Skandali në Gjykatën e Shkodrës, ja gjyqtarët e përfshirë

Emisioni "FIKS FARE" December 16, 2014 22:17

Skandali në Gjykatën e Shkodrës, ja gjyqtarët e përfshirë

Dy janë gjyqtarët e akuzuar nga qytetari nga Velipoja se janë paguar prej avokatit të tij për ta liruar nga burgu. Andri Ymeri dhe Ken Dhima janë akuzuar nga qytetari P.N se kanë marrë nga 2 mijë euro nga avokati i tij Ndrek Ruka për ta liruar nga burgu gjatë procesit gjyqësor që është zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Shkodrës. Vetë qytetari P.N ka shkuar tre herë në zyrën e gjyqtarit Andri Ymeri në Gjykatën e Shkallës së Parë të Shkodrës. Në zyrën e gjyqtari, qytetari i tregon për bisedën që i ka bërë avokati Ruka, për shumën prej 2 mijë eurosh që i ka marrë në emër të gjyqtarit. Gjyqtari menjëherë sapo i dënuari hyn në zyrën e tij, ai e pyet, nëse ka mbaruar punë apo jo me avokatin Ndrek Ruka? Ndërsa i dënuari shprehet se “dy ditë pasi erdha këtu, avokati më dha 2000 euro-shin që më the ti”. Më pas i dënuari me gjyqtarin vijojnë bisedën mbi deklaratën që P. N i ka lëshuar avokatit Ndrek Ruka, pas kthimit të 2000 eurove. Ndërsa më pas i dënuari vijon të tregojë me imtësi kthimin e 2000 erove nga ana e avokatit dhe flet për një bisedë të bërë mes tij, gjyqtarit Ymeri dhe avokatit Ruka në Velipojë, ku sipas tij, i është premtuar kthimi i parave.

Gjatë bisedës, gjyqtari Ymeri ka ndërhyrë,duke treguar se e kishte takuar avokatin dhe sipas, tij avokati Ruka i kishte thënë gjyqtarit se P. N i kishte borxh atij 3 mijë euro. Të gjitha këto biseda janë zhvilluar gjatë tre takimeve të qytetarit P.N, bashkëshortes së tij dhe gjyqtarit Ymeri, në zyrën e tij në Gjykatën e Shkallës së Parë të Shkodrës. Pas takimit me gjyqtarin Andri Ymeri, i dënuari P. N ka udhëtuar në Vlorë, ku edhe është transferuar gjyqtarin Ken Dhima, i cili sot punon si gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të këtij qyteti Në bisedë me gjyqtarin Dhima, qytetari P.N i kërkon shumën prej 2 mijë eurosh që avokati i ka marrë për këtë gjyqtar për lirimin e tij. Por gjyqtari Dhima, sapo ka dëgjuar këtë akuzë, bashkë me qytetarin i është drejtuar Prokurorisë së Vlorës, duke bërë edhe kallëzim për avokatin Ndrek Ruka.

 

Avokati Ruka: Lekët i kam marrë për mbrojtjen. Menjëherë pas transmetimit të bisedave të dy bashkëshortëve nga Velipoja me avokatin e tyre për kthimin e shumës prej 5 mijë euro që ai kishte marrë për lirimin e klientit të tij, menjëherë ka reaguar avokati Ndrek Ruka.

Në intervistën që ai dha për Fiks Fare, tregon se ka marrë 3 milionë lekë prej tyre për ta mbrojtur klientin e tij në tre shkallët e gjyqësorit. “ Unë u kam kërkuar atyre vetëm hak pune 3 milion lekë ( të vjetra), pasi me i mbrojt në tre shkallët e gjykimit. 1

milion lek në Shkallë të Parë, një në Shkallë të Dytë e një në Shkallë të Tretë dhe absolutisht asnjë gjë tjetër. E shoqja në debat e sipër më ka kërkuar mu, se ajo vinte bënte negociatat, më ka kërkuar që t’i them vëllait të saj, që thuaj se do t’i marr lekët tek vllai dhe thuaj që të kam dhënë 5000 euro dhe unë jo se i’a kam pranuar direkt , por ka qenë pak si e kam lënë si invazive këtë problem me mundur mos me i fut në konflikt me bashkëshortin”, tha avokati Ruka

Më pas ai ka shpjeguar edhe akuzat e ngritura prej bashkëshortëve për ndarjen e lekëve për gjyqtarët.

“Ka deklaruar se kam kërkuar lekë për shortin? Është gënjeshtër, pasi ai ka pas për short 3 gjyqtarë dhe 2 avokatë të

tjerë para meje , pra unë e kam gjet shortin e hedhur kur e kam marrë, pra nuk e di fare kush ka qenë në short.

Është gënjeshtër që kanë kërkuar, ose i kam kërkuar lekë për gjyqtarët. Gjyqtarët janë absolutisht njerëz të nderuar. Unë kam një deklaratë që e ka bërë P.N bashkë me të shoqen dhe një ndërmjetës tjetër dashamirës i të dyja palëve, parat që i kam kthyer të gjithë shumën e parave që më kanë dhënë dhe jemi tërhequr nga denoncimi dhe nuk kemi punë më me avokatin Ndrek Rukaj”.

Më pas ka kundërshtuar akuzat e ngritura nga dy bashkëshortët nga Velipoja, duke i akuzuar ata se i kanë bërë shantazh, por sipas tij, vendosi t’i kthente paratë që u kishte marrë për mbrojtjen në gjykatë, pasi nuk donte të bëhej pjesë e konflikteve të tjera më pas takimi i parë me gjyqtarin në A. Ymeri në Gjykatë.

Gjyqtari – A i ke kryer punët?

Qytetari – Me Ndrekën?

Gjyqtari – Hë

Qytetari – Dy ditë pasi erdha këtu.

Gjyqtari – Hë

Qyetari – Më dha 2 000 euroshin që më the ti, që me pate thënë.

Gjyqtari – Po tash ça, për ça ke ardhur?

Qytetaari – Si ka mundësi, i bëra një deklaratë për të më mbyll çështjen edhe më erdhën letrat sikur kam mbyll

çështjen. Unë robt e kam bërë deklaratën se më ka dhën demek tërë lekët. Në fakt vetëm 2 000 eroshi i jot është

dhënë.

Gjyqtari – Ku e di unë, bëj çfarë të duash me të. Çfarë ishte kjo deklaratë që ke lëshuar?

Qytetari – Demek se me ka likuiduar tërë lekët. Unë desha të bëj vetëm 2 000 euroshin që me the ti.

Gjyqtari – Po.

Qytetari – Se Ndreka ka marrë 2000 ero për ty.

Gjyqtari – Po.

Qytetari -Edhe 2000 ero për atë në Vlorë, si e ka ai Dhima, si e ka ai Ken. Tani ka thënë, a ma bën komplet se të kam likuiduar komplet.

Gjyqtari – E bane?

Qytetari – 1700 ero, 1600 mi ka dhënë që atë ditë.

Qytetari – Po, a na ka pa atë ditë bashkë.

Gjyqtari – Po, ja s’u kam parë bashkë. Se di vetëm e di se e ke takuar. Ça tha Ndreka ty?

Qytetari – Jo, po të jap 2 000 euroshin e atij veç ta mbyllim.

Gjyqtari – Të paktën a ti kthej?

Qytetari – Ë?

Gjyqtari – A ti kthej paret?

Qytetari – 2000 euroshin mi ka kthyer. Atë që më premtove ti në Velipojë dhe këtu. Që o ti kthe deri të premten. Për atë që foli ti atë radhë i ka kryer për dy ditë. Atë ditë që kam ardhur me gruan e të takova këtu se the demek, deri të premten o do ti jap prej xhepit, ose ja marr atij, mi ka dhënë tek shtëpia.

Gjyqtari – Mua më tha përkundrazi ai, më detyrohet mua.

Qytetari – 1000 euro i kam pasur.

Gjyqtari – Jo mua më tha 3 000 euro.

Qytetari – Shkurt ma 1600 euro mi ka dhënë atë ditë, që atë ditë që të ka ardhur e takuar ty, shkurt 5 000 mijë (lekë

të vjetra ) mi ka dhënë të nesërmen. Me një fjalë 2000 euroshin e ka pru. Për aq sa fole ti dhe qa kemi bërë muhabet

mi ka likujduar. Qat 2000 euroshin.

Gjyqtari – Unë përsipër detyrime të tjera nuk mundet t’i marr kujt.

Takimi i dytë me gjyqtari Andri Ymeri

Gjyqtari – Si është puna e 300 euroshit që të paska vëllai im?

Bashkëshortja e të dënuarit – I kanë marrë robt në telefon dhe kanë ardhur me lekë dhe ja kemi dhënë e ka thënë del të premten, del të hënën.

Gjyqtari – Dhe të ka dhën 1700 ( euro) dhe s’të ka dhënë 2000 ( euro)? Le more se nëqoftëse është e jotja do ti japë se sbën. As mos e dikuto atë punë. Me Gertin është kollaj se Gertin unë e kam vëlla. Secili duhet ti dal zot punëve të veta.

Takimi i tretë

Gjyqtari – Më thuaj?

I dënuari – A të vij edhe gruaja?

Gjyqtari – Jo ‘skam punë me gruan dhe nuk të takoi ma. Unë nuk kam lidhje me këtë histori, zgjidhe vetë. Kaq

mundet të them nuk mundet të them gjë më tepër. Kaq, a ta jap dorën unë? Nëqoftëse ti ka marrë në emrin tim po,

tek unë vjen kot.

Takimi me gjyqtarin Ken Dhima në Gjykatën Administrative të Vlorës

Gjyqtari – Më thuaj si të ndihmoj?

Qytetari – Tani e bëra burgun, bëra edhe 2 muaj e ca.

Gjyqtari – Po patjetër.

Qytetari – Tani kam konflikt me Ndrek Rukën, avokatin. Prej 8000 euro, më kërkoi 5000 ( euro), më kërkoi 2000 (euro) për ty me mi dhanë për ty.

Gjyqtari – Më fal një sekond. Të lutem të heq pak togën se këto biseda me tog. Unë nuk dua ta turpëroi këtë tog që kam edhe flasim. Tani më thuaj?

Qytetari – Dhe plasin konfliktet me Ndrekën me më kthye lekët. Jo më tha kam kryer punë, kam bërë punën time.

Gjyqtari – Nejse, Ndrekën, tani më thuaj të ka kërkuar lekë?

Qytetari – Ndreka 5000 euro, ja ka marrë kësaj ( bashkëshortes) këtu. Me më kryer punë. Bashkëshortja– Mua më lypi 8000 (euro). Ju ankova, më lypi 2000 ( ero) për ty dhe 2000 ( euro) për Andrin. Edhe 1000 për short. Mi kërkoi, nuk del P.N( nga burgu) se mi kanë kërkuar ata. Unë me 100 halle ja dhashë se mi kërkonte për ju. Andrit edhe Andrit kena shkuar dhe i kemi thënë, Andri lekët e veta e ka ba me na i kthyer.

Gjyqtari – Përse keni ardhur tek Ken Dhima? Mundet ta di të lutem, për ç’farë keni ardhur?

Bashkëshortja– Vetëm me të lajmëruar se ne do bëjmë një denoncim.

Qytetari – Te gjykata se e kemi bërë në polici.

Bashkëshortja– Ne bëjmë për Ndrekën, por fjalët që më ka thënë Ndreka mua, do ti flas se përse mi ka kërkuar. Kurse Andri më tha lekët e mia, e bëj me ti kthyer Ndreka, ose ti jap prej xhepit. Ndreka na ka marrë lekët për ju.

Gjyqtari – Të flas edhe unë dy minuta. Ne tani bashkë do shkojmë tek prokurori këtu, prokurori i taks forcës, do bëjmë kallëzim penal dhe të gjitha këto që mi the mua, do ja thuash atij zotërisë. E para, e dyta po ke tentuar të blesh

drejtësinë, ke blerë padrejtësinë. E treta, ti personalisht apo ndonjë i afërm i yti, Ken Dhimës i ke dhënë para?

Qytetari – Për ty?

Gjyqtari – Po.

Qytetari – Jo, Ndrekës po.

Gjyqtari – Atëherë, mua thotë Ndreka se kam marrë para. Atëherë të shkojmë t’ia themi prokurorit, do shkojmë të

bëjmë kallëzim penal.

Emisioni "FIKS FARE" December 16, 2014 22:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*