SKANDALI / Pulat 2-vjeçare importohen si pula një muajshe

February 1, 2016 20:55

SKANDALI / Pulat 2-vjeçare importohen si pula një muajshe

Risillet edhe njëherë në vëmendje të publikut problemi i importit nga Greqia i pulave te skartuara.
Keto  pula  te cilat kane vlera te kufizuara ushqimore  janë të ndaluara të importohen  në vendin tonë që ne vitin 2005.

Pas nje investigimi qe zgjati me shume se 5 muaj, serisht Fiksi  arriti te faktoje se  agjentet doganore ne Janines vazhdojne  te falsifikojne lehtesisht certifikatat e origjines se ketyre pulave, duke ndryshuar moshen.

Pulat 17 muajeshe me dokumenta behen gati per te kaluar doganen si pula 35 diteshe

Pulat e skartimit kanë përdorim shumë të vogël dhe vlera të kufizuara ushqimore të mishit. Pas rënies së gripit të shpendëve, në vitin 2005 me një urdhër të veçantë,  importi i tyre  në vendin tonë u ndalua. Pati një tentativë për lejimin e tyre nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2011, por sërish u la në fuqi urdhëri i ndalimit.

Urdhëri nuk e ka penguar që gjatë këtyre viteve këto pula të importoheshin nga shteti grek, duke falsifikuar certifikatën e origjinës, ose pa asnjë lloj dokumentacioni.

Një grup xhirimi i Fiks Fare u nisë drejt Janinës dhe Selanikut, për të blerë këto lloj pulash. Fillimisht ishte  pak e vështirë, pasi disa tregtarë dhe pulari të mëdha  nuk pranonin të sillnin më, sepse ishin në dijeni të ndalimit të eksportit të këtyre pulave. Madje këto ishin të ndaluara edhe në Greqi.

Gazetarët e Fiksit të prezantuar si tregtarë hynë në biseda më disa nga pularitë më të mëdha. Disa prej tyre nuk pranuan në mënyre kategorike, kishte edhe nga ata që u lëkundën.

Pularia Pindos në Janinë, nuk pranoi të bënte tregtinë e këtyre pulave me gazetarët e Fiksit të veshur me petkun e tregtarëve. Kështu që gazetarët iu drejtuan edhe disa firmave të tjera, nga të cilat 3 pranuan që t’ua shesin pulat me dokumente që i ndryshonin po ata vetë, madje dhe pa dokumenta fare.

Në Janinë, pronari Zisis Siopis i firmës ‘Siopis’, u premtoi se do t’i rregullonin letrat dhe gjithçka do të ishte në rregull. Ai do të kujdesej për çdo gjë deri në doganën greke në Kakavijë. Në doganën shqiptare duhet t’ia dilnim vetë. Ai gjithashtu siguroi, se edhe në faturë nuk do të shkruante çmimin real, por më pak se sa kushtonte një pulë. D.m.th nga 2,5 euro qe ishte çmimi i çdo pule, në dokumentat e shoqerimit ato do të rezultonin 1 euro copa. Gjatë bisedës ai pohon se jo më larg se tri vite më parë bënin shumë tregti me një firmë nga Fieri, vetëm me këtë lloj pule.

Madje tregon se disa kompani shqiptare që ndodhen në disa qytete sipër Fierit, marrin pula të tilla për t’i tregtuar në Shqipëri.

Por, për të qenë edhe me te sigurtë që puna do të kryhej, gazetarët e Fiksit zgjodhën t’i drejtoheshin edhe agjencisë doganore në Janinë.  Aty hasen me të njëjtin doganier që kishte falsifikuar çertifikatën e origjinës 5 vite më parë.

I njëjti person pranon që të ndryshojë dokumentat e origjinës së pulave, për të kaluar më pas doganën greke.

Agjenti doganor me emrin Ilia, tregon se kishte bashkëpunuar 5 vite më parë me disa tregtarë pulash të skartuara dhe ky fakt ishte denoncuar në Fiks Fare.Pavarësisht  dyshimit se mund të ishte përsëri përballë gazetarëve të Fiks Fare, ai pranoi të rregullonte dokumentacionin shoqërues të pulave që u blenë në Greqi. Çertifikatën e origjinës do ta falsifikonte. Moshën e pulave do ta shënonte nga 17 muajshe në 35 ditëshe.

Historiku i ndalimit ligjor  të importit të pulave të skartimit, dhe disa tentativa të mbetura pa përgjigje 

Në vitin 2005, Jemin Gjana, në atë kohë minister i Bujqësisë, urdhëroi ndalimin e importit e shpendëve te gjalla të skartimit nga çdo vend, deri në një kohë të pacaktuar.

Por pavarësisht kësaj, në tregun shqiptar kishte zëra që këto pula importoheshin nga Greqia me dokumente te falsifikuara ose edhe pa asnjë lloj dokumentacioni shoqërues, gjë të cilën gazetarët e ‘Fiks Fare’ e vërtetuan mbrëmjen e djeshme me figurë dhe zë.

Edhe në vitin 2010, Fiks Fare ngriti problemin e këtyre pulave që futeshin në vendin tonë duke falsifikuar certifikatën e tyre të origjinës nga agjencia doganore greke. Pavarësisht zhurmës së madhe, nuk u mor asnjë masë konkrete.

Në vitin 2010 pati disa tentativa për të importuar këto pula në mënyre të ligjshme, por u ndaluan në kufi.

Gjatë këtyre tentativa, ne vitin 2011 ish-drejtori i kabinetit të Ministrisë së Bujqësisë iu drejtua Këshillit të Ministrave me një kërkese, ku në thelb iu kërkua që ky urdhër të shfuqizohej, pasi pavarësisht përdorimit shumë të vogël dhe vlerave të kufizuara ushqimore të mishit, nuk është i ndaluar tregtimi, therja, ose konsumimi i mishit të pulave të skartimit. Mjaft që konsumatori të ketë informacion mbi cilësinë e produktit që do të konsumojë.

Por pavarësisht këtyre tentativa, asgjë nuk u arrit. Këto lloj pulash janë të ndaluara të importohen edhe sot.

Ligjërisht këto lloj pulash mund të importohen vetëm në raste shumë të veçanta, me një urdhër të ministrit të Bujqësisë.

Pularia Pindos, Janinë

Fiksi- Ne duam të marrim pula, të gjalla. Jo pula 30 ditëshe.

Zoti Kuka- Jo, nuk mundemi të japim pula për në Shqipëri. Nuk e di kush ju ka thënë por nuk japim për asnjë. Të gjitha këto që kemi i japim vetëm në Greqi.

Fiksi- Vetëm në Greqi?

Zoti Kuka- I therim vetë ne. Është e ndaluar të dal për eksport…. Zoti Kuka- Nga sa di unë nuk lejohet që të dalin pula jashtë Greqisë.

Pularia 2 Janinë,

Pronari- Më jep numrin e telefonit që t’ja jap. Ai do t’i nxjerri për Krishtlindje dhe për Krishtlindje bëhet gjullurdi. Ndërsa tani, luten (njerëzit) të gjithë.

Pualria Niciakos, Janinë

Fiksi- Keni ndonjë tuajin në doganë se andej kemi njeriun tonë.

Zoti Papa- Do ta rregullojë ne mos u shqetëso, deri atje…në doganën tuaj e  vet ju. Këto janë të rregullura të gjitha me 2,5 euro për copë. Ato kanë nga 3.800 deri në 4.200 kg për copë. …. Të më japësh nëj telefon nëse ka problem.

Fiksi- Origjinën e mallit?

Zoti Papa- Origjinën e mallit do ta nxjerrim ne por duam një targë të makinës e cila leje për transport.

Pulari në Selanik

Fiksi – Çertifikatën e bëjnë?

Punëtori i pularisë – Nuk mund ta marrësh nga këta pulën 34 ditëshe.

Fiksi – Tani këto pulat që kanë mbaruar ciklin?

Punëtori i pularisë – Tani ky këto i ka marrë për prodhim. Nuk ka të drejtë shitje që të shkoj prapë për prodhim.

Fiksi –  Ku e çoni ju pasi mbaron prodhimin e vezëve?

Punëtori i pularisë – Neve… më shumë i shesim nëpër gabelë, me pak fjalë. Se nuk merret fare.

Punëtori i pularisë – Ose kur presim për asfaksimo, për therje.

Fiksi – Po këto dy javët e fundit i vaksinoni ju?

Punëtori i pularisë – Bëhet vaksinimi për brontide (si i thotë) dhe hiperprovjar. Këto janë gjithmonë dy muaj, dy muaj e gjysmë.

Fiksi – Po kur mbarojnë ciklin i vaksinoni më?

Punëtori i pularisë – Jo jo. As që bëhet llaf fare. Nuk bëhet llaf.

Biseda me Zisis Siopis, pronari i një pularie në Janinë

Zoti Zisi- Duhet të pyesësh patjetër në doganë.

Fiksi- Natyrisht.

Zoti Zisi-Veterinerët, proçeduart. Unë nuk di proçedurat nga atje për këtu.

Fiksi- Veterineri – Htiniatros?

Zoti Zisi-Htiniatros.

Fiksi- Veternerin e kemi nga këtej?

Zoti Zisi – Këtej janë në rregull. Asnjë problem deri në Kakavi jemi në rregull.

Biseda e plotë me agjentin e doganës së Janinës, Ilias.

Agjensia doganore në Janinë

Fiksi – Po kërkojmë pula!

Agjenti Doganës- Pula?! Të gjalla?

Fiksi – Po. Pula të gjalla.

Agjenti Doganës- Ka këtu në Arta.

Fiksi – Kishte njëri këtu, po nuk japim çertifikatën e moshës. Nuk e bëjnë çertifikatën e moshës…

Agjenti Doganës- Pse çfrë moshe i do ti?

Fiksi – Të jetë sat ë dojë ajo, por unë e dua të lejohet në Shqipëri sepse lejohet deri në 35-45 ditë.

Agjenti Doganës- E di. Nuk do nga ato pulat?

Fiksi –  Ne i duam nga ato të mëdhatë. Kemi gjetur të mëdha këtu. Shumë të mira.

Agjenti Doganës- Aaaa, mirë mo zotëri po e hëngrëm një ditë me Fiks Fare.

Fiksi – Si?

Agjenti Doganës- E hëngrëm një ditë nga fiksi.

Fiksi – E..

Agjenti Doganës- Mos je gjë nga fiksi?

Fiksi – Shqiptar je?

Agjenti Doganës- Jo. Grek.

Agjenti Doganës- Ti i ke gjetur tani?

Fiksi – Po ne i kemi gjetur.

Fiksi – Nëse e mbarojmë punën ne tek pularia, e rregullojmë dot pjesën tjetër letrat?

Agjenti Doganës- I rregullojmë.

Fiksi – Çertifikatën dhe të gjitha?

Agjenti Doganës- Ata raportin për në Greqi do t’i marrin por do t’i marrin në çfarë moshe janë. S’ka gjë.

Fiksi – Po ti si do t’i bësh?

Agjenti Doganës- Do t’i marrin raportin dhe pastaj për andej do t’i rregulloj unë.

Fiksi – E rregullon ti dhe bën tjetër raport?

Agjenti Doganës- E bëj ore, po mos je Fiksi ore…

 

February 1, 2016 20:55
Komento

1 Koment

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*