Skandali STAR, mega-mashtrimi me mijëra viktima. Sa do zgjasë ende liria e dy drejtuesve të skemës? Letra e Ditës për tre institucione të drejtësisë

July 1, 2020 09:58

Skandali STAR, mega-mashtrimi me mijëra viktima. Sa do zgjasë ende liria e dy drejtuesve të skemës? Letra e Ditës për tre institucione të drejtësisë

Publikohet letra dërguar nga Dita për Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela, Prokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani. Sa do zgjasë ende liria e dy personave tashmë të identifikuar me emra, ndërsa pritet publikimi i fotove të tyre dhe mega-mashtrimi ka bërë tashmë mijëra viktima?

 

Për:

  1. PROKURORIN E PËRGJITHSHËM, Z. OLSIAN ÇELA
  2. PROKUROREN E TIRANËS, ZNJ. ELISABETA IMERAJ
  3. INSPEKTORIN E LARTË TË DREJTËSISË, Z. ARTUR METANI

Si pjesë të një investigimi mediatik, kemi publikuar tre artikuj që lidhen me një mega-skandal të përmasave shumë të rënda që ka prekur mijëra shqiptarë.

Në opinionin tonë, nga letrat dhe historitë e treguara ky skandal barazohet për nga përmasat me mashtrimin e ‘firmave piramidale’ në vitet ‘93-’97.

Skema e mashtrimit ka zbuluar një zinxhir të lidhur njerëzish brenda një godine që quhet “Star” dhe që përfshin, një institucion financiar jobankë, avokatë, përmbarues dhe një notere.

Çdo ditë kemi kontakte me qytetarë që rrëfejnë hallin që u ka rënë në kurriz duke paguar shuma të cilat nuk i kanë, duke u detyruar të marrin kredi në mashtrim dhe jeta e tyre është kthyer në një makth borxhesh të padrejta.

Të gjithë mendojnë se pas këtij mashtrimi është vetë SHTETI.

Ne jemi gazetarë, dhe jo juristë. Por këto 3 javë kemi dëgjuar aq histori shoqëruar me dokumente kompromentuese, sa nuk ka nevojë për njohuri të veçanta të ligjit për të kuptuar se këtu kemi të bëjmë me një MASHTRIM GALOPANT ME SHIFRA MARRAMENDËSE MILIONA EURO.

Njerëzit e mashtruar ngulin këmbë: “Ata nga pas kanë shtetin. Ata janë të gjithë bashkë”.

Ne po pyesim të gjithë personat e “shtetit” për të arritur një përfundim.

Pyetëm Ministrinë e Drejtësisë, që na informoi se, që në vitin 2018, kjo Ministri ka depozituar disa kallëzime penale në prokurori për skemën Star por nga Prokuroria s’ka asnjë përfundim lidhur me to.

  • Ministria ka kallëzuar me shkresën nr.5204/4 prot, datë 08.2018, ZIG, Arben Meskuti, për kryerjen e veprës penale “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”.
  • Në 28.09.2018, prokuroria ka vendosur mosfillimin e kallëzimit penal të Ministrit.
  • Gjykata me vendimin nr. 4823, datë 22.01.2019 ka prishur vendimin e mosfillimit të prokurorit, që u la në fuqi edhe nga gjykata e apelit Tiranë, 15.04.2019. Pas 455 ditësh s’ka asnjë vendim tjetër të prokurorisë për këtë çështje.
  • Kallëzim tjetër nga ministria, është ai me nr. 2475/2019, ndaj avokatëve Arben Meskuti, Fiona Kadiu etj. për veprën penale “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”. Pas 1 viti e gjysëm hetimesh ende asnjë rezultat nga prokuroria.
  • Në datë 19.02.2020, Ministria ka bërë prapë kallëzim penal për veprat “Mashtrim” me pasoja të rënda të kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, “Shpërdorim detyre”, “Përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore”, kundër: Micro Credit Albania, ADCA, SHP ZiG, FS, FLASH, Olsi Ibro, Elda Ibro, Arben Meskuti, Ernela Cuberi etj.
  • Ministria pretendon se, “Për këtë kallëzim nuk kemi ende një informacion nga prokuroria për ecurinë e tij[…] çështja duhet të jetë ende në hetim në kushtet kur Ministria e Drejtësisë nuk është thirrur apo njoftuar nga gjykata ose prokuroria mbi ndonjë vendimmarrje të mundshme.”

Faqja e parë e DITA

Qendra Star vazhdon punën mashtruese pa u shqetësuar, pasojat rëndohen mbi dhjetra familje këto 4 muaj që prokuroria “mendohet” apo heton… këtë do e tregoni ju.

Nëse autorët e mashtrimit që pretendojnë qytetarët dhe kallëzon Ministria e Drejtësisë nesër dalin të fajshëm, kush i kthen mbrapsht pasojat e rënda të mashtrimit sot që viktima të reja krijon çdo ditë?

Provat e mashtrimit po kanë kohën të fshihen, prokuroria d.m.th., SHTETI po hesht!

Ne si gazetarë dimë për Reformën në Drejtësi. Për pavarësinë e prokurorit dhe të prokurorisë. Dimë për ligjet e reja dhe hetimet e ndërlikuara. Por dimë në këtë rast që provat po ‘ulërasin’ vetë çdo ditë. Njerëzit vijnë të dëshmojnë në media dhe jo në prokurori, sepse askush nuk i thërret.

PËRSE?

Janë me dhjetra emra fatkeqësh të mashtruar në dosjet e prokurorisë që duhet të dëshmojnë të vërtetën e tyre. Janë mijëra dosje me fate njerëzish që janë marrë peng nga mashtruesit “Star” në godinën “Star” që vazhdojnë punën të qetë. Por ne nuk dimë përse prokuroria hesht dhe nuk lëviz. Nuk i sekuestron dosjet me fate njerëzish në to.

Ministria e Drejtësisë shfajësohet me kallëzime. Dhe të mendosh se, kur zvarritet 2 vjet një kallëzim nga Ministria e Drejtësisë, çfarë ndodh me çështjet e qytetarëve të thjeshtë?!

Përgjigjen të gjithë e dimë, ne si media dhe të gjithë ata që janë përplasur në ato dyer në kërkim të shpëtimit nga të qenit peng i sharlatanëve dhe mashtruesve.

Ky rast nuk mund të jetë si të tjerët, kur viktimat numërohen me mijëra. Dëmi ekonomik në xhepat e qytetarëve, miliona euro. Dëmi moral, psikologjik dhe trajtimi torturues që i bëhej atyre te qendra “Star”, i pamatë.

Rrëmbimi dhe zhvatja e pronave si rasti i qytetarit nga Kavaja që çelësat e dyqanit i mbante në xhep dhe hipotekën e kishte grabitur MCA me burrin e noteres, nuk mund të trajtohet si gjithë të tjerët, me procedurë normale, kur t`i vijë radha.

Noterja që gënjeu gjithë shtetin me punishten – noteri s’mund të trajtohet me procedurë normale. Fotot dhe punishtja janë aty, prova të flagrancës së krimit të bërë në sy e faqe të të gjithë atyre që jetojnë në Kavajë dhe Shqipëri. (Kliko KËTU)

Çfarë pret prokuroria?! Që qytetari të marrë hak, apo noterët e Kavajës të bëjnë vetëgjyqësi?!

Ne e mbështesim pavarësinë e institucioneve të Drejtësisë së re, prokurorin dhe prokurorinë si institucion, por nuk mund të presim për drejtësinë e munguar për vite dhe vite të tëra, hetime pa fund apo hetime të pakryera, kur dy vjet kanë kaluar dhe krimi “Star” vazhdon.

Ndaj kjo letër e hapur, dërgohet para jush, në respekt të të gjithë atyre që tek DITA kanë gjetur këto javë një derë që hapet.

Por duhet ta keni ju këtë vëmendje, duhet ta dëgjoni ju zërin që kumbon te vuajtjet e tyre. Ju keni në dorë drejtësinë dhe akuzën. Ju keni në dorë të shkundni malin e dosjeve që rrinë apo “flenë” mbi tavolina zyre, për t’u hetuar me paanësi, profesionalizëm dhe për të treguar se:

  • Shtet ka!
  • Prokurori ka!
  • Prokuroria është aty!
  • Prokuroria nuk fle!
  • Prokurorët janë njerëz me integritet, dinjitet dhe nuk mund të blihen apo shiten lirë siç rëndom ka ndodhur këto vite dhe është lejuar kjo masakër financiare!

Letra e mësipërme u dërgua nga DITA me email dhe me postë në tre institucionet e Drejtësisë, në datë 24 qershor, 2020. Më poshtë, përgjigjet e dy prej institucioneve:

Përgjigje e Prokurorisë së Përgjithshme pas kërkesës për informacion nga ana e redaksisë së DITA

Përgjigje e Prokurorisë së Përgjithshme pas kërkesës për informacion nga ana e redaksisë së DITA

Përgjigje e ILD referuar letrës së redaksisë për skandalin STAR

Rebusi i një shqetësimi publik 

Dëmet e minibankave të pambikëqyrura kanë tërhequr hera- herës dhe vëmendjen mediatike, por çështja ‘Star’ ndryshe nga të gjitha ka detyruar një segment të shtetit ta quajë “skemë shtrënguese të kredimarrjes nëpërmjet mashtrimit”.

Të mashtruarit llogaritet të jenë me qindra dhe me mijëra viktimat e skemës së organizuar brenda qendrës “Star”. Ata shtohen çdo ditë, denoncojnë dhe tregojnë të vërteta të pabesueshme qe nuk ilustrohen dot me grafikë apo shprehje elegante, por me fjalë të dhimbjes dhe mundimit njerëzor.

Skema e mashtrimit MCA-ADCA ka gëlltitur me miliona euro troje, kullota, magazina, shtëpi banimi, pasuri që dhe vete shteti nuk mund t’i ketë në inventar.

Megjithese bankat e medha si Raiffeisen, Procreditbank, Societte Generale (sot OTP) kishin detyrim t`i mblidhnin vetë kreditë me probleme apo “kreditë e humbura”, ato i shitën me mijëra prej tyre te mikrobankat si MCA, duke fshirë në këtë formë nga bilancet e tyre “sikletet” financiare madje dhe duke fituar me to.

Sipas burimeve tona, shitja e mijëra kredive nga këto banka te MCA u bë me një çmim qesharak, 8-10%.

Çmimi i shitjes së kredive u kërkua nga “Dita” te bankat shitëse, te shoqata e bankave, te disa noterë, madje dhe në gjykatë, por kudo ky çmim ishte tabu të tregohej. Mbahet sekret. Sekreti godet fort të vërtetën e këtij çmimi, por në thelb u shit besimi i mijëra shqiptarëve pa mbrojtje te sistemi i tyre bankar.

Pra mijëra kredi u shitën në formën e portofoleve të grupuara me një çmim minimalist te mikrobankat. Shitja e kredive rezultoi fatale kur blerësit u bënë MCA dhe ujqërit e qendrës Star.

Një kredie prej njëmilion lekësh të vjetra që u shit për tetëdhjetë mijë lekë të vjetra, ju kërkua një haraç prej 5, 6 ose 7 milionë më pas.

Pronarët e rinj të kredisë mund të bënin ç`të donin me çmimin e kërkuar të saj. Të gjithë njerëzit që besuan te bankat e shtetit, u grabitën të dorëzuar më pas nga minibankat që mendonin se mbikëqyreshin prej tij- prej shtetit.

Ministria e Drejtësisë thjesht ka grumbulluar në një dosje qindra ankesat e njerëzve të dhunuar nga skema MCA- ADCA, por vetëm njëra prej tyre do mjaftonte të alarmonte vetë mbikëqyrësin e sistemit bankar.

Nga të dhënat e kadastrës, “Dita” ka zbuluar çudira se si skema Star ka dhunuar dhe grabitur pronat e qindra njerëzve nën petkun e blerjes së kredive nga bankat.

Një çifti bashkëshortësh nga Tirane ju sekuestruan dy apartamente vetëm për 50 euro detyrim që ishte blerë nga MCA. Sadik dhe Pranvera Çokut ju bllokuan 10.000 metra katrorë në Ibë të Tiranës vetëm për 700 mijë lekë të vjetra detyrim të blerë nga MCA te Procreditbank.

Shembujt janë të shumtë, të gjithë shokues. Të gjithë janë te provat e një hetimi që sa vjen dhe po bëhet më shumë publik se sa shtetëror…

 

*****

Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen e redaksisë dhe citimin korrekt e të dukshëm të burimit.

 

Nga i njëjti investigim mund të lexoni duke klikuar

KËTU,

KËTU 

dhe KËTU.

 

 

July 1, 2020 09:58
Komento

22 Komente

  1. Specialisti i midhjes, por jo i pëshkut! July 1, 10:11

    Shtet ka, prokurori ka, POR profesionistat ndodhen @n’t arushes, cik më andej.

    Reply to this comment
    • Nje koke pa lare: July 1, 11:23

      Por ne nuk dimë përse prokuroria hesht dhe nuk lëviz.
      Nuk doni te besoni se kapitalizma a e omel si hallva!
      Ndoshta keni probleme me shijen!?

      Si do qofte beni tamponin…

      Reply to this comment
      • Trofta July 1, 11:58

        Shko laj k0kat ti. Se nuk dihet kush te udheheq.

        Reply to this comment
        • Ujori July 1, 14:29

          Është e thjesht, shiko kush e ka krijuar MCA. Sotë eshtë një nga drejtuesit i CREDINS bankë. Guvernatori i BKSH ka qënë oficer kredie te CREDINS…lëmshi është shumë i pleksur, unë ju kamë bërë kallzim penal në Vlorë.

          Reply to this comment
  2. Mihal Xhamo July 1, 10:33

    Deri kur keshtu? Eshte per te ardh ur keq qe,edhe pas 30 vitesh,ne vendin tone nuk ka mundur ende te maturohet nje klase politike e pegjegjshme dhe ne sherbim te ve ndit e kombit to ne. Fshati qe duk et s’do kollauz-th ote populli. Vendi yne megjithese ja shte bllokut ish sovjetik,ende pa i hapur negociatat me BE,ende vendi pa drejtesi funksi onale,qeveri e tre guar me gisht per korrupsion e per trafiqe te te gjit ha llojeve,populli me i varfer ne Eur ope e tj.Pse valle? Mendoj sepse en de nuk besojme te forca demokra cise dhe lirise,sep se ende besojme ne idole dhe idhu j te rreme,sepse ende e besojme fatin tone te disa palo politikane te sprovuar si Berish a,Rama,Meta,Milo, Mediu e co…te cil et kane 30 vite qe llomotitineper demokraci e qe v etem jane majm ur me djersen e g jakune. Keto vem je duhen flakur qe te dalin filiza te rinje.

    Reply to this comment
  3. intelektuali July 1, 11:44

    Ne cdo vend te Botes ka firma Kolektore qe mbledhin detyrimet e bankave ndaj personave qe nuk shlyejne detyrimet dhe kamatat, ejani ketu ne SHBA qe te bindeni vete se ndodh kjo gje ne nje forme tejet brutale, sidomoskur detyrimet kapin shume te medha,

    KUSH JA KA FAJIN KREDITMARESVE QE NUK SHLYEJNE DOT DETYRIMET E TYRE?

    Pse duhet te nderhyje qeveria ne nje biznes totalisht privat?

    Ne SHBA dhe ne Bote ne Bursen e Fondeve, por edhe ne Banka Private mund te humbasesh para te medha vetem nga investimi i gabuar, ose nga momenti i pavolitshem per te blere aksione qe per momentin kane interesa te larta, por qe per nje arsye bien tatepjete menjehere,

    KUJT I SHKON NE MENDJE TE AKUZOJE QEVERINE PER RENIEN E AKSIONEVE NE BURSE NE SHBA?

    Mashtrimi eshte pjese e jetes, mashtrimi ka ezistuar qe ne Egjyptin e Lashte dhe ka ecur me njeriun krahas gjate historise se tij mijravjecare, Enveri i mashtroi shqyptaret per 50 vjet me radhe me komunizmin e tij fallco, Saliu pas tij i mashtroi shqyptaret me Piramidat Financiare kur deklaroi se ishin te pastra si “Ujet e Bjeshkeve” Edvini i mashtron VAZHDIMISHT shqyptaret sot me lloje-lloje-llogjesh alla fallsifikimesh qe mbajne eren e Bashkim Ulajt&Lukuni, por sot me kete shkrim exluziv me target qeverine e Rilindjes, nuk keni te drejte o gazeta e nerume DITA, prandaj sot po i dal per here te pare ne mbrojtje Edi Rames si nje Piktor autodidakt shqyptar qe po perpiqet te shese ne Bote pikturat e tij si “frengu pulen”,

    njashtu:

    Sic donte ta shiste Kosoven si “Byreku ne Tepsi” me Thacin dhe Vucicin, ne terrin e nates per interesat personale te sejcilit nga treshja famoze e Minishengenit Ballkanik qe ngjan si dy pika uji me Federaten Ballkanike te Titos ne Kohen e Qepes te Jugosllavise Komuniste.

    Degjoni dhe mbani vesh nje histori te pazakonte qe verteton se jo gjithmone:

    FAJIN E KA EDVINI

    Nje pershtatje nga shtypi prej intelektualit:

    PIKTORI AMATOR HOLLANDEZ QE MASHTROI HERMANN GOERING-UN E HITLERIT

    “Han Van Meegeren ishte një piktor holandez dhe portretist, konsiderohet të jetë një nga mashtruesit më të bujshem dhe falsifikatorët më të medhenj te artit të shekullit të 20-të, qe:

    NGA KRIMINEL U BE HERO KOMBETAR

    Van Meegeren u bë një Hero Kombëtar pas Luftës së Dytë Botërore, kur u zbulua se ai kishte shitur një pikturë të falsifikuar tek Reichsmarschall Hermann Göring gjatë okupimit nazist të Hollandës. Si fëmijë, Van Meegeren zhvilloi një entuziazëm për pikturat e Epokës së Artë Hollandeze dhe ai filloi të bëhej vetë një piktor autodidakt. Kritikët e artit, megjithatë, e hodhën poshtë punën e tij amatore dhe nuk e pranuan ne gjirin e tyre dhe Van Meegeren mendoi se ata kishin shkatërruar karrierën e tij. Ai vendosi të provojë talentin e tij tek kritikët duke falsifikuar piktura të disa prej artistëve më të famshëm në botë, duke përfshirë Frans Hals, Pieter de Hooch, Gerard ter Borch dhe Johannes Vermeer. Ai kopjoi dhe përsëriti aq mirë stilet dhe ngjyrat e artistëve, saqë kritikët dhe ekspertët më të mirë të artit të kohës i vlerësuan pikturat e tij si origjinale dhe asnjehere nuk e kuptuan fare qe ishin nje mashtrim i madh. Falsifikimi i tij më i suksesshëm ishte “Darka në Emmaus”, krijuar në 1937 ndërsa jetonte në jug të Francës. Kjo pikturë u përshëndet si një origjinal i Vermeer i vërtetë nga ekspertë të famshëm të artit si Abraham Bredius . Bredius e vlerësoi atë si “Një kryevepër e piktorit hollandez, Johannes Vermeer qe ishte si një pikturë deri tani e panjohur nga një mjeshtër i madh”. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Hollandezët e pasur donin të parandalonin shitjen e artit holandez për Adolf Hitlerin dhe Partinë Naziste dhe ata paguan si te papare dhe i blenë pothuaj te gjitha falsifikimet e mashtruesit autodidakt Van Meegeren (qe te kujton sot Edi Ramen). Sidoqoftë, një pikture “Vermeer” i rremë apo fallco përfundoi në koleksionin e snobistit nazist, Hermann Göring, i cili kishte blere me pare 137 piktura të tjera dhe koleksioni i Göring-ut te Hitlerit u bë një nga pasuritë e tij më të çmuara. Pas luftës, mashtruesi finok Van Meegeren u arrestua në 29 maj 1945 si bashkëpunëtor i nazizmit dhe po pergatitej vendimi per denim me vdekje ne baze te Ligjit hollandez dhe pasi Prokuroret besuan se ai kishte shitur nje pronë te vërtetë kulturore holandeze te nazistët. Ky do të ishte një akt tradhtie që sillte me vete dënimin me vdekje, kështu që Van Meegeren, kur e pa qe do te hante kokrren e plumbit, rrëfeu akuzën më pak të rëndë për falsifikim dhe mashtrim. Ai u dënua me akt- akuzen e falsifikimit dhe mashtrimit më 12 nëntor 1947, pas një gjykimi të shkurtër dhe u dënua me një dënim modest me një vit burg, megjithatë ai nuk e vuajti dënimin e tij, sepse vdiq me 30 Dhjetor 1947 në Klinikën Valerius në Amsterdam, pas dy infarkteve në zemër. Megjithate mashtruesi Van Meegren mbetet ne histori si nje nga mashtruesit me finoke dhe me te zgjuar ne Bote deri ne ditet e sotme duke konkuruar per vendin e pare me shpikesin e Piramidave Financiare Charles Ponzi ne SHBA ne vitet 1920, nga i cili mesoi Sali Berisha edhe leksionin e tij ne vitin 1996 kur u zbrazi totalisht xhepat shqyptareve dru me pre. Ekspertet vlerësojne se Van Meegeren pervecse mashtroi kriminelin e Hitlerit, Hermann Göring, zhvati blerësit e pikturave te tij te fallsifikuara me mjeshteri te papare me më shumë se 30 milion dollarëve amerikanë në vleftën e vitit 1967, përfshirë edhe qeverinë e Holandës.”

    Reply to this comment
  4. SHHHHT July 1, 12:00

    sa per info DITA kjo lloj skeme mashtrimi eshte ideuar , ngritur , djhe sponsorizuar nga disa segmente shteterore te lidhura ngushtesisht me nje organizate mafioze me qender jashte vendit TONE. Keta dy MASHTRUESIT jane thjesht dy elemente te cilet kane pranuar qe te jene pjese e kesaj skeme kundrejt perqindjes, jane thjeshte BEDELE e thene shqip. Organet ligjzbatuese kane vite qe jane ne dijeni te ketyre lloj skemave te licencuara nga vete Guvernatori i bankes se shqiperise, dhe miratuar nga disa institucione te tjera . Jane mare me qindra sinjalizime dhe kane perfunduar ne disa thase te zinj si ato te STARIT. JAne dhe disa STARA te tjere me po te njejten tipologji pune. Nese seriozisht mereni me kete lloj hetimi gazetaresk atehere jeni me te vertete profesioniste. Nje dore e zeze dhe me pushtet ekonomik te forte drejton keto lloj skemash mafioze. LA MAFIA UCIDE SOLO D ESTATE>

    Reply to this comment
  5. mirel July 1, 16:20

    Intelektuhalja ne fakt eshte zhurmuesi i Edi Ramutit.
    Sot Edi Ramuti shpalli grabitjen e 1.2 miliarde eurove, gjoja per 112 minuta rruge Milot -Fier.
    Po e hap se mos na lodhet ndonje deputet me dashnore nga Miloti ne Fier, se shqipot ja bejne hallall 2 ore rruge, vetem te mos kene dhe 1.2 miliarde euro borxh te tjera mbi kurriz.
    Po i do Ramuti 1.2 miliarde euro. Ja ka shkrep rradakja qe i merr si ti doje bytha, se i ka gjetur delet qe e mbajne ne kurriz. Kerbacin Llesh deleve, dhe hopa, jua merr dhe 1.2 miliard euro te tjera. Ky Ramut dhe Ahmut jane dhe kokat e kesaj skeme mashtruese, kush mund te jete?
    Prandaj mblidhni mendjen o milet, lerini letrat drejtuar Kerministrit, po mblidhni mendjen qe fajtoret jo vetem qe nuk do kapen, por do i shperbleni akoma me teper.
    Beni gati kuleten per 1.2 miliarde euro te tjera, se e ka oreksin e modh Ramut bajga.
    Kushedi, e shtrojme dhe per kamionet serbe, qe te vijne serbes deri ne Fier e Vlore.
    Bypasset jane gati per te gjithe, vetem shqipot do kruajne koken, se nuk u ka ngelur gje tjeter pervec morrave

    Reply to this comment
  6. Klinton Hoxha July 1, 17:14

    Gazeta dita ju pergezoi per kete nisem,kunder kesaj kucedre qe rjep popullin,mos e lini ju lutem se do hyni ne sevap me qindra mijra njerez qe i rjepin.nje nga ata jam dhe une we kam pgujte sa qimet e kokes,aty ka qebe zigu per nje over draft 200mije lek te vjetra kapaguar 1milion e dyqint mije leke ,pastaj ky ziku u zhduk dhe me dergin mca leter ,se nuk e keni shlyer ,merrja mandatet e ark ,doja ta takoja drejtuesit ishte e pa mundur, te mbusheh mendja o te vrisje veten ose ti vije dinamitin kwsaj godine me njerez kriminela,ju lutem coheni ne fund kete nisem se kam pare njerez qe derdhnin lot ,se sua qante hallin njeri,veyem ca kurva dalin e te takojne ,aty shkilen te drejtat njerezor ne menyre makabre kam shume fakte,oor nuķ kam dite ku ti denoncoj se them qe shteti kriminel fshihet pas ketyre pwrbindshave .

    Reply to this comment
    • Titi July 1, 17:17

      Sot ne oren 11 nje miku im ka seancen gjyqesore kundra STAR per nje telefon te blere me kredi tek NEPTUNI me vlere 28 000 leke, ka paguar 31000 leke(te reja) dhe i kerkojne akoma dhe 32 000 leke te tjera!!
      Nuk eshte ndonje shume e madhe ne krshasim me gjemat qe ka bere STAR por nuk eshte problemi tek shuma por tek skema e mashtrimit dhe vjedhjes qe eshte ne cdo rast gati e njejta dhe ne mos eshte nen mbrojtjen e shtetit te pakten nen aprovimin ne heshtje te ketij shteti pacaure!!!!!

      Reply to this comment
      • beni July 1, 22:53

        O njerez jemi ne kapitalizem
        Ne USA po nuk pagove kestet e kredise per tre muaj te nxjerrin jashte e ta shet banka shtepine Ne Shqiperi jemi mesuar qe merr kredi e mos e paguaj se do i fale shteti
        Ble telefon me kredi nuk e paguan kredine dhe
        te vjen e hidhur pastaj Kur s’ke leke mos u hap b… me leket e botes

        Reply to this comment
    • Era besa July 1, 22:31

      Po vuajë të njëjtin problem. Me mca nga 1 milion duhet të paguaj 2 e 300 na rropen

      Reply to this comment
  7. H July 1, 21:55

    Bravo gazetës Dita dhe të gjithë stafit që po vini në dritë një skandal të madh, ku janë dëmtuar me mijëra shtetas shqiptar. Qendra “Star” është një konglomerat avokatësh, kontabilistësh, audituesish ligjor, noterësh, përmbaruesish, etj. që vjedhin qytetarët shqiptar duke përdorur skema mashtrimi me kredi. Ky mashtrim me pasoja të rënda, i kryer në bashkëpunim, duhet të ndalohet menjëherë nga ana e organeve të drejtësisë. Nuk bëhet fjalë për rikthim kredive të këqija siç dikush ka pohuar këtu, por bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal që me anë të falsifikimeve, zhvlerësimeve të pronave, përvetësime të pasurisë pa të drejtë, kërcënime, shantazhe. Prokuroria e Tiranës duhet të filloj menjëherë me ndalimet dhe pyetjen e të gjithë personave që punojnë në qendrën “Star” dhe sekuestrimin e dokumenteve shkresore dhe elektronike. Ky është një skandal për të cilin duhet të reagoj edhe vetë Kryeministri. Ministri i Drejtësisë ka bërë një kallëzim dhe akoma nuk po veprohet nga ana e organit të akuzës.

    Reply to this comment
  8. GAME OVER July 2, 00:58

    Sikundër ka shpërndares drogërash për politikanët, këta janë një shkallë më lart, pastrues e zaptues pronash me pagesë në funksion te tyre??
    Uh-oh, you’ve hit a 404 page…

    Reply to this comment
  9. intelektuali July 2, 12:15

    JA SI VEPROHET NE SHBA:

    Per shqyptaret fanatike, injorante dru me pre te Enverit dhe Edvinit, qe besojne akoma se Kapitalizmi eshte “Fatkeqesia e Botes”,

    njashtu:

    SIC E CILESOI EDI RAMA PRESIDENTIN AMERIKAN, DONALD TRUMP NGA CNN ME POROSI TE MAFIOZT GEORGE SOROS

    Nje permbledhje sqarimi nga: intelektuali

    “Brenda Shteteve të Bashkuara, mbledhja e borxheve dhe mbledhësit e borxheve janë subjekt i rregullimit shtetëror dhe federal. Brenda qeverisë federale, Komisioni Federal i Tregtisë është rregullatori kryesor federal i agjencive të mbledhjes. Byroja e Mbrojtjes Financiare të Konsumatorit, e vendosur brenda Rezervës Federale të SHBA , gjithashtu ka fuqi rregulluese mbi agjencitë e mbledhjes. CFPB njoftoi më 24 tetor 2012, se kishte finalizuar rregullin për mbikëqyrjen e agjencive të mbledhjes së borxheve dhe blerësve të borxhit nën një përcaktim që do të përfshinte rreth 175 ndërmarrje kolektore amerikane. Shumë shtete amerikane dhe disa qytete kërkojnë që kolektoret ose agjensitë e grumbullimit të licencohen . Për më tepër, shumë shtete kanë ligje që rregullojnë mbledhjen e borxheve, të cilave agjencitë kolektore duhet t’i përmbahen rreptesisht. FDCPA lejon konsumatorët e dëmtuar të paraqesin padi private kundër një agjensie grumbullimi që shkel Aktin, përndryshe, Komisioni Federal i Tregtisë ose një prokuror i përgjithshëm i shtetit mund të ndërmarrin veprime kundër një agjensie grumbullimi dhe në rast se konstatohet një shkelje, mund të vendosë gjobe, dëmshpërblim, kufizim të operacioneve të mbledhësit të borxhit ose mbylljen e operacioneve të tij, si ndodhi me CAMCO në 2006. Midis 2010 dhe 2016 Komisioni Federal i Tregtisë ndaloi më shumë se 60 kompani kolektore që nuk ndoqën Ligjin për Praktikat e Mbledhjes së Borxhit të Drejtë. FDCPA specifikon që nëse një ligj shtetëror është më kufizues sesa ligji federal, ligji shtetëror do të shfuqizojë pjesën federale të aktit. Kështu, ligjet më shtrënguese të shtetit do të zbatohen për çdo agjenci që ndodhet në atë shtet ose bën thirrje për debitorët brenda një shteti të tillë. Një debitor ka të drejtë të kërkojë vërtetimin me shkrim të borxhit. Një debitor mund të kërkojë që kolektori të ndërpresë komunikimin me te. Seksioni 809 i ligjit udhëzon që për borxhet e diskutuara “mbledhësi i borxhit (kolektori) të pushojë mbledhjen e borxhit, ose ndonjë pjesë të diskutueshme të tij, derisa mbledhësi (kolektori) i borxhit të marrë verifikimin e borxhit”. Kur konsumatorët drejtohen në padi ndaj kolektorit që nuk arrin të verifikojë borxhet, kolektori është përgjegjës për kostot ligjore të ankuesit nëse borxhi konstatohet të jetë fals. Një mbledhje borxhi nuk mund të kryhet me thirrje ndaj debitorit nëse thirrja telefonike apo postare do t’i kushtojë debitorëve tarifa suplementare. Nëse një person përgjigjet, qendra e thirrjeve mund ta gjurmoje ate. Kolektori nuk lejohet kurre te përdore praktika të paligjshme dhe mashtruese (p.sh., duke kërcënuar debitorin me arrestimin e tij ose me zbatimin e ligjit ).
    Kolektori i borxheve nuk mund të përdorë gjuhë të turpshme dhe duhet të informojë debitorin për natyrën e thirrjes telefonike apo postare, emrin e tyre dhe emrin e kompanisë kolektore kur kërkohet nga kredimaresi. Kolektoret duhet të tregojnë emrin e tyre dhe duhet të japin emrin e punëdhënësit të tyre nëse personi e kërkon posaçërisht. Ata mund të kontaktojnë vetëm me çdo person një herë, përveç rasteve nëse besohet se personi ne fjale ka i dhene kolektorit informacion të pasaktë ose jo të plotë. Kolektoret nuk mund të kontaktojnë me një debitor në vendin e punës, nëse është informuar se punëdhënësi ndalon thirrje të tilla. Ligji ne SHBA lejon një kolektor të thërrasë një fqinj ose të afërm për ndihmë në gjetjen e debitorit qe fshihet, por ata mund të kërkojnë vetëm “adresën, numrin e telefonit në shtëpi dhe vendin e punës” dhe nuk “lejohen të diskutojnë per borxhin me këdo tjetër përveç debitorit, bashkëshortit ose avokatit të tyre”. Debitori mund t’i japë një leje mbledhësit të borxhit-kolektorit në agjencinë e mbledhjes për të folur me njerëzit e tjerë, por përndryshe kontakti me një person të paautorizuar shkel ligjin federal. Nëse paraqitet një gabim në raportimin e borxhit, agjensitë e raportimit të kredisë dhe furnizuesit e informacionit kanë një periudhë 21-ditore për të korrigjuar gabimin dhe mund të përdoret nga kdredimaresi apo debitori si një teze mbrojtje afirmuese për te ngritur një padi ne Gjykate. Nëse informacioni rreth borxhit që paraqitet në një raport kredie është kundërshtuar nga debitori, agjensia e raportimit të kredisë duhet të hetojë mosmarrëveshjen urgjentisht brenda tre diteve, por ne rastet kur mosmarrëveshja vlerësohet joserioze, agjensia e raportimit të kredisë normalisht duhet të përfundojë hetimin e saj brenda tridhjetë ditësh.
    Standardet vullnetare
    Përveç ligjeve shtetërore dhe federale jane edhe Standardet e sjelljes – ACA për firmat kolektore qe kërkojnë anëtarët e saj t’i trajtojnë konsumatorët me dinjitet dhe respekt, dhe të emërojnë një oficer me autoritet të mjaftueshëm për të trajtuar ankesat e konsumatorit. Konsumatorët mund të përpiqen të zgjidhin mosmarrëveshjet me një agjenci grumbullimi i cili është anëtar i ACA përmes programit për zgjidhjen e ankesave të konsumatorëve të asaj organizate.”

    Reply to this comment
  10. Halit July 2, 19:20

    Ne radhe te pare dua tju falenderoj juve si redassi qe keni ven gishtin ne plage Dhe Po luftoni per Drejtesis kunder padrejtesive te personave qe ishin futur ne sistem dhe qe ne emer te tij kryen masaker Ne radhe te dyte Ministrin e Drejtesis dhe vecanrisht ministeren Ne radhe te tret Ju lutem te Kerkoni sipas ligjit kopje te Kontratva te shitblerjeve midis Bankave dhe Subjetit mikro kredi Albania e Trazit pa fshirje te cmimin

    Reply to this comment
    • Remzi Karaesky July 3, 01:17

      Puna eshte qe i ke paguar njehere leket ti. Opa nuk i ke paguar thone keta, se filialet, bankat jane te tyret(cikel i mbyllur). Ne palo sistem ti thellon borxhin me interesa deri te kolaterali qe eshte garancia, prona, shtepia, ketu te thone :hajt mirupafshim ata. Te rrofte shteti, kur me dokumenta edhe permbaruesi qe eshte i tyre ben “detyren” te merr edhe xhanin, nderkohe ujku i Wall Street-it del ne pension te parakohshem me dy kohe vonese. Pritet kthesa e radhes, dmth pritet kthesa ( ne italisht) e radhes.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim