Arrestohet gjyqtari i parë për korrupsion

December 12, 2013 17:34

Arrestohet gjyqtari i parë për korrupsion

I vihen prangat teksa hynte në shkallët e pallatit ku jetonte në lagjen “Don Bosko” të kryeqytetit, ish-kryetarit të Gjykatës së Rrethit Pukë, i akuzuar për “korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. Operacioni është koduar “Shpërblimi” dhe vijon 6 arrestimet e para të kryera javën e kaluar të prokurorit, kancelares së gjykatës, sekretares, e tre të dyshuarve si avokatë dhe sekserë. Shtjefën Lleshi nuk ka bërë rezistencë, ndërsa është përcjellë nga agjentët e Seksionit për Korrupsionin në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë. Burime zyrtare konfirmuan mbrëmë arrestimin e gjyqtarit 58-vjeçar, menjëherë pasi Gjykata e Tiranës aprovoi kërkesën për arrestim dhe masën e sigurimit personal “arrest në burg”, të kërkuar nga Prokuroria. Kurse KLD i kishte hapur rrugën hetimit dhe arrestimit me një mbledhje të dytë urgjente, duke votuar unanimisht. Lleshi akuzohet për skandalin e korrupsionit në gjykata, publikuar nga emisioni “Fiks-Fare”.

 

Operacioni

Policia e kryeqytetit bëri me dije se arrestimi i gjyqtarit Shtjefën Lleshi është kryer në funksion të hetimit në kuadër të procedimit penal nr. 6390, datë 15 nëntor 2013, në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore, në Prokurorinë e Tiranës, e në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Rrethit, e cila kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për ndërprerjen e aktivitetit kriminal të kryer prej tij në fushën e korrupsionit në sistemin e drejtësisë. “Lleshi dyshohet se në bashkëpunim me të dyshuarit e ndaluar dhe në masë arresti, Pëllumb Prençi, Liljana Shkjau, Meliha Kukaj, Fran Dashi, Friz Xhurxhi dhe Dëfrim Prençi, kanë ndërhyrë në procedurat ligjore për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj të arrestuarve nga “arrest me burg”, në “detyrim paraqitje”, me qëllim për të përfituar shpërblim financiar”, thanë burime zyrtare. Lleshi është akomoduar në dhomat VIP të të paraburgosurve në drejtori, ku mësohet se ka edhe mbipopullim. Ai do qëndrojë aty deri në caktimin e masës së sigurisë dhe më tej sipas rregullave duhet përcjellë në Paraburgimin 313 në kryeqytet.

 

Skandali

Emisioni investigativ Fiks-Fare publikoi një çështje juridike ku qytetari Pal Ndoka nga Fushë-Arrëzi denonconte se si njerëzit e drejtësisë i merrnin para për të ndryshuar masat e sigurisë të familjarëve të tij të arrestuar gjatë një proteste në muajin prill të këtij viti, kundër firmës “Ber-Alb”. Në transmetime u shfaqën pamje se si prokurori i rrethit, Pëllumb Prençi nëpërmjet oficerit gjyqësor negocionte për paratë dhe më tej paguhej në Gjykatë kjo shumë që ndahej. Aty paratë merreshin nga kancelarja Meliha Kukaj dhe sekretarja Liljana Shkjau, që ndanin më dysh në zarfe 5 milionë lekë, teksa në lojë hynte edhe një jurist i burgut Shënkoll. Por çështja e dytë përfundonte deri në Gjykatën e Lartë, ku dy sekserë dhe një avokat negocionin për 8 milionë lekë të tjera për lirimin e një pjesëtari të dytë të familjes Ndoka. Në video të dyshuarit përmendnin edhe emrin e kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, ku ky i fundit publikisht u distancua. Edhe gjyqtari Lleshi, që u shkarkua si kryetar nga KLD, deklaroi se është i hapur për hetime.

 

 

Të arrestuarit:

Shtjefën Lleshi, gjyqtar

Pëllumb Prençi, prokuror

Meliha Kuka, kancelare

Liljana Shkjau, sekretare

Fran Dashi, avokat

Fariz Xhurxhi, avokat

Dëfrim Prençi, sekser

 

 

December 12, 2013 17:34
Komento

4 Komente

  1. ben December 12, 19:50

    Ata te drejtesise jane gati te gjithe te korruptuar. Ke do futesh ne burg gjysmen e Shqiperise ?

    Reply to this comment
  2. alma December 12, 23:13

    Sa ka si puna e ketij do ishte mire sikur te vazhdonin dhe ti pastrojne te tera gjykatata ne te gjithe shqiperine dhe jo te behen ca te nenes dhe ca te njerkes

    Reply to this comment
  3. ApoJo December 13, 07:31

    Mire Shtjefni u arrestu po ZAGARNJORI?, po Krietari i KLD nuk mbaka pergjegjsi?, po?, po?, po?, ou u bekan shume. lejoni me mire VETGJYQESINE si LEK DUKAGJINI. Di nje rast un per personin qe vrau nje çun me krahe ne Qytet STUDENTI ka lene mbrapa persona me dosje te hapur vetem se s’kane lek (EURO) me pagu. “drejtesia” albaneze e mban akoma me arrest shpie dhe gjykatesit nuk quheshin SHTJEFNA, NDUE apo emra te padegjuar ndonjeher por emra te lakuar e sterlakuar te ekranit TV qe po te hapen ato dosje Ministrise se Zhdrejtesise do ti vinte vetem era MUT!

    Reply to this comment
  4. Hasani December 13, 08:33

    Ata te Pukes jane peshq te vegjel, qe rane ne rrjetë nga Top Channel. Peshqit e mëdhenj jane ne KLD, duke filluar nga kryetari i zv/kryetari, pastaj me radhe shefat e gjykatave ne Tirane e ne qytetet kryesore te vendit. Po nuk u shkaterruan keta, nuk do te kete drejtesi. Parlamenti e ka ne dore, nese ka vullnet te shpetoje Shqiperine, ashtu siç e kerkon Evropa.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim