UBT, doktorantë dhe profesorë me diploma false dhe mesatare 5.7

July 5, 2018 20:45

UBT, doktorantë dhe profesorë me diploma false dhe mesatare 5.7

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e sotme raste flagrante të pedagogëve të cilët me diploma false dhe me mesatare të ulët kanë marrë titujt “Profesor i Asociuar” apo “Doktor Shkencash”.

Në postën elektronike të emisionit kanë mbërritur pesë lista notash të personave të ndryshëm, të cilët kanë përfunduar në UBT Fakultetin e Veterinarisë dhe prej vitesh janë pjesë e stafit mbështetës dhe akademik të këtij fakulteti.

Këto lista pretendohet se janë një kopje e listës origjinale në bazë të numrit të amzës së gjithsecilit, ndërsa në dosjet e punës këta persona kanë dorëzuar një tjetër listë notash.

Qëllimi? Për të arritur mesataren e kërkuar, në mënyrë që të fitonin pozicionin aktual të punës.

Pasi Fiksi iu drejtua Rektoratit, për dy listat e para u kthye në kohë rekord një përgjigje për punonjësit Alkineda Maçi dhe Rexhep Bajrami, duke konstatuar se pretendimi ishte i vërtetë.

Alkineda Maçi ka dhënë dorëheqjen pas verifikimit të falsifikimit të listës së notave, ndërsa Rexhep Bajrami është pezulluar nga detyra mbi bazën e dyshimeve të ngritura për ndërhyrje në listën e notave.

Gazetarët e Fiksit i kanë nisur Rektoratit një tjetër kërkesë, ku i kërkonin verifikimin e listave të notave të tre profesorëve të këtij fakulteti.

Dy prej tyre rezultuan se kishin një mesatare prej 6.5 dhe 5.7.

Me konkretisht;

– Prof i Asociuar Ilirjan Bakiasi jep lëndën e Mjekësisë Veterinare me mesatare 6.5

–Doktore shkencash, Alketa Qoku mbart mesataren 5.7

Fiksi ka arritur të kontaktojë më pas Profesorin e Asociuar Ilirian Bakiasin, i cili para kamerës e pranoi që ka një mesatare të katër viteve 6.5, por duke shtuar se personalisht nuk ka bërë ndërhyrje në listën e notave.

Pyetjes se si ka arritur të bëhet Prof. Asc. me këtë mesatare si dhe pedagog i brendshëm ne këtë fakultet, ai iu përgjigj:

“Unë jam kontaktuar nga ish Rektori, i cili më propozoi të ngrija struktura të universitetit në Lushnjë, si menaxher. Kur u mbyll dega atje, u transferova këtu në fakultet. Unë nuk kam ardhur të kandidoj apo bëj konkurs. Më thirrën, erdha. Pranimi im si staf akademik me këtë mesatare është përgjegjësi e fakultetit”.

Para se të bëhej Profesor i Asociuar dhe pedagog i brendshëm ne UBT, ai ka qenë dy herë kryetar komune si dhe drejtor i Bujqësisë Lushnje.

Pas kësaj lëvizjeje investigative të ndërmarrë nga Fiks Fare, rektori i Universitetit Bujqësor Tiranë ka urdhëruar verifikimin e dosjeve dhe të listës së notave të të gjithë stafit akademik të këtij universiteti.

s.a/dita

July 5, 2018 20:45
Komento

6 Komente

  1. MH July 5, 21:23

    Epoka e Plepave-Epoka e Berishes!
    Ah ta dijshe se kaq leht merret shkolla e nalte do kisha marre edhe maturen!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  2. XXXL July 5, 21:35

    Ne UBT keto “Profesore” me nota te ulta kane mbetuar, se ata me nota me te “mira” i ka rrejt mendja por ja qe kane sfiduar, punojne si mjeke per njerezit,.
    Nuk shikoni si trajtohen qytetaret ne spitale apo klinika shendetsore me keq se qente.

    Reply to this comment
    • Bolearti July 6, 07:05

      Po a e mendoni se gjysma e profesoreve te universitetit te Anastas (V)Angjelit, jane graduar profesore nga keta plehrat e UBT-se. Plehrat na kane nxjerre ne drite plehra te tjere dhe jane bere me nder si muti kapice ne universitetet private.

      Reply to this comment
  3. Alban Dega July 6, 02:40

    PRIFESORE PLEPASH AKADEMIKE VICIDOLI… !?

    Shihni cfare i beri jo vetem arsimit por cdo fushe te jetes Sali Berisha !?
    As Chinchizkhani me hordhite e tij barbare nuk do tia kishte bere Shqiperise ate cfare is beri kjo Bande Gangsteresh !
    E mos harróni se kjo eshte vetem maja e ajzbergut te korrupsionit masiv te kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit !
    Edhe shefi i Personelit edhe Rektori duhen shkarkuar menjehere por edhe derguar per ndjekje penale per shperdorim detyre !

    Reply to this comment
  4. Zgalem July 6, 03:13

    . Fallsifiki I hapur I gradave dhe listes se notave . Ministria e Arsimit te Berishes , deri sa lejoi te fabrikohen diploma dhe te lulezojne Universitete koti , gradat , qe u verifikuan sot , jane me e paka , , qe behej ne ate kohe . Kam degjuar se Berisha , per ndonje specialist , qe kishte simpati , urdheronte te shpallej Profesor . Ka pasur rraste , qe ka urdheruar , per t’u bere Akademik . I tille eshte Apollon Bace . Une ekam te degjuar , por c’ka bere ky zotni , qe u shpall akademik ? Desheroj te jet lajm I rreme , per zotin Bace . Keshtu sic kane marre punet , duhet te kalojne ne site te tere gradat shkencore te vendit . Ky fenomen , mund te jete masiv , kryesisht per emigrantet , qe jane adoptuar jashte . Duhet te anullohen te tera diplomat e Universiteve fantazme te Berishes . Sa te keqia I solli ketij vendi , Ky idiot I kriminalizuar ! Zgalem

    Reply to this comment
  5. Eno July 6, 06:37

    Pse vetem në këtë universitet!? Shkoni kontrolloni edhe ne te tjerat dhe verifikojini, në Tiranë, Elbasan, Vlorë etj do çmendeni fare. Edhe të dënuar do të gjeni pedagogë. Gjith të aftit hasën në një bllok unik injorantësh dhe hapën krahun. Askush nuk i mbështet. Edhe kjo në strategjinë dashakeqe të shkatërimit të çdo gjëje me vlerë në këtë vend.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*