Petraq Milo shkel pavarësinë e Bankës. Kandidat te listat e PD-së

September 27, 2014 17:33

Petraq Milo shkel pavarësinë e Bankës. Kandidat te listat e PD-së

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe e cilëson të paligjshëm ushtrimin e funksionit të anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë nga ana e Petraq Milos.

Përmes postimit në fb, Braçe sqaron se ligji I Bankës së Shqipërisë e ndalon pjesëmarrjen e anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës në veprimtari poilitike.

“Të sfidosh kushtetutën dhe ligjin po bëhet trend në këtë vend. Të paktën në rastin e Bankës së Shqipërisë po bëhet dhe “sporti i vjeshtës”!!

Cilido zyrtar i lartë i shtetit po bëhet “lojtar”, madje i zoti!!Duke nisur nga njëri prej anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë tek Presidenti i Republikës po e bëjnë publikisht e me një arrogancë të pashembullt. Petraq Milo-anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, U zgjodh i tillë në shkelje flagrante të ligjit, Ushtroi detyrën në tre vitet e fundit në shkelje flagrante të ligjit, madje deri në fund. Unë kam një video të zotërisë duke hyrë në Konferencën zgjedhore të PD-së në Mallakastër si i deleguar i PD-së, në javën e parë të korrikut dhe dy javë para se të publikohej vjedhja historike në Bankë!!”,thekson Braçe.

Petraq Milo është numri 144 në listën e kandidatëve për anëtar të këshillit kombëtar të PD-së, edhe pse e ka të ndaluar me ligj.

Por çfarë thotë ligji?

Në nenin 47 të ligjit për Bankën e Shqipërisë thuhet se “ Çdo anëtar i Këshillit Mbikëqyrës, duke përfshirë guvernatorin dhe zëvendësguvernatorët pezullohet nga detyra nga Këshilli i Ministrave dhe shkarkohet nga Kuvendi, në qoftë se ai ose ajo gjatë ushtrimit të detyrës, në mënyrë aktive merr pjesë në veprimtari politike”. /E.K

September 27, 2014 17:33
Komento

10 Komente

  1. CAKMAKU September 27, 17:42

    e ka bere per te mos u prekur nga drejtesia, se ne kete menyre ka mbrojtje politike
    beni g ati brikun qe t’ja rru..i.

    Reply to this comment
    • Labi Vlore September 27, 17:49

      Pse,nese je anetar i keshillit drejtues te PD-se nuk te prek ligji??Kane mbaruar ato kohe zoteri Cakmaku.I genjen mendja se duke qendruar ne poste politike,ligji nuk mund te bjere mbi ta.Edhe une e vura re kete fenomen,perderisa jane propozuar edhe antare te tjere me probleme ligjore shume te renda si pershembull Agron Kulicaj.Por kete here nuk do ndodhe keshtu.

      Reply to this comment
  2. Meteh September 27, 18:09

    Kjo eshte ashiqare te tallesh me ligjet e ketij vendi

    Reply to this comment
  3. brisku September 27, 18:13

    Merr nje brisk tmodh edhe fillo mire e mire ti labi vlores

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi September 27, 20:51

      Meqënëse ligji thotë qartë se pezullohet nga Këshilli i Ministrave dhe shkarkohet nga Kuvendi për pjesemarrje në veprimtari politike,- bëjeni zoti Braçe? Kujt ja kërkoni ? Kërkoja Edi Ramës? Neve na i kërkon apo gazetës “Dita”? Shkarkoni milopetraqin Rilindarë dhe mos grini sallatë deklaratash pavendosmërie? Po ktheheni në simbole të paburrërisë e të kurvërimit politik!? Tung!

      Reply to this comment
  4. Gezimi September 28, 00:06

    E o Erjon, kot lodhesh edhe ti, Taqo shoku Ermelinda Meksit eshte 🙂 Kesaj i thone: shif rrushi, rushin dhe piqet 😀

    Reply to this comment
  5. labinot September 28, 02:19

    Mire ua bejne kur nuk i shkarkoni!

    Reply to this comment
  6. Fat man September 28, 06:57

    Milua ky zagar gjithnje e ka pasur ne xhep teseren e PD, ai ka qene keshilltar i kriminelit Sali kur ishte Kryeminister dhe qe andej u emerua ne Keshillin Mbikqyres te BSH e ne shume borde te tjere drrjtuese te ndermarjeve shteterore, me paga mujore super te majme. Super maxhoranca e majte i di keto fakte dhe hesht.

    Reply to this comment
  7. Lleshi September 28, 08:07

    O Dita pashni nderen e Zotit , po cfare jeni duke bo keshtu ? Po e di i madhe e i vogel qe ne krye te Shtetit Shqiptar eshte instaluar nje “tumor malinj” ! Pse ore kujtoni juve kane ikur dhe duan e ikin shqiptaret nga Shqiperia ? Sepse per ta kanceri eshte shume i dukshem dhe i paperbalueshem tek e tek !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*