Skandali, Nishani shkel Kushtetutën, “çorbë” në KLD, gjyqtarja e arrestuar rrezikon lirimin

June 13, 2015 10:41

Skandali, Nishani shkel Kushtetutën, “çorbë” në KLD, gjyqtarja e arrestuar rrezikon lirimin

UPDATE: Presidenti Bujar Nishani përfshihet në një skandal kushtetues në drejtimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Bëhet fjalë për organizimin e mbledhjeve në raste të veçanta, si arrestimi i gjyqtarëve, kur KLD duhet t’i japë Prokurorisë së Përgjithshme autorizimin që ajo kërkon për të vijuar me procedurën penale të masës së arrestit apo dhe hetimit.

Një çështje në dukje e thjeshtë, por që me veprimin e tij, më saktë me mosveprimin e tij, kreu i shtetit duket se ka konsumuar një nga shkeljet më të rënda të Kushtetutës.

Prokuroria thotë se ka dorëzuar kërkesën për autorizim të premten rreth orës 09:00 të mëngjesit.

Ndërsa ditën e sotme, brenda orës 09:00, KLD duhej të mblidhej për të dhënë ose jo autorizimin e kërkuar të Prokurorisë për gjyqtaren e arrestuar të Lezhës, Parashqevi Ademi.

Çuditërisht mbledhja është lënë për në orën 17:00.

Por ligji i KLD-së, neni nr. 21, e thotë qartë se KLD mblidhet brenda 24 orëve nga kërkesa e Prokurorisë e depozituar për autorizim.

Kurse në këtë rast ka një shkelje me të paktën 8 orë vonesë.

Kjo i jep një argument juridik avokatit dhe gjyqtares që ta përdorin për të kërkuar lirimin automatikisht për shkelje afatesh nga KLD.

Dhe të mendosh se kjo vonesë vjen për faktin se Presidenti ndodhet për vizitë pune në Gjermani dhe kthehet vetëm sot në mesditë.

Ngërçi prodhohet nga fakti se nëse Nishani do i kishte hapur rrugë zgjedhjes së Nënkryetarit të KLD-së, sot nuk do të kishim shkeljen e Kushtetutës dhe për rrjedhojë rrezikimin për lirim të gjyqtares.

Por në mungesë të Nënkryetarit, mbledhjet thirren vetëm nga Presidenti si Kryetar i KLD-së.

Presidenti, Bujar Nishani dhe Ministri i Drejtesise, Nasip Naco, gjate nje mbledhje te Keshillit te Larte te Drejtesise, KLD, ku eshte diskutuar ne lidhje me ndryshimet ne gjyqesor.

Presidenti, Bujar Nishani dhe Ministri i Drejtesise, Nasip Naco, gjate nje mbledhje te Keshillit te Larte te Drejtesise.

Vendi vakant i Nënkryetarit

Duke qenë se Presidenti është në Gjermani, KLD nuk mblidhet dot në afatin e ligjit për të dhënë autorizim për gjyqtaren e Lezhës.

Kjo tregon që KLD nuk mund të veprojë pa Nënkryetarin.

Prandaj duhet plotësimi i këtij vendi, duke qenë se Zv/kryetari ka vetëm angazhimin e veprimtarisë së përditshme të KLD, ndërkohë që Presidenti ka edhe angazhime të tjera, për më tepër nuk mund të jetë zëvendësues i Nënkryetarit.

Pas kësaj rrëmuje që është bërë me KLD-në, Presidenti mund t’i bëjmë një pyetje të thjeshtë: A mund ta mbledhë Sekretari i Përgjithshëm i KLD, trupën?, duke kujtuar deklaratat e tij se veprimtaria e përditshme KLD-së tashmë mund të drejtohet prej tij.

Rasti konkret është mjaft flagrant dhe duhet të theksohet se Presidenti shkarkohet në rastet e shkeljes së Kushtetutës.

Akti që do të nxjerrë KLD për gjyqtaren e Lezhës, nuk do të ketë asnjë vlerë ligjërisht, pasi është marrë përtej afatit ligjor. KLD duhet të mblidhej brenda 24 orëve nga dorëzimi i kërkesës nga Prokuroria për autorizimin.

Por kjo nuk ka ndodhur, sepse mbledhja është caktuar në orën 17:00, ndërsa afati mbaronte në 09:00 të mëngjesit të sotëm.

Ferid Mucaj, avokati i deputetit, Tom Doshi, duke folur per gazetaret pasi ka dale nga Prokuroria e Pergjithshme, ku jane rrezuar dy akuzat per deputetin Doshi./r/n/r/nFerid Mucaj, attorney of lawmaker Tom Doshi, speaks to journalists at the Prosecutor General, where the prosecution has crashed two deputy Doshi charges.

Prokuroria e Pergjithshme.

Prokuroria: Dorëzuam kërkesën

Të interesuar në organin e akuzës në lidhje me çështjen, procedurat dhe pasojat, DITA mori këtë shpjegim: “Arrestimi i gjyqtares dhe avokatit janë bërë në kushtet e flagrancës, të enjten në orën 16:00. Sipas ligjit dhe procedurave, Prokuroria brenda 24 orëve nga momenti i arrestimit, i kërkon KLD-së autorizimin për vijimin e procedimit, hetimit dhe legjitimimin e arrestimit”.

Të pyetur se kur është bërë dorëzimi i kërkesës me protokoll apo libër shënimi, zyrtarisht u dha kjo përgjigje: “Kërkesa është dorëzuar mëngjesin e të premtes, midis orës 08:00-09:00.

Pra nga ana e Prokurorisë kërkesa është bërë 10 orë para nga afati që parashikon ligji, i cili thotë brenda 24 orëve nga arrestimi. Nëse gjyqtarja u arrestua të enjten në orën 16:00, kërkesa është dorëzuar mëngjesin e të premtes”.

Gjyqtarja e arrestuar. Parashqevi Ademi

Gjyqtarja e arrestuar. Parashqevi Ademi

Gjyqtarja rrezikon lirimin

Procedura parashikon gjithashtu se në këto raste, kur ka arrestim gjyqtarësh, 24 orë janë në dispozicion të organit të akuzës për autorizimin nga KLD dhe 48 orë i ka vetë afati për masën e arrestit në gjykatë. “Prokuroria, brenda 72 orëve duhet të zhvillojmë këtë masë sigurie, duke përfshirë dhe afatin për autorizimin”, thanë burime nga organi i akuzës.

Pyetjes së kur është caktuar kjo masë sigurie, përgjigja është: “Të dielën në orën 12:00 të mesditës, pra 4 orë para se të përfundojë afati ligjor”. Por e vërteta është se gjyqtarja Parashqevi Ademi mund të lirohet pikërisht për shkeljen e afateve nga vetë KLD-ja, që ka vonuar autorizimin. Ndërsa Prokuroria është në rregull me letrat e saj dhe ligjin, duket se mosmbledhja në kohë e KLD-së do krijojë një tjetër pasojë me përmasa skandali brenda kësaj çështjeje.

Avokati i të dyshuarës për korrupsion, mund të përfitojë nga kjo gafë e Presidentit të Republikës dhe pavarësisht se Prokuroria do kërkojë “arrest me burg”, Gjykata mund ta shpallë arrestimin të pavlefshëm për shkak të shkeljes së procedurës nga KLD dhe afateve.

“Prokuroria është brenda kuadrit ligjor dhe s’ka shkelje. Nëse KLD jep autorizimin në mbledhjen e nesërme, organi i akuzës të dielën do kërkojë masën e sigurisë. Do jetë gjykata ajo që vendosë për të tjerat.

Por nëse KLD nuk mblidhet nesër apo shkel afatet, kjo nuk është kompetenca jonë. Sigurisht që gjyqtarja del automatikisht e lirë, sepse nuk mbahet në burg pa autorizim”, shpjegon një përfaqësues i prokurorisë./DITA

June 13, 2015 10:41
Komento

16 Komente

  1. niki June 13, 08:11

    Kryetari i shtetit: jo vetem shkel shtetin me kembe por na le té kuptojme ,se éshte pa dinjitet.

    Reply to this comment
    • gregori June 13, 17:13

      Ore zoteri, por cfare l… dinjiteti i kerkon njeriut pa dinjitet? Pse nuk thua qe Kuvendi te filloje me njehere procedurat per shkarkimin e tij?

      Reply to this comment
  2. andromeda June 13, 08:20

    Edi Rama, qysh në krye të herës duhet të kishe shkarkuar palo-presidentin Nishani, me shumicë parlamentare ose me referendum. Por, si loqe që je, ti kujdesesh për fasadat dhe për zyrat. Na rrufsh trapin për besimin që të dhamë por që, si duket, s’e ke merituar. Nuk bëhet palo-piktori udhëheqës, jo !

    Reply to this comment
  3. METEH June 13, 09:23

    Qe Nishanlliu eshte N/kryetar i PD e jo president kete e dim,por dim qe Nishanin nuk e heq dot Kryeministri.Rama do e shkarkonte me kohe ate,Kryeprekurorin,por ka disa ferra neper kembe,ne bashkeqeverisje,te korruptuar qe nuk e lene.Ka fai dhe faktori jashtem se gjoja maxhoranca nuk duhet ti marri te gjitha pushtetet.KLD eshte kryekorrupsioni gjalle ne drejtesi dhe pa fshire me fshesen e hekurt kete lukuni,ky vend nuk behet.Rama ka faj per mosheqjen e Visho Ajazit,te cilin ne vend qe ta hiqte,e falinderoj kur zbuloi shtepin me gjethe??? Por duhet ta ket nje hall…! Sidoqoft votusit 1 miljonesh per kete e besuan???Me 21 qershor do te shifet se sa firo do te ket PS…!

    Reply to this comment
  4. kris 1 June 13, 09:58

    Kur eshte bere corbe gjithe vendi dhe kushtetuta eshte nje leter higjenike ne duart e Rames dhe Saliut kjo nuk perben shqetesim.Nje gjyqtare dhe nje avokat ne Lezhe nuk rezikojne rendin me shume se tufa e te korruptuarve ne krye te partive.Do votojme ose per korrupsionin blu ose roze.Nishani nuk na prish pune.Le te rrije ne Gjermani bashke me Velinen e Edushkes

    Reply to this comment
  5. xhimi June 13, 10:39

    Dakord me te gjithe por jo me titullin. Pra dakord me lexuesit por jo me gazetarin. Kjo eshte negative per Gazeten Dita..

    Reply to this comment
  6. xhimi June 13, 10:42

    Me falni : por jo dakord me shprehjen “perfshihet ne nje skandal kushtetues”. Ka tjeter emrtim ky gabim.

    Reply to this comment
  7. riti June 13, 13:43

    shikoni sa poshte ka rene shqiperia ,kur te shkel me kembe dhe nje handikapat

    Reply to this comment
  8. Arben June 13, 15:20

    POR PO TE LIROHET KJO NGA BURGU, ATEHERE LE TE VEJE NISHANI NE VEND TE SAJ.

    Reply to this comment
  9. kapterr pa nishan June 13, 15:40

    ky sakati i familjes berisha duhet shkarkuar nje ore e me pare. turp per kete mazhorance qe mban ne krye te shtetit nje dordolec partiak qe i sherben si kamikaz familjes mafioze berisha qe e vendosi kete kukull aty.

    Reply to this comment
  10. Toskageega June 13, 16:36

    ketu kuptohet qe gjithshka eshy kundr nishanit por shkelet dhe ludhtetutaduke I dhe diktatren keyeministrit per ta shkarkur presidentin
    hajde shqiphajde.nuk jemi ne pksh por ne demkraci,edhe po te lirohet aty e kane prap gjygjtaren eshte e drejta e kryetarit drejtesise kur e mbledh kdhillin,po rrine shteti pa kryeminister tash 1 muaje me punepartie neper fshatra

    Reply to this comment
  11. Dashamiresi June 13, 18:28

    A mund te me pergjigjet kush,ne se Voltana Ademi eshte fis me kete pisen gjyqtare,duke qene se kane te njejtin mbiemer dhe i perkasin te njejtes specie te SHQUP-it ?

    Reply to this comment
  12. tomorri June 13, 19:08

    merrini masat se kane dale kafshet nga kopshti

    Reply to this comment
  13. lato June 13, 19:39

    Cfare e pengon parlamentin te shkarkoje Nishanin,per shkelje kushtetuese?

    Reply to this comment
  14. sopiqoti June 14, 08:39

    Nuk eshte hera e pare qe presidenti yne TREGON PAPJEKURI/PAAFTESI NE KRYERJEN E DETYRES.Ai nuk eshte per kete pune,o vellezer.Eshte ngjitur deri ne kete post si ushtar besnik i Saliut dhe per faj te Rames qe gaboi rende kur pranoi ndryshimet kushtetuese.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*