Skandali seksual, Xhelili qan para policëve që do ta çonin në burg

May 22, 2016 09:47

Skandali seksual, Xhelili qan para policëve që do ta çonin në burg

Disa ditë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda i komunikoi ish-kryebashkiakut të Peshkopisë masën e sigurisë arrest me burg lidhur me video-skandalin, ku i kërkonte favore seksuale një 20-vjeçareje për t’i ofruar punë.

Gjatë momentin që oficerët e policisë do ta merrnin nga ambientet e Gjykatës për ta shoqëruar në burgun e Tiranës, Shukri Xhelili, është përlotur para policëve, shkruan sot gazeta ‘Shqiptarja.com’.

“Ish-kryebashkiaku ka shfaqur momente emocioni dhe pasigurie me veten dhe ka filluar të qajë”, thonë burimet për gazetën. Pasi transferimit për në burg, Xhelili po mbahet nën monitorim në këtë institucion të vuajtjes së dënimit, për shkak të frikës se mund të kryejë vetëvrasje.

Gjithashtu, duke parë gjendjen e tij të rënduar psikologjike, Shukri Xhelilit i është ofruar ndihma e psikologut dhe e mjekut të burgut për të përmirësuar shëndetin e tij psikologjik.

Edhe gjatë qëndrimit në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ish-kryebashkiaku ka shfaqur momente pasigurie dhe nuk e ka mbajtur dot veten dhe u përlot.

Mbi Shukri Xhelilin rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës, marrëdhënie seksuale e mbetur në tentativë dhe korrupsion pasiv./Shqiptarja.com

May 22, 2016 09:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*