Skandali, Policia e Shkodrës merr në pyetje punonjëset e Shtëpisë së Fëmijës

July 7, 2015 11:36

Skandali, Policia e Shkodrës merr në pyetje punonjëset e Shtëpisë së Fëmijës

Policia e Shkodrës ka shoqëruar në komisariat dy edukatoret dhe një punonjëse të Shtëpisë së Fëmijës pas publikimit të video skandalit të dhunës ndaj fëmijëve.

Tre të shoqëruarat po merren në pytje lidhur me dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve, e cila është regjistrur nga një kamera sigurise.

Ndërkohë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë u ka kërkuar oganeve hetimore zbardhjen e menjëhershme të këtij akti skandaloz dhe organeve gjyqësore dënimin më shëmbullor të përgjegjësve për këtë akt të neveritshëm.

July 7, 2015 11:36
Komento

4 Komente

  1. Bleri July 7, 11:55

    Kaq e veshtire eshte te citoni burimin nga doli ky lajm? Emisioni Ca Thu? ne Agon Channel! Nuk ju kushton gje, burimi gjithnje duhet cituar!!!!

    Reply to this comment
  2. shqipja July 7, 15:07

    kjo feme te denohet per abuzim fizik qe ky femije mund ta ndjeje pas 10-15 me ato kockat e tij te njoma. per abuzim psikologjik.jo vetem te largohet nga puna por te denohet me burg shembull per te tjeret .n,q,s nuk e bejne dot kete detyre fisnike.
    keta femije nuk kane dashurine me te bukur ne bote ate te prinderit e kjo kafshe e eger vepron dhe indeferenca e te tjereve .
    nena mos i lini femijet edhe per arsye qe ju i dini shkoni e shikojini e interesohuni ta ndjejne qe eshte dikush eshte atje per ta.

    Reply to this comment
  3. Moza July 7, 15:27

    Nuk gjej dot fjalet.jam e shokuar.Mos te kerkojme kriminele vetem kur vrasin.Edhe kjo kuceder eshte nje lloj krimineleje me veprimet esaj.Denimin me te rende per kete monster.Pergjegjesi edhe per drejtuesit.Ata nuk duhet te dredhin zinxhiret,por te njohin gjendjen,te rekrutojne punonjes te kualifikuar me cilesi tejet humane.Nje veprim te tille nuk i behet asnje kafshe jo grabitqare.Turp,turp,mekat,krim.

    Reply to this comment
  4. ta futi July 7, 17:06

    Ne qofte se ka qenie njerezore, qe kene nevoje me teper se cdo kush ti ledhatoje nje dore e ngrohte, ata jane vetem :JETIMET….. qeveritar zgjohuni, vendi ju eshte mbushur me Sokol e Sokolesha, qe krimi te hyje dhe ne jetimore, do te thote qe dicka nuk shkon aspak mbare

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*