Skandali seksual/ Ish-kryebashkiaku Shukri Xhelili në prag të lirimit, si ndryshoi akuza

May 13, 2017 16:17

Skandali seksual/ Ish-kryebashkiaku Shukri Xhelili në prag të lirimit, si ndryshoi akuza

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka ndryshuar akuzën për Shukri Xhelilin, ish-kryebashkiakun e Dibrës të përfshirë në një skandal seksual dhe ka zbutur masën e dënimit ndaj tij, shkruan “Panorama”.

Në përfundim të gjykimit në Apel, një Kolegj Penal i kryesuar nga Nure Dreni ka vlerësuar se i pandehuri Xhelili nuk duhet të akuzohet për akuzën e “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore”, por për akuzën e “marrëdhënies seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruara detyrën”, mbetur në tentativë.

Duke e deklaruar të fajshëm për këtë akuzë, Apeli ka vendosur dënimin përfundimtar me 1 vit e 8 muaj burg për Xhelilin.

Ky dënim është 1 vit më i ulët se dënimi i Shkallës së Parë, në janar 2017, sipas të cilit ish¬zyrtari u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg.

Duke iu referuar kohës së arrestimit të Xhelilit në maj 2016 dhe qëndrimit të tij në paraburgim është e afërt dita kur ai do të shijojë lirinë.

Në vendimin e shpallur pak ditë më parë, Apeli lë të pandryshuar dënimin plotësues për Xhelilin, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një kohë prej pese vjetësh.

“Deklarimin fajtor të të pandehurit Shukri Xhelili për kryerjen e veprës penale të ‘marrëdhënies seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”, mbetur në tentativë dhe dënimin e tij me 2 vjet e 6 muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406 paragrafi i parë të Kodit të Procedurës Penale, dënohet përfundimisht i pandehuri Shukri Xhelili me 1 vit e 8 muaj burgim”, thuhej në dispozitivin e Apelit të Krimeve të Rënda.

Burime zyrtare të gjykatës konfirmuan se ish¬kryebashkiaku Xhelili i ka bërë rekurs vendimit të Apelit në Gjykatën e Lartë.

SKANDALI
Ish-kreu i bashkisë Dibër, Shukri Xhelili, u arrestua në 16 maj të vitit 2016, pas publikimit ne media të nje videopërgjimi. Në këto pamje ai shfaqej duke i kërkuar favores seksuale një vajzë në këmbim të punësimit të saj në një prej drejtorive vartëse të bashkisë Dibër.

Videot ishin realizuar përmes telefonit celular të 20 vjeçares në tre ambiente të ndryshme, në zyrën e kryebashkiakut, në automjetin e tij, si edhe në dhomën e një hoteli në Tiranë.

Me tej, prokuroria administroi dëshminë e 20-vjeçares, e cila tregoi me detaje se si i ishin kërkuar favore seksuale për të fituar vendin e punës.

Gjatë konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesi i prokurorisë tha se i pandehuri Shukri Xhelili ka kërkuar një përfitim të parregullt, të natyrës seksuale në këmbim të punësimit të shtetases Anisa A.

Sipas prokurorisë, i pandehuri ka zhvilluar biseda me të dëmtuarën dhe duke krijuar kushte që ta realizonte punë¬simin me pretimin që në vazhdim, kundrejt të njëjtit përfitim, si në momentin e punë¬simit do t’i siguronte një vend punë me pagë më të mirë./panorama

May 13, 2017 16:17
Komento

7 Komente

  1. fteri May 13, 16:24

    Mjaftë më ,në qoftë se Shukuri Xhelili nuk ka zënë mëndë me gjithë këtë çënjerzim , ai nuk do zë mëndë kurrë !

    Reply to this comment
  2. A May 13, 17:08

    Qe ne foto ky person duke qe eshte komplet k.re. Po te tille persona zgjedh e mbare politika shqiptare e ketyre 27 vjeteve me ne krye SAL BERISHEN, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA.

    Reply to this comment
  3. JFK May 13, 17:31

    habitem me opinionin shqipfoles.
    .
    kapja xhelilit me “presh ne duar” ishte dhe eshte nje ofensive antisocjaliste per ta dobsuar ne maksimum kete mazhorance “power full” qe ka Rama sot
    .
    fakti qe ajo bjondja e Eduart Selamit ishte personi qe pregatiti gracken na le per te dyshuar…ne kete baterdi me keto “egzekutim” te disa kryebashkikeve.
    .
    fakti Ylli Pango qe kreu nje akt 100 here me te rende se Shukriu..kuptohet qe ndryshe denohet nje kurvar socjalist.si terrorist..ndryshe denohet nje kurvar demokrat i cili mori dhe 400 mije dollare shperblim per prishje imazhi
    ***
    me e renda ishte deklarata e donald luse qe e quajti krim te rende kete veprimin e shukriut..ne nje kohe qe psh. shume shtetare amerikane qe nga JFK kane dale
    skandale qe para Shukriut ishin 1000 here me te renda
    .
    e denoj veprimin e Shukriut qe edhe pse ishte kurth ne kuader te de-socjalizimit t shoqerise shqiptare…por mos harroni ju shqipfoles dhe sidomos ambasadoret e Tiranes..se nqs do denohej SALUL Bashibozuku ME TE NJEJTEN KOEFICENT SISHUKRIU….ai duhej varur ne litar ne ms te tiranes

    -si vrases i 21 janarit
    -si tradhetar i detit jon
    -si spiun i UCK
    .
    nuk i vjen e keqja e atij vendi nga hallatet e shukriut por nga dosja kriminale e lul bashes dhe tolerimi po aq kriminal qe i bejne miqte tane atij devili

    Reply to this comment
  4. Jevi May 13, 17:43

    Ku eshte skandali ketu.Ai person e mori denimin maksimal me diskretitimin qe ju be.Atij ju eren syte para seksit dhe humbi cdo gje,kujt i plasi se sa burg do te bej.
    Mos beni lajme pa vlere.

    Reply to this comment
  5. Mark uk May 13, 18:17

    Sikur te ishte njeri ai nuk ftyre ta shoh kush,po meqense te till i don partia e tij nuk i behet vone.Ka marr shembull nga kryetari i tij qe eshte martuar pes here.Se ka bere foto nudo plazheve te Frances prap nuk ka rendesi.Cfar ke per ti then kur ka akuzuar te jatin se i ka shkue me te shoqen e djali eshte i te jatin e jo i tij.Te till kryetar keni o militaruca me pages.

    Reply to this comment
  6. preshi May 14, 12:13

    e kapen ne duar .
    do kapin edhe te tjere pavarsisht ngjyres politike, ka nje emr imorale, qe nuk duhet te jene figura politike apo shteterore dhe ka vetem nje mase.ligji.pse zbutet ligji dihet.gjykataben veting, site per politikene, pra duhet vetingu qe firmosi populli.
    pse u tolerua me kete faqezi, po te ishte vajza, mbesa e ndonje gjykatesve te ceshtjes brek grisuri qe embrojti dhe bashkeshortja, keta gjykates do benin te fundit.
    ka ardhur koha ligji te jete nje per te gjithe.
    besojme, jo lojrat e grackat e politikes, por ate qe kerkohet, sita e gjykates ketu fillon edhe fundi i shukireve dhe grackave dhe imoralitetit te politikes

    Reply to this comment
  7. fteri May 14, 15:41

    Mark -UK a ‘ nuk e përshëndete protestën e tajares që kaluan me biçikleta së bashku me protestën e PD-së Salit dhe Lulit ?..Leri martesat e plazhet e Edit , këto janë probleme jete.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*