Skandali seksual, Shukri Xhelili mbetet në burg

June 2, 2016 11:31

Skandali seksual, Shukri Xhelili mbetet në burg

Ish-kryetari i Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili mbetet në burg. Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka refuzuar kërkesën e tij, që kërkonte lirimin nga burgu.

Xhelili akuzohet për korrupsion pasiv, pasi i ka kërkuar favore seksuale 20-vjeçares me iniciale A. A, në këmbim të emërimit të saj në një nga strukturat në varësi të bashkisë.

Vetë 56-vjeçari e ka quajtur videoregjistrimin një skenar me prapavijë politike. Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe përfaqësues të mazhorancës që pasi e kanë dënuar aktin e ish-kryebashkiakut të Dibrës kanë kërkuar hetim të plotë të çështjes.

Ai më parë ka ankimuar dhe në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë për ta shkarkuar nga detyra. Kërkesa është dorëzuar këtë të mërkurë nga avokati i Xhelilit, ku kërkohet shfuqizimi i vendimi të Këshillit të Ministrave dhe rikthimi në detyrë. Gjatë marrjes në pyetje vajza 20 -vjeçare ka pohuar se e ka kryer videoregjistrimin me iniciatëvë të saj. Policia ka marrë në mbrojtje atë dhe familjarët e pas reagimeve kërcënuese në rrjetet sociale.

June 2, 2016 11:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*