Skandali në thertoret në Shqipëri: Çfarë hamë dhe sa të sigurtë jemi për ato që konsumojmë?

May 9, 2016 21:52

Skandali në thertoret në Shqipëri: Çfarë hamë dhe sa të sigurtë jemi për ato që konsumojmë?

Fiks Fare ka zbuluarr sot një skandal që po ndodh në një thertore të lagjes Institut në Kamëz.

Punëtorët e thertores fusin në orët e para të mëngjesit bagëti të ngordhur.

Fiks Fare tregoi me pamje sesi një vic jo i gjallë, por i ngordhur, tërhiqet zvarrë me litarë nga kamioni me të cilin ishte transportuar deri në Institut të Kamzës dhe futet në ambjentet e thertores.

Kafsha duket që nuk ka shenja jete dhe futet në ambjentet e thertores. Ndërkohë që ligji  nr 87/2012 “Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre”  në nenin nr 7 përcaktohet qartë që Therja e kafshës nuk kryhet deri sa kjo të lejohet nga veterineri zyrtar

Thertorja në të cilën u fut vici, merret me therjen e bagëtive. Ajo është e liccensuar dhe në të punojnë edhe minorenë.

Këtë e pohon vetë pronari i thertores. Ai gjithashtu pranon se veterineri, i cili duhet të jetë prezent para therjes së bagëtive, vjen me vonesë në thertore. Të vetmin kontroll që bën është kontrolli i të brëndshmeve të bagëtive. Gjithashtu vulos edhe mishin e therrur

Kjo është nje thertore që kryen shumë therje, madje në ditë festash arrijnë që të theren deri në 500 krerë bagëti të imta në ditë.

Pronari tregon se ajo është ndërtuar mbi kolektorin e ujrave të zeza.Në kanalin eujrave të eza punëtorët e thertores hedhin të gjitha mbeturinat e kafshëve të therura, të cilat më pas përfundojnë në umin e Tiranës. Askush nuk u kerkon llogari për ndotjen që shkaktojnë

Më  kamera Fiks Fare ka ndjekur punën në disa dyqane mishi, ku  në kundështim me ligjin theren bagëtitë para dyqanev ose brenda tyre. Tregtarët e këture dyqaneve kanë treguar se ” ata tregtojnë mishin në mënyrë të pakotrolluar nga ana e veterinerit. Sipas tregtarëve të mishit, bagëtit janë të pastra dhe nuk kanë nevojë për kontrollin mjekësorë.

Një tjetër pamje gjen në rrugën ” Josif Pashko” në Tiranë.

\tregtarët në mes të rrugës therrin bagëtitë të cilat më pas i tregëtojnë, po në mes të rrugës

Mish që theret në rrugë dhe shitet i pakontrolluar gjen dhe në rrugë të tjera të kryeqytetit dhe të Institutit në Kamëz. Askush nuk i ndalon.

Therja bëhet në orët e para të mëngjesit, për t’I shpëtuar kontrollit të inspektorëve të AKU-së.

Ndërkohë që neni 4 I ligjit nr 87/2012 “Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre”  , pika 2 përcakton qartë se është e ndaluar rreptësisht therja e kafshëve në sheshe, rrugë kombëtare apo locale, si dhe në cdo ambient të hapur për publikun.

Ky ligj sqaron qartë se mjediset në të cilat ushtrohet aktiviteti I therjes së kafshëve, dueht të garantojnë përmbushjen e kërkesave për respektimin e kushteve higjenike, mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të njeriut, si dhe mbrojtjen e mjedisit.

Ligji parashikon edhe gjoba të rënda për kundravajtësit, por sic duket mbetet shumë për t’u bërë në drejtim të sigurisë ushqimore.

May 9, 2016 21:52
Komento

1 Koment

  1. infermieri May 10, 08:54

    Artikulli eshte shume i rendesishem.Po te shikoni ne dyqanet e shitjes se mishit ne “pazaerin e Ri” do habiteni per llojet e mishrave qe tregetohen aty..me lloje lloje ngjyrash nga normale deri ne “mish te zi, qe dukket si mish i ngordhur….!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*