Skandali: Qeveria fshin nga Fletorja Zyrtare VKM-në për pronat në bregdet pas presionit të Athinës

April 3, 2019 00:40

Skandali: Qeveria fshin nga Fletorja Zyrtare VKM-në për pronat në bregdet pas presionit të Athinës

Këshilli i Ministrave të Shqipërisë më 27 shkurt të këtij viti vendosi pezullimin e procesit të dhënies së titujve të tokave bujqësore të cilësuara si AMTP në të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë, të cilat njihen si zona që kanë përparësi turizmin.

VKM-ja me numër 172 që mban titullin “Për pezullimin e përkohshëm të procedurave të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore, në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, në mbështetje të projekteve investuese në turizëm” u miratua, por ndryshe nga gjithë VKM-të e tjera nuk u publikua në faqen kryeministria.al.

Katër ditë më parë ajo u shfaq në Fletoren Zyrtare me numër 43. Pastaj u zhduk.

Po ta klikosh sot, vendimi nuk është më i aksesueshëm.

Ky akt i paprecedentë erdhi menjëherë pas reagimit të ashpër që mbajti kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras në lidhje me atë që kryeministri grek e quajti “proces i bllokimit të pronave të minoritetit grek në zonën e Himarës”.

Çfarë përmbante VKM e zhdukur

VKM-ja e zhdukur parashikonte pezullimin e përkohshëm të vijimit të procedurave të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore, në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, në mbështetje të projekteve investuese në turizëm.

Aty shtohej që zbatimi do kryhej: “sipas hartës bashkëlidhur këtij vendimi, publikuar edhe në Gjeoportalin Kombëtar, të administruar nga Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeo-hapësinor (ASIG), deri në kalimin / regjistrimin e pasurive të paluajtshme shtetërore, në zbatim të nenit 34, të ligjit “Për turizmin”.

“Pasuritë e paluajtshme, në pronësi të shtetit, që ndodhen në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, me përjashtim të zonave të mbrojtura dhe objekteve të trashëgimisë kulturore, me vendim të Këshillit të Ministrave, brenda 2 muajve nga miratimi i zonës, kalojnë në administrim të ministrisë përgjegjëse për turizmin. Pasuritë e paluajtshme, në administrim të njësive të qeverisjes vendore, që ndodhen në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, me vendim të Këshillit të Ministrave, brenda 2 muajve nga miratimi i zonës, kalojnë në administrim të ministrisë përgjegjëse për turizmin. Këshilli i Ministrave, rast pas rasti, miraton me vendim të veçantë transferimin, në favor të shtetit, të pasurive të paluajtshme në pronësi të njësive të qeverisjes vendore, që ndodhen në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit”, – shkruhej aty.

Vendimi i Keshllit te Ministrave i botuar ne Fletoren Zyrtare dhe me pas i fshire

Vendimi pezullon dhënien e titujve të pronësisë për ato prona që janë në proces. Ai përfshin komplet vijën bregdetare të Shqipërisë. Në të i kërkohet njësive të vetëqeverisjes vendore, territori administrativ i të cilave përfshihet në hartën shoqëruese të vendimit, të pezullonin procedurat e kalimit në pronësi të tokës së ish-ndërmarrjeve bujqësore, në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, pavarësisht nga faza procedurale, menjëherë me hyrjen në fuqi të këtij vendimi.

“Pasuritë e paluajtshme, që ndodhen në zonat në të cilat nuk ka përfunduar regjistrimi fillestar, regjistrohen në përgjegjësi administrimi të ministrisë përgjegjëse për turizmin, pasi të ketë përfunduar procesi i regjistrimit fillestar”, thuhet në pikën 4 të kësaj VKM-je.

Reagimi i ashpër i Greqisë, Tirana fshin VKM-në

Vendimi solli një reagim të ashpër të kryeministrit të Greqisë Aleksis Tsipras. Në mënyrë të drejtpërdrejtë ai paralajmëroi Shqipërinë se vendimi i marrë për pronat do të ndikojë në procesin e integrimit në BE.

“Për fat të keq, kohët e fundit shohim zhvillime që nuk na kënaqin. Sot mësoj se ka një zhvillim negativ në lidhje me minoritetin grek në Shqipëri. Nëse kjo është e vërtetë, do të jetë një zhvillim shumë negativ dhe është një zhvillim që në këtë moment nuk na jep optimizmin për sa i përket ecurisë kritike europiane të këtij vendi, që përballon sfida të rëndësishme, ndaj të cilave duhet të përgjigjet. Parakushtet për të lëvizur në drejtimin e mbështetjes së kësaj ecurie, nëse informacioni që kemi është real, nuk ekzistojnë. Shpresoj të mos jetë i vërtetë, sepse vullneti ynë është që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të ndërmarrim hapa për ta bërë perspektivën europiane një realitet”, tha kryeministri i Greqisë në konferencën për shtyp të dhënë në Bukuresht së bashku me homologen rumune.

Mediat greke raportuan disa ditë më parë se deklarata e Tsipras i referohet një informacioni se konkretisht qeveria shqiptare ka konfiskuar prona të minoritetit grek në Himarë. “Përmes një vendimi të botuar në Fletoren Zyrtare, por ky vendim u fshi nga qeveria shqiptare nga Fletorja Zyrtare pas deklaratës së Cipras” – shkruante agjensia greke e lajmeve. (kliko KËTU)

Mesazhi i DITA për kryeministrinë, pa përgjigje

Një VKM, minimalisht duhet shfuqizuar.  Dita i kërkoi dy ditë më parë reagim drejtorit të Komunikimit në Kryeministri, z.Endri Fuga.

Teksti i nisur nga redaksia për z.Fuga:

“z.Fuga, pak ditë më parë është miratuar një VKM për pezullimin e përkohshëm të vijimit të procedurave të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish-NB-ve, në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, në mbështetje të projekteve investuese në turizëm. Pasi është botuar në Fletoren Zyrtare, është fshirë prej aty. A është shfuqizuar dhe për çfarë arsye? A ka patur ndonjë takim që ka sjellë ndryshimin e qëndrimit të qeverisë për pronat në jug? A ka lidhje kjo me zhdukjen e VKM online?”

Zyrtari i lartë i Kryeministrisë nuk iu përgjigj këtij mesazhi.

****

Botuar sot në Dita

April 3, 2019 00:40
Komento

14 Komente

  1. eni April 3, 01:27

    Perfudimisht shqiperia qveriset nga nje bo…e si edi rama. Nje funderrine qe e shiti shqiperine te huajve Grekut ne rradhe te pare. Shqipetaret po masakrohen nga greku dhe trapi me emrin edvin loqja nuk ndihet.
    Por nga ana tjeter kemi dhe faqepetullen kryetarin e opozites lulezime bashen qe po ja han mu…ne edvin rames dhe po e shkaterron opoziten dhe te gjithe partine demokratike me prostestat e deshtuara.

    Nuk ja mban menderja lulit qe te shkoje dhe ta kape ne fyt ate hajdutin edvin ramen dhe ta hedhin ne lane si qelbesire me qellim qe ti hapin vendit rrugen per zgjedhje te parakoheshme.

    Perderisa ne shqiperi e bejne ligjin te huajt dhe ambasada amerikane shqiperine e ka marre lumi dhe ka marre fund.

    Dhe ata pak njerez kurajoz dhe te guximshem te opozites lulezim basha po ja con dhurate edvin hajdutit i cili po i burgos dhe procedon dita dites dhe po e zbeh perdite e me shuem protestat e opozites.

    Reply to this comment
  2. Nje emigrant i hershem April 3, 02:40

    Ka lidhje me Shqiperine qe duam te vjedhim Ne tokat buqesore bregdetare te te tjereve me “reformen agrare”
    te qeverrise fitohet zone ndertimi turizmi nga perfitohet 20%,kupton ti apo jo, prona e te pareve te mi ka qene “toke bujqsore”qe i takoka shtetit,se nuk kishin ndertu “reaktor berthamor” mos ta qunin toke “bujqesore”Keta jane palaco mor,cfar do kishte fshatari pervec tokes bujqsore,laboratore shkencore
    Pse u fsheh VKM ? pyetje eshte kjo,Si u fshe 20miljonshi i unazes ? Vagabondet ! Cepani i Skraparit, pronari i LSI ne bregdetin e Jalit !
    Per turp e faqe zeze,Qeveria Shqipetare,kokrat e horrave qe punojn per interesat e tyre dhe oligarkeve
    U pa puna, ka ndonje portal ambasda,shteti Grek ku te
    regjistrojme pronat tona ne bregdetaret ?,Ky eshte kulmi, te presesh te ngrihet Tsapiras per te na mbrojtur tokat.
    Ikni ore plera pse rrini akoma aty,pse s’dorzoni pushtetin,delenxhi edepseze

    Reply to this comment
  3. demo April 3, 03:04

    Perfundimisht shqiperia qeveriset nga greqia.
    Tokat e himarioteve me ligjin toke babe.
    Tokat e dropulliteve me ligjin 7501,qe i ben dropullitet pronar te trojeve shqiptare.

    Reply to this comment
    • Bregu April 3, 14:34

      Qeveriset nga Greqia? Jo mor mik qeveriset nga hajdute,c’rendesi ka per mua se nga jane, dac shqiptar dac nga gopi semes

      Reply to this comment
  4. Gjirokastriti April 3, 10:04

    Tokat e Dropullit ishin te gjirokastriteve dhe Saliu argatet tane i beri pronare ne ligjinn7501.
    Mesa duket dhe Rama po ha presionin grek.

    Turp e faqe zeze per keta skllever te perulur te grekut.

    Reply to this comment
  5. Himara April 3, 11:04

    Nje pyetje per Diten:
    Dita ngre alarmin per fshirjen nga FZ te VKM te grabitjes se pronave te Himarioteve ne kontekstin e mosseriozitetit te praktikave institucionale nen presionin e z. Cipras.
    Dhe me tej nuk dihet fati i kesaj VKM…….Ok Dita.
    Po perse Dita nuk e ngre alarmin qe ne rrenje te problemit, ne dhunimin e parimeve te Kartes Europiane te te Drejtave te Njeriut, te Kartes se Autonomise se Pushtetit Lokal ( per te mos thene te Kartes se Minoriteteve pasi dalim ne nje terren ku interesat dhe emocionet e pushtetit dhe Dites njehsohen bashke )….????!!!!
    Perse Dita, si nena e objektivitetit, sikurse e pranon dhe vete, nuk ngre alarmin qe pushteti “ne emrin e interest publik” vendos te grabise pronat e ngritura ne shekuj me gjak e djerse nga Himariotet (ndryshe nga vendet e tjera ku toka eshte gjetur e gateshme), per tu bere ortak ne to me oligarket kliente te pushtetit ne emer te te cileve do kalojne pronesine e prones se grabitur…..?????!!!!!

    Pyes veten ne se duhet te vazhdoj te lexoj e ti besoj me Dites?

    Shpresoj qe te pakten komenti mos censurohet.

    Reply to this comment
    • Populi April 3, 12:41

      Problemet e pronave ne Shqiperi jane problem qe nuk prekin vetem himarjotet. Pronari i ligjshem ka te drejte ta perfitoje pronen dhe te mare demshperblim ne rast kur prona preket nga zhvillinet per interes publik. Nqs ne Himare tentohet te grabitet prona qytetari i drejtohet gjyakates por kur himarjotet ( jo te gjithe kuptohet ) i drejtohen Greqise ketunpuna ndryshon. Himara nuk ka qene kurre minoritet dhe se ka pasur kurre kete status. Kjo eshte e verteta! Per ata qe pretendojne minoritet ne Himare atehere ta shohin veten ne pasqyre dhe te kuptojne clloj monstrash pa dinjitet njerezor jane. Se pse Greqia u del ne mbrojtje ” ceninit” te pronave ne Himare kjo eshte e njohur. Vorio Epiri dhe protokolli i Korfuzit jane arsyet e ” kundesit ” te shtetit grek per te vete quajturit minoritare himarjote te gjakut me te paster shqiptar.

      Reply to this comment
      • Genti April 3, 14:19

        Popullsite e nje etnie tjeter nuk percaktohen nga statuset dhe vendimet e qeverive e politikes, por nga vete popullsia , gjuha dhe trashegimia e komunitetit.

        Neqoftese dikush aludon dhe shtrengohet se cfare jane Himariotet ne te vertete, Greke apo Shqiptare, perse nuk pyesni vete Himariotet se cfare ndihen? Nuk mundet asnje qe te flase ne emer te tjereve, aq me teper nje shtet dhe politike e korruptuar deri ne palce.

        Te mbahet nje referendum ne Himare e te pyeten vete Himariotet me dy pyetje te thjeshta. A ndihen Greke apo ndihen Shqiptare. Mendoj se kjo e zgjidh problemin e as mish e peshk dhe te keqperdorimeve politike, ne emer te komunitetit vendas te Himares.

        Sa per pronat e Bregdetit, shteti Shqiptar ka nje histori 30-vjecare kriminale dhe antiligjshmerie kunder banoreve te Bregut, duke ju mohuar atyre te drejten e prones te trasheguar nga te paret dhe certifikimit te saj. Kjo eshte bere qellimisht, per arsye tjetersimi nepermjet falsifikimive, korrupsionit dhe tjetersimit. Dhe ky fenomen nuk eshte eksluziv vetem per zonen e Himares.

        Dikush permendi gjykatat. Po kush eshte ai Shqiptar me dy gram tru ne koke, i cili beson se dikush do te gjeje te drejten e prones ne gjykatat Shqiptare, pa dhene qindra mijera Euro te sistemi i korruptuar i drejtesise. Aq me teper te drejten e mohuar te prones nga vete Shteti Shqiptar.

        Reply to this comment
  6. Himara April 3, 14:39

    Genti bravo,
    Ju pergjigja ketij populit por e censuruan.

    E devijojne qellimisht esencen e problemit nga problem pronesie ne problem perkatesie etnike!

    Reply to this comment
  7. Adih April 3, 14:50

    Te gjithe keto parti si PD ,PS e LSI ,per intersa te veta sajuan ligjin famekeq 7501 . Kjo eshte problemi me madhor qe i ka prishur Shqiperise ,te gjitha mos investimet nga firma serjoze te huaja . As edhe nje firme e huaj serjoze ,te pakten ne kohe te ketij Ramuti nuk ka investuar .Shqiperia eshte ne rrezik te falimentimit . E PSE ????
    Jane bllokuar dosjet per ceshtjen e pronave ne gjyk e STRASBOURGUT sot e 10 vite . Qeveritaret i jane lutur nepermjet Merkelit dhe ish pr Hollande ,na i shtyni se do i rregullojme keto probleme dhe realiteti eshte ndryshe .A e kuptojne keta te pa ndergjegjshem se po te hapi Strasbourku rubinetin sot ,jane miliarda ne euro deme qe do perfitonin me te te drejte pronaret reale . Ku i con mushka ?Jane qindra dosje pa dale dhe qindra e mijera te tjere pronare , qe po presin te shkojne ne gjyk e Strasbourgut per ceshtjen e pronave te tyre .e natyrisht me te drejten e tyre ..Kush do i pagoje o i pa pergjegjshmi Rama keto miliarda ne Euro ,akoma do paguajme ne me taksat tona ,dhe pse ,se doni ju te investoni per llogari tuajen ne per keto troje te pronareve ,qofte edhe ne troje shteterore ,dhe kuptoje o Rame ,trojet shteterore nuk jane te tuat e te LIkes e te Saliut ,por jane troje , qe duhet te perfitoje i gjithe populli shqiptar qe nga veriu e dei ne jug te shqiperie .Dhe dua ta mbyll me shifrat e statistikat e juaja ,qe deri tani jane mbi 8000 te vdekur ,te vrare vetem per ceshtjen e prones .Ja keni kaluar me keto shifra te frikeshme edhe diktatures se Enverit , babait juaj shpirteror..Kot lodheni ,prona do shkoje tek i zoti ,prandaj po e ben perendimi Amerika dhe Gjermania reformen ne drejtesi dhe SPAK ,e nuk eshte vetem kapja e peshqeve te medhenj ,por stabiliteti dhe qetesia e perjeteshme ne ballkanin perendimor .Eshte idiot ai qe nuk e kupton .Per ironi o Ramut a e di ti qe shume pronare shqiptare flasin e te pergojojne duke thene se duhet te sajojme nje pashaporte greke dhe ishalla tna ndihmoje Cipras ,se Rama , ,per te mare pronat e gjysherve tane ,se nokomunistet e ketij tranzicioni post komunist nuk po na japin pronat , a e kupton cfare je duke i bere vendit o i pa pergjegjshem .Qofsh ti ,e zoti ishalla te fale o Rame.,e mbylle karjeren o Ramush si katovicari i fundit me pardesy te bardhe i ketij tranzicioni post kokunist me turp.
    Zoti Bedri faleminderit per kete shkrim dhe respekte .

    Reply to this comment
  8. KOZi April 3, 15:10

    Referendum eshte bere ne Himare ! Ne krijim te shtetit shqiptar kur u percaktuan kufinjte si dhe ne periudhen e Mbretit Zog . Lexoni Petro Markon kur jep edhe emrat e familjeve . Ky ka qene referendumi atekohe.
    Pyetja eshte : Merret reference periudha komuniste ,perse. Ajo ishte periudhe kur greqia ishte ne perendim e shqiperia ne lindje.
    Merrni periudhen e Mbretit Zog kur prona ishte private dhe pa kundershtime. Kur pasaporta dhe paraja shqiptare vlenin ne europe. A ka mundur Greqia te veproje keshtu si sot ! Jo ! Perse ?

    Reply to this comment
  9. Adih April 3, 15:50

    Kozi @………..Faleminderit per komentin tuaj .Krahasimet i beni gabim .Zogu , Nazistet Gjermane fashistet Italiane e Ballistet ,nuk ja moren ose me shqip nuk ja vodhen as edhe nje njeriu pronen , kurse Dulla ,babai shpierteror i ketyre poitikeneve te ketij tranzicioni post komunist ja mori pronareve reale pronat me pa te drejte dhe i ktheu ne kooperativa bujqesore ,kurse keta agallaret e socem ,ja kaluan babait te tyre shpirteoror ,dhe i kan e kollofitur per vehten e tyre ,prandaj ?????.Nderime dhe faleminderit per mirekuptimin. KOZI:

    Reply to this comment
  10. Arben April 3, 16:14

    Epo ngaqe do na integroi qiprasi ne beeeeeeeeeeeeeeee.

    Mendojeni vete cfare plehre eshte beeeeeeeeeeeeeeee,

    Kur ia jep qiprasit veton per futjen tone.

    O te shker…..fsha mu ne beeeeeeeeeeeeeeee.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*