Skandali që nuk u pa në Superkupë, presidenti i Laçit pështyu anësorin

August 13, 2018 11:13

Skandali që nuk u pa në Superkupë, presidenti i Laçit pështyu anësorin

Skënderbeu ka mposhtur Laçin, në finalen e Superkupës së Shqipërisë, me rezultatin 3-2.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, dhe me pak raste shënimi, por në të dytën, Skënderbeu fitoi gjithçka.

Golat për skuadrën e Shehit i shënuan: Aliti (54′), Muzaka (68′) dhe Bregu (71′).

Ndërsa për Laçin shënuan: Lushkja (48′) dhe Xixha (84′).

Po në këtë finale të Supërkupës së Shqipërisë dje në stadiumin “Selman Stërmasi” ka pasur edhe një incident.

Në fund të ndeshjes, kur edhe po pritej ceremonia e dhënies së medaljeve dhe trofeut për fituesin, presidenti i Laçit, Pashk Laska, ka pështyrë anësorin Ridiger Çokaj në prani edhe të forcave të sigurisë dhe të skuadrës së Skënderbeut që po priste për marrjen e trofeut.

Siç shkruan Panorama sport, gjest që u pa nga të gjithë të pranishmit nuk është arritur të kapet nga kamerat. Më tej, Laska ka urdhëruar skuadrën kurbinase që t’i drejtohej dhomave të zhveshjes.

o.j/dita

August 13, 2018 11:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*