Dëshmia shokuese: Djali i drejtoreshës më përdhunoi, ajo më rrahu me thupër kur i tregova

May 19, 2016 11:55

Dëshmia shokuese: Djali i drejtoreshës më përdhunoi, ajo më rrahu me thupër kur i tregova

Një ndër tre të miturat e abuzuara seksualisht në Qendrën Rezidenciale të Fëmijëve në Shkodër ka dhënë dëshmi tronditëse para prokurorëve.

Më pak se 12 vjeç, ajo thotë se është abuzuar seksualisht  nga djali 15-vjeçar i Albana Llazanit, ish-drejtoresha e qendrës rezidenciale të fëmijëve në qytetin verior.  Abuzimi ka ndodhur gjatë në ekskursioni në Razëm.

Këtë fakt ia ka treguar drejtoreshës së institucionit.

Ajo ka marrë një thupër dhe e ka rrahur, duke e detyruar të mos fliste për këtë ngjarje – sipas vajzës.

Albana Llazani, ish-drejtoresha tashmë e arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Shkodrës, është vënë në dijeni se kush ishte djali që kishte abuzuar seksualisht me të miturën, por ka kërkuar me insistim që të mbyllë këtë çështje pa zhurmë.

E mitura i ka dëshmuar para prokurorëve, në shoqërinë edhe të psikologut, detajet e dhunës.  Ekspertiza mjeko-ligjore ka provuar se e mitura është e defloruar (zhvirgjëruar) pa arritur ende moshën e pjekurisë seksuale.

Skandali është zbuluar gjatë hetimeve të nisura për keqtrajtime ndaj të miturve në qendrën e fëmijëve në Shkodër.  Fillimisht, institucioni i Avokatit të Popullit ka sinjalizuar Prokurorinë e Shkodrës se në Qendrën Rezidenciale të Fëmijëve në qytet ka të dhëna se fëmijët keqtrajtohen.

Prokuroria nisi hetimet, në bazë të të cilave u përftuan të dhëna tronditëse për abuzime jo vetëm fizike, por edhe seksuale.

Të miturit, gjithnjë nën shoqërinë e psikologut, kanë dëshmuar se kujdestaret e Qendrës iknin me orë të gjata nga institucioni, duke i lënë fëmijët vetëm.

Gjatë kësaj periudhe pa kujdestarë, fëmijët meshkuj të moshës më të madhe i detyronin më të vegjlit të shihnin filma “me pullë të kuqe” në platformën dixhitale televizive që kishin në Qendër.

Të miturit detyroheshin që të kryenin të njëjta veprime me ato që kryenin personazhet në filmat për të rritur.

Hetimi ka evidentuar si persona përgjegjës për neglizhencën në detyrë me pasojë abuzimin seksual ndaj të paktën 3 të miturave, disa punonjëse të Qendrës Rezidenciale për Fëmijë, të cilat janë ndaluar si të dyshuara për veprën penale të ‘Keqtrajtimit të fëmijëve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

May 19, 2016 11:55
Komento

5 Komente

  1. behari May 19, 10:35

    zoti i marroft po posht kemi ra me kto lavire

    Reply to this comment
  2. Artur May 19, 12:56

    Tani ajo qelbesira ish-drejtoreshe bashke me mostren qe e quan djale te denohen 20 vjet se e meritojne. Ashtu sikurse duhet te denohen te gjitha edukatoret e ketij institucioni te cilat nuk kane bere asgje per mbrojtuj keta femije.

    Jetimet e shkrete pervec fatkeqesise qe kane ne jeten e tyre per braktisjen (per arsyet nga me te ndryshme ) nga prinderit e tyre detyrohen te jetojne ne keto kushte.

    Reply to this comment
  3. Shkrimi i vjeter May 19, 17:10

    Te thuash e tmerrshme, e llahtarshme, e kobshme eshte pak, shume pak! Me eshte copetuar zemra nga kjo qe po lexoj! Si ka mundesi qe punojne keto monstra ne nje vend si ky ku vetem dashuri duhet te kesh ne zemer.

    Reply to this comment
  4. Uauuu May 19, 17:38

    Po sikur të kishin abuzuar djalin e drejtoreshës çfarë do të bënte ajo?

    Reply to this comment
  5. Nati May 19, 19:36

    Vetem femer edhe nene nuk mund i thusha asaj pleres drejtoreshes vetem nje lavire nje pler femer eshte ajo asgje me shume…se vjellin ndihmat qe jam per ata femij te gjor marin edhe lekun edhe i keqe trajtojn pastaj……..bushtrat

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*