Skandali/ PD kundër vendosjes së bustit të Pjetër Arbnorit në Tiranë

April 26, 2018 13:04

Skandali/ PD kundër vendosjes së bustit të Pjetër Arbnorit në Tiranë

Pas tentativës së pak ditëve më parë për të ndryshuar simbolet e partisë dhe fshirjes nga lista e deputetëve të figurave themeluese të PD, Lulzim Basha ka ndërmarrë një tjetër veprim për të fshirë historikun e kësaj force.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Erion Veliaj kishte propozuar vendosjen e bustit të Pjetër Arbnorit me kërkesë të Kuvendit të Shqipërisë, në mjediset e lulishtes para sallës ku zhvillohen seancat plenare.

Por çuditërisht, me vendim nga selia e PD, anëtarët e këshillit Bashkiak u larguan në mënyrë demostrative nga salla e Këshillit Bashkiak, duke bojkotuar vendimin për vlerësimin e kësaj figure të rëndësishme jo vetëm për Partinë Demokratike dhe demokratët e vjetër, por njëkohësisht edhe për të gjithë shqiptarët.

Që në janar të 1990, Pjetër Arbnori mori pjesë në Shkodër në demostratën kundër pushtetit komunist që rrëzoi bustin e Stalinit. Po në të njëjtin vit ai ishte bashkëthemelues i degës së Partisë Demokratike në Shkodër. Prej vitit 1991 deri më 2001 ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë, dhe prej vitit 1992 deri më vitin 1997 ishte Kryetar i Kuvendit.

Fama e “Mandelës së Ballkanit” ka tërhequr vëmendjen e shumë qeverive dhe të mediave të botës perëndimore.

o.j/dita

April 26, 2018 13:04
Komento

5 Komente

  1. Baxhanaku i Gerdecit April 26, 13:28

    Saliu ,ky ngatrestar i pa ndreqshem,nuk e desh qe Arbnori te emerohej ambasodor ne Vatikan…..sa jo vetem gojet e liga thane qe Arbnori u helmua ,nga ceta e kriminelit,qe vrau me 2 prill,vrau Remzi Hoxhen,vrau kombin shqiptar me 1997 per karrigen e tij,vrau Zhulalin,Pashkon,Kosta Trebicken,Gerdecin,vrasjet e 21 janarit….deri te vrasja Sokol Olldashit

    Reply to this comment
  2. kris 1 April 26, 13:40

    nje gjest fisnik ii rriipjelljes ne nderim te shokut pjeter.Leni nje shesh bosh ne Tirane ku te ngriini bustin e Saliut

    Reply to this comment
  3. Bureto April 26, 16:51

    Gabimi fatal i Arbnorit që i besoi komunistit Berisha. Nga ç’kishte lexuar në veprat e Enverit që ia kishte përkthyer në burg duhet të kishte aq instikt që të kuptonte se komunistët janë ashtu siç i ka cilësuar dhe Les Valesa: “Vetëm komunistët nuk mund të ndryshojnë ad brenda llojit dhe as në një mjedis tjetër demokratik. Ata thjesht janë një specie e detyruar në zhdukje natyrore”. Pjetri nuk mund të mos hidhej nga Berisha si limon i shtridhur, pra si njeri i përdorur.

    Reply to this comment
  4. C'a bohet kshtu April 26, 17:54

    Mandela i Afrikes se Jugut nuk ka qene ndonjehere bashkepunetor me racistet e shtetit te tij dhe beri berg me dinjitet, ndersa ky “Mandela” yne Pjeter Toma (Arbnori) ka qene spiun i ish sigurimit te shtetit dhe ne burg ka pasur pazicion komod q e ekishin zili edhe rragtaret, ate te magazinjerit.
    Ky spiun i qelbur ne cdo furnizim qe u bente te burgosurve i provokonte e me pas i spiunonte.
    Surrati i tij te vihet tek Bunker Artet e Edi Ram Droges si njeri pis dhe bashkeautor i 2 prillit 1991 ne Shkoder.

    Reply to this comment
  5. demo April 26, 20:15

    Nga ata qe dolen nga burgu enverit,Kurt Kola i rezistoi edhe Enverit edhe Berishes.Ky organizoi greven e pare kombetare te perndjekurve politike kunder PERDORJES HIPOKRITE te burgosurve dhe hedhjes se tyre si limon i shtrydhur nga pushteti i rrugaceve ish komuniste te PD.Prandaj aty te ngrihet busti i Kurt Koles.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*