha falangat antishqiptare
    per ta shkaterruar Shqiperine ,cdo gje qe eshte ndertuar
    keto 27 vjet. Prandaj me sa fuqi zeri qe kane shqiptaret u
    kerkojne miqve pertej Atllantikut sa me pare na bini avio-
    jo me turiste por per cliruar perfundimisht Shqiperine dhe
    shqiptaret nga merimanga kanceroze e bandes mafioze.

    Reply to this comment
  11. alphade August 23, 00:20

    Komenti im.

    Reply to this comment
  12. owl August 23, 01:38

    Qeveria duhet te nxirte jasht perditimit diplomat e juristeve 6 mujorsh te plepave te Saliut ne menyre immediate sapo mori pushtetin.

    Reply to this comment
  13. Tedi August 23, 04:59

    Te gjitha gjygjet e bera nga viti 2010 e deri me 2017 qe kan pasur per baze dokumenta te falsifikuara Kane ndjekur rrugen e fshehjes se dosjeve nga gjykata e larte .
    Zoterinj Kjo nuk eshte bere gratis , Kjo eshte bere duke paguajne shuma te medha jo ne para por ne Euro .
    Per kete Kane qene ne dijeni si Prokuroria dhe KLD por Kane heshtur para parave qe Kane marre nga kriminelet qe paguajne me parate e krimit gjykates dhe prokuror .Keshtu krimi thellohet me tej duke bere qe secili te beje punen e tij ne fshehjen e ketij aktiviteti super kriminal dhe te pa precedente.
    Kush ngrinte zerin akuzohej se ka fiksime nga kete kriminele duke i mbyllur gojen.

    Reply to this comment
  14. Mondi August 23, 06:14

    Jo deri me 2015 ka ndodhur kjo ngjarje por dhe me 2016.
    Mua personalisht me eshte mbyllur ceshtja me kete menyre . Te gjitha ceshtjet e mbyllura ne kete menyre , jane ceshtje qe Kane si baze dokumenta te falsifikuara dhe gjykata e larte i jepte llustren e fundit duke fshehur krimin ( pra duke perligjur vjedhjen ) .

    Reply to this comment
  15. devi August 23, 20:32

    More po mire se te gjitha i morem vesh, po kush eshte k/sekretarja nuk po e thoni, apo nuk ka mbushur akoma moshen dhe eshte adoleshente?

    Reply to this comment
  16. tomsojeri August 24, 08:45

    Zoterij komentus ! Duket qart e paster revola qe ka shkaktuar te shum si ju dora e hekurt ,e pameshirshme e ksaj klase vrasese qe nuk ka kufi hapsira e veprimit te tyre ! Pas politikaneve te degjeneruar kta jan vija e par e sulmit antishqiptaresh me fuqin e ligjit qe e perdorin si te duan ! Kta jan bunkeret ,kta jan varrmihsit,kta jan brejtesit e kriminelet me te medhej se vet armiku ! Jan shum e kudo ne cdo qytet ku veprojn ,qoft i vogel a i madh ,kan nje ftyr ,kan te njejten strategji e din te mbrojn cka kan vjedhur por dhe njeri tjetrin ! Dhuna e tyre ndaj viktimes esht e gjat ne koh deri ne shkaterim psikologjik dhe shum e sofistikuar ! Do qilizem kjo pun e askush te mos hezitoj te shkruaj ! Jan kta qe behen pal me mashtrusa,hajduter e kriminel dhe kan siguruar pasuri te padrejta e te pajustifikuara ! Po e perseris nuk behet fjal vetem per qendren por edhe ne qytete te vogla ku mbreteron korupsioni dhe allishverishi ne kuriz viktimash ku prokuror,gjykates hajduter ,mashtrusa e deri kriminel jan krushqit qe vendosin “Drejtesi”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*