Anëtari i KLD-së dhe disa detaje mbi linjën e drogës Turqi-Shqipëri

April 19, 2014 14:22

Anëtari i KLD-së dhe disa detaje mbi linjën e drogës Turqi-Shqipëri

Është konsideruar si një nga vendimet më skandaloze të drejtësisë shqiptare dhe ka shkaktuar edhe një krisje të raporteve diplomatike më Gjermaninë. Në emrat e gjykatësve që e kanë marrë këtë vendim, shihet sërish ai i Gjin Gjonit, sot, një nga anëtarët e KLD-së. Vendimi ka të bëjë me një shtetas turk të shumë-kërkuar për trafik ndërkombëtar droge Abdulselam Turgut, i cili u la i lirë nga Gjykata e Apelit në Tiranë, dhe mnjëherë u zhduk nga banesa e tij pa adresë.

I arrestuar në Rinas më 18 shkurt të vitit të shkuar për llogari të drejtësisë gjermane, ai doli nga burgu fal një vendimi skandaloz të marrë nga tri gjykatës: Gjin Gjoni, Hysni Demiraj dhe Agron Papajani, të cilët kanë vendosur “ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Tiranës, duke ndryshuar masën e sigurimit nga ‘arrest në burg’ në ‘arrest shtëpie’, në godinën e ndodhur në ‘Kthesën e Kamzës’.”

Vendimi i gjykatës është shumë i thatë dhe në të nuk parashikohej nëse kjo “godinë”, e cila nuk kishte as numër, dhe as adresë të saktë, duhet të survejohet nga Policia e Shtetit. Sapo la qelinë Turgut u largua dhe nuk u gjend më.

Linja e drogës dhe Policia shqiptare

Arrestimi i 44-vjeçarit turk, që u kërkua për llogari të drejtësisë gjermane, u krye asokohe në një heshtje të plotë nga ana e policisë shqiptare. Dyshimet pse policia e mbajti sekret arrestimin e trafikantit turk duket se lidheshin me njerëz të fuqishëm në Policinë e Shtetit, që kanë kontrollin mbi këtë linjë të trafikut të drogës.

Shërbimet e inteligjencës perëndimore hetuan lidhjet e këtij grupi shqiptarësh me një nga ish-drejtuesit më të rëndësishëm të Policisë së Shtetit, i cili urdhëroi mbajtjen në heshtje të arrestimit të këtij shtetasi turk në Rinas. Dhe treshja e Apelit mes të cilëve Gjoni bëri pjesën tjetër të “punës”. Asokohe u shkrua se nëse hetohej kjo linjë trafiku, mund të zbardheshin dhe disa enigma që lidhen me disa kurthe, në të cilat ka rënë policia shqiptare, kur në një rast u morën dhe katër jetë policësh.

Gjermania përgatiti një notë proteste ndaj lirimit të trafikantit turk. Në rrugë jozyrtare, reagimi i autoriteteve gjermane ka qenë mjaft shqetësues, ku rrezikohej bashkëpunimi në të ardhëm i drejtësisë shqiptare dhe asaj gjermane, ndërsa nuk përjashtoheshin as masat më të ashpra për këtë vendim skandaloz.

Si e “argumentoi” Gjoni lirimin

JN36c20130604095620_04061304Vendimi në fjalë është marrë në kundërshtim të plotë me ligjin dhe jashtë kuadrit të provave që ndodheshin në dosjen e trafikantit turk. “Masa e sigurimit me afat 40-ditor e përzgjedhur nga gjykata është tejet ekstreme dhe nuk i përgjigjet rëndësisë së faktit. I arrestuari është vendosur nën masë sigurimi për efekt ekstradimi në Gjermani. Nuk ka kërkesë për ekstradim, por ka vetëm një kërkesë për masë shtrënguese. Të arrestuarit i janë marrë dokumentet, ai nuk ka rrezik ikjeje, pasi ka lëvizur gjithmonë lirisht brenda shtetit turk dhe ai është i sëmurë, ka një kontratë qiraje me shtetas shqiptarë, ka një biznes të rregullt, është familjar.” – shkruante në vendim Gjoni dhe kolegët e tij

Por “familjari me biznes të rregullt” që “nuk kishte rrezik ikjeje”, u zhduk sapo doli nga dera e Gjykatës.

Mësohet se turku i arrestuar atë kohë në Shqipëri ka përdorur disa linja për dërgimin e heroinës në vendet perëndimore. Pikënisja e të gjitha linjave është vendlindja e Turgut, Turqia. Më pas fillon e ashtuquajtura linja e “Ballkanit”. Droga përpunohet dhe paketohet në Turqi, niset në Greqi, kalon në Shqipëri e përfundon në Itali. Ndërkohë, linja e “qendrës” niset sërish nga Turqia, shkon në Bullgari, Maqedoni, Serbi, Mali i Zi, Bosnja, Kroaci, Slloveni dhe përfundon sërish në Itali ose Austri. Ndërsa linja e “veriut” niset nga Turqia, kalon në Bullgari e Rumani për të përfunduar në Austri, Hungari, Çeki, Poloni dhe përfundon në destinacion në Gjermani.

Turgut dhe një shkrim në median turke

Abdulselam Turgut përmendet si emër edhe në shtypin turk, në një operacion antidrogë të kryer në këtë vend. Sipas shtypit turk, Abdulselam Turgut është mes pesë emrave të tjerë, ku ka edhe shtetas shqiptarë, që sipas shtypit turk kishin bërë plane të fusnin një ngarkesë heroine edhe në Shqipëri, nëpërmjet një mjeti të ngarkuar me patate. Por ky plan ka dështuar pas arrestimit të një futbollisti, i cili u kap me 30 kilogramë heroinë.

Linku i lajmit i gazetës Hyrriet, që lidh këtë emër me disa shqiptarë të akuzuar për trafik droge në Turqi është: http://arama.hurriyet.com.tr/arsivneës.aspx?id=-50797

Aty shkruhet se një futbollist i Fenerbahçes me origjinë shqiptare, Ismail Çira është arrestuar nën akuzën e trafikut të drogës. Gjykata ka kërkuar deri në 30 vjet burg për shkak të pozitës që Çira ka pasur në trafikun e drogës. Në një rast tjetër në Stamboll janë arrestuar si bashkëpunëtorë të Çirës Musa Qazim Ay, Xhemail Pasmaçiu, Hekuran Hoxha, Fatmir Sofia dhe Abdulselam Turgut, të cilët po gjykohen të burgosur.

Më tej artikulli i Hyrriet shpjegon se si futbollisti Çira erdhi në Turqi dhe si u përfshi në trafikun e drogës.

 

Shqetësim për gjyqësorin shqiptar

Avokati i të akuzuarit për trafik droge ishte një nga avokatët e njohur që merret dhe me çështje politike në Shqipëri. Ai mbrojti ministrin Fatmir Mediu, të akuzuar për tragjedinë e Gërdecit dhe ka mundur të mbrojë atë me imunitet. Siç dihet, çështja Mehdiu lidhet ngushtësisht me çështjen që rrethon përfshirjen e djalit të kryeministrit në atë biznes.

Nga ana tjetër, burime nga Prokuroria e Përgjithshme thanë se ky nuk është rasti i vetëm që shtete të huaja shqetësohen për vendimet e gjyqësorit shqiptar. Pak javë para këtij vendimi skandaloz të Gjonit dhe kolegëve, Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka marrë një vendim të ngjashëm për tre shtetas të huaj të kapur me një ngarkesë prej 40 kilogramë heroinë, e cila ishte ngarkesa më e madhe e sekuestruar ndonjëherë në Shqipëri.

April 19, 2014 14:22
Komento

45 Komente

  1. red por jo i kuq April 18, 10:00

    Pinok-Drejtesia
    E bukur karikatura

    Reply to this comment
    • Kujtim Xh.Ibrahimi April 19, 16:24

      Cfare presin.Vetem fjale per kete fole grenzash te quajtur “Drejtesi shqiptare” te perfaqesuar nga karushi ne fjale i Plepave.Perderi sa do te vazhdojne te na flasin vetem per bemat e plepaxhinjve,pa i denuar per ZHDREJTESINE dhe per pasurimin e tyre ne menyre te paligjeshme,na bejne te mendojme se poltika shqiptare mbetet nje mut,te gjithe mbrojne njeri tjetrin per parate ne dem te popullit te mjere qe shpreson me kot.VEPRONI sa me shoejt.

      Reply to this comment
  2. inf April 18, 10:16

    Grupi çiftelia dihet Rafman selmanllari xeni gjini dhe shume te tjere
    qe do i dali boja kesaj çerdhe banditesh e kusaresh kesaj bande
    horrash e shpellaresh qe drejtohen nga jari e berisha .

    Reply to this comment
    • jozi April 19, 16:27

      O SHTETI I BENI NJE KONTROLL BANESE TE GJENI NJE THESAR TE KY PIS

      Reply to this comment
      • edil April 19, 16:29

        Mire i korruptuar, po qeka dhe handikap profesional. Mire qe nuk ka thene per turkun: Nuk ka rrezik arratisje sepse ka dy mace dhe nje qen vetem ne shtepi.

        Reply to this comment
        • gimcja April 19, 16:29

          gjin gjoni gjygjtari me ikorruptuar ne shqiperi tashme mban dhe sherbetore ne shtepi si dhe harxhon sa nje page mujore per qenin dmth eshte bere malok modern me dy makina te markes se fundit dhe se fundi nje shtepi qe kushton 300 mije euro ne mes te tiranes te rikonsruktuar me 100 mije euro a mund ti bej nje gjygjtar me rrogen keto shpenzime lluksi keto mund ti bej vetem nje gjygjtar me kurs 6 mujor te plepave si ky derr maloku qe ska frike nga shteti ligjor

          Reply to this comment
          • Marko April 19, 16:30

            Kush do te vendose Drejtesine Kryetari i KLD-se qe nuk ngre dot pantallonat e tij… apo nenkryetari i KLD-se Cefa qe nuk di te flase shqipen,,,?

  3. LABINOTFUSHA April 18, 10:58

    Nuk po cuditemi per ket veprime e vendime te gjygjtareve shqiptare. Interesat materiale tek ata pra korrupsioni eshte ne permasa te papara. Si i bejne ata vilat,etj. Kush do t`i gjykoje? apo politikanet qe i kane vene.

    Reply to this comment
    • Tarrasi April 18, 13:48

      Z. KRYEREDAKTOR PO JU A THEM PER TE DISATEN HERE PRESIDENTI YNE NUK ESHTE I AFTE NGA ANA MENDORE PER ARSYE SHENDETSORE DHE NUK MERR PERGJEGJESI PER TE QE BEN APO ATE QE SBEN.

      SALI BERISHA E VURI NE PUSHTET ME ZOR DHE AI NUK FORCE TA KUNDERSHTONTE.

      JU LUTEM TE MOS TALLENI ME NJE PERSON QE DUHET TE ISHTE PJESTAR I SHOQATES SE INVALIDEVE DHE TE MERRTE PENSION SI I TILLE.

      Reply to this comment
    • andi April 18, 15:21

      Gjygjsori ne Shqiperi eshte totalisht i korruptum e i ingranum ne rrethin kriminal te Sali Berishes qe drejton, pergjon e kontrollon gjithecka. Kupola e drejtesise me ne krye ulokun President jane servila e sheptore besnik te Sali Kriminelit. Po nuk u reformi kjo kupole nuk ka drejtesi e mbaresi ne Shqiperi.

      Reply to this comment
  4. Jozi April 18, 11:32

    GJIN GJONI NUK ESHT AQ TRIM SA TI BEJ VETEM KETO PELIVANLLEQE PO PRAPA TIJ FSHIHET HUND DERI SALA

    Reply to this comment
    • Artan April 18, 16:21

      Gjini eshte nje magjistar I vertet, kur ishte student zhdukte latat e studenteve………te gjithe e njihnin si magjistari I latave…………

      Reply to this comment
      • Hate April 18, 16:22

        Me keta gjyqtar te korruptuar Nishanin nuk do e linja 24 ore ne detyre.Po flitet ne Shqiperi,Ballkan,Europ e Amerik por vetem Nisha-Berisha nuk degjon.Rama eshte i kapur nga brenda se po te ndeshkohet Berisha,ka dhe te tjer ne kualicion qe jan te korruptuar.O shqiperi e mjera shqiperi,me ke pushtetar qeverisesh ti,ata po e groposin te vjeter e te ri,vet po pasurohen e per popullin nuk pyet asnjeri..!

        Reply to this comment
  5. shefi April 18, 12:41

    kane te drejte ti bejne njerezit te vdekur sepse i vdekur eshte ky sistem drejtesie. por tani kemi rilindjen qe do te beje shtet dhe jo llafe, shtet me petulla.

    Reply to this comment
  6. qejvani April 18, 12:41

    I nderuar kryeredaktor!
    Mire beni qe zbardhni pacavuret e ketij Xhin Xhonit, por mos lini ne hije komisionin e ligjeve qe po miraton Alaudin Malaj qe eshte akoma me i keq se ky kafsha.. Mos beni loje partiake ose pokeri( mos keni ndonje nder per te lare?)

    Reply to this comment
  7. Preza April 18, 12:57

    Ne mungese te shtetit te se drejtes dhe ne kushtet kur korrupsioni ka kapur cdo qelize te tij, si dhe kur nuk po shihet asnje ndryshim me nderimin e pushteteve, ndryshim i shumepritur nga te gjithe shqipetaret, vetem ju Gazeta DITA po godisni perfaqesuesit e piramides se vjedhjes qe varrosi brenda Shqiperine me gjith çpati.
    Gazetare te DITA-s, shkoni dhe shikojini pronat ketij kastarveci gjyqtar, hulumtoni pak dhe do te gjeni raste skandaloze te perzjerjes se tij me kurva, me para, me allishverishe. Ky eshte nje nga njerezit me te pasur nder gjyqtaret e pangopur shqipetare. Si i vuri parate ky???????? Ky eshte nje nga gangsteret e drejtesise i pergatitur e mbeshtetur nga PD
    Si u be ky kaq i pasur????????????. Por nuk eshte vetem. Jane nje grup i madh gjyqtaresh te cilet jane pasuruar me parate e hallexhinjve. Te majte e te djathte. Duhen publikuar perdite pronat e tyre, dhe pyetjen: Ku i gjeten????
    Sigurisht kjo eshte detyre e shtetit dhe organet e specializuara jane. Por ato nuk mund ta bejne punen sepse jane vete te korruptuara.
    Eshte per te ardhur keq. Prisnim me shume nga ndryshimi.

    Reply to this comment
  8. dituri April 18, 13:20

    Mor,ti ,” president” ! Cfare do me? Cfare? Shushunjat-gjykates DUHEN VRARE ! Nje shushunje vritet se do vazhdoje te thithe gjak akoma, plus qe dhe te infekton! Ose MERR MASA OSE LARGOHU. DO JETE ME E NDERSHME T A N I……..ME VONE TE MBETET T U R P I !

    Reply to this comment
  9. Rebeli April 18, 13:31

    Me vjen keq qe gazeta ka perdorur ndajshtimin shkelqesi per nje njeri qe as nuk ka enderruar kurre ,pale te luftoje per ta merituar fjalen “shkelqesi”.Historia i dha rastin, por ky ne ndryshim nga te gjithe pèaraardhesit e vet mbeti jesmen i Saliut nga Viçidoli.Ky eshte nje kufome qe demton nje komb te tere dhe asgje me shume.Shkurt hyri dhe do rrije dhe do te ike nga presidenca si njeri pa piken e integritetit si person.Menyra si u zgjodh president, mua si qytetar shqiptar nuk me obligon ta respektoj figuren e tij,bile fjala figure eshte teper per te,hijen e tij te thuash me mire.

    Reply to this comment
  10. Lleshi April 18, 13:43

    Ha…ha….ha,,…. more plerhane ! heee krahasojeni , se u qate nga drejtesia e diktatures se Enverit !? Ha…ha…ha…. hani mut nashi ! Flisni per Gjin Gjonin por gjithe drejtesia vetem Gjin Gjoner eshte nga polici tek dera e deri tek Kryetari i cdo gjykate ! Po prokurorine si e keni ? Nje çakall – do te thoni juve – qe ushqehet me kermat qe le gjykata …… ha…ha…ha… ESHTE RENDI I KAPITALIIIIIT DHE JO REND I MORALIT ! Mos iu bini kot ne qafe askujt , as poltikaneve , as Saleh Berishovicit apo Ed ramovicit , as Gjinovicit dhe askujt tjeter ! thjesht po shesin cfare kane ne dore !

    Reply to this comment
  11. fat man April 18, 15:45

    Si Gjin Gjoni jane nga Kryetari i KLD Kaper Jari e deri posht ne cdo nivel gjykate, Te gjithe jane mashtrues si Pinoku ku fijet pas kuintave i leviz Xhepeto Berisha.

    Reply to this comment
  12. ... April 18, 16:22

    O Zhin zhoni ti je ma i ndershmi i dynjase n albanistan. Ti je per ne vend te Nishanit.

    Reply to this comment
    • salah April 18, 16:23

      Presidenti MOSIU tashmë ndalur këta kriminelë të korruptuara Gjoni 10 vjet më parë. Pastaj erdhi Berisha Mafia dhe mori një shumë të idiots trashë dhe të korruptuar si gjyqtar. Në mënyrë të ngjashme, Ministri i Drejtësisë, të cilët nuk kanë asnjë ide se si Bujar Nishani, Aldo Bumçi, Enkeled Alibeaj, Eduard Halimi. Një korrupsioni penale Club, mashtrim dhe drogës Clans

      Reply to this comment
  13. kel ukaj April 18, 16:47

    Kane ngaterruar fjalen “i nderuar” me “i ndjere”. O kulmi! Injorance! Shteti shqiptar duhet ta dorezoje pasi ai nuk ekziston. Kombi shqiptar duhet te shpallet nga Gjykata e Hages si i paafte te ndertoje shtet dhe te vendoset nje administrate nderkombetare me te huaj.

    Reply to this comment
  14. Jozi April 18, 16:56

    GAZETA DITA NE VEND TE PRESIDENTIT PO TA KTHEJ UN PERGJIGJEN AI NUK DO TU KTHEJ PERGJIGJE FARE SE GJIN GJONI E KA LYER TAVENNISHANIT DHE SALES NDAC ME PARE NDAC SEANCA GJYQESORE

    Reply to this comment
  15. redi sheheri April 18, 17:32

    Kombi shqiptar nuk eshte i paafte,;Eshte kaq i afte per shejtanzira,sa qe ka mbetur me i varferi ne Evrope dhe nuk ka sistem ta rregulloje.Ky eshte si fshati hajduteve,ku te gjithe banoret ngriheshin naten dhe vidhnin shtepite e njeri tjetrit.Problemi ne fjale eshte sistemi i drejtesise qe ka arritur nivelet fantazmagorike te degjenerimit,madje edhe fantazia e trupit gjykues te perralles se Pinokut,duket sikur eshte realiteti i Shqiperise se sotme.Shumica e votuar per te operuar kete plage te gangrenizuar ne trupin e shtetit,ka ngritur duart perpjete dhe ankohet se s`ka cfare te beje,se ja ka lidhur duart Berisha,ja ka lidhur duart Nishani,KLD,Kushtetuesja,Mul Noka.Provoni te nderroni njehere vendet,merni presidentin,Kld etj.dhe jepni 85 vota ne perlament Berishes dhe shihni cfare ju ben me ate shumice absolute,mor qaramane e qyrramane te Rilindjes!

    Reply to this comment
    • Lleshi April 18, 20:07

      jooooo quramane por qyrravecer ! Nuk duan jo se nuk kane bythe ! Sepse “bytha” kur vjen me vote nuk eshte e personit , por e votuesve ! Enveri e morri me vota pushtetin dhe te gjithe e dime se cfare iu punoi kundershtareve , megjithese i kishte te armatosur dhe grupe grupe neper male , pasi ata ne qytete nuk po i ze me goje ! Dhe gjate kohes qe bente keto pune 1945-1946 kishte ketu brenda edhe anglezet dhe amerikanet , pasi nuk po flas per jugosllavet dhe ruset ! Por Enveri donte ashtu sic deshi ! Ndersa keta “Rileshesitat” nuk duan , vetem mashtrojne !

      Reply to this comment
    • Komit naganti April 19, 22:37

      @ redi sheheri alias redi budalloviç trigishtakoviç berishoviç? Ha,ha se të bën mirë “luga e çorbës”! Ha shpejt se edhe pak kohë ke të vesh te ‘aksi 50222ccccbb,brzo ylica borba,7s7’. Paranojak!.!.!.?

      Reply to this comment
  16. lexuesi. April 18, 18:12

    Ka disa gabime ne kete çeshtje qe diskutohet.E para, ne vend te shprehjes “shkelqesi” per kete identitet, qe nuk ka shkelqyer asgjekundi ne jeten e tij, duhej te perdorej shprehja etike “mustaqeli”.E dyta, nuk eshte magji te besh te gjallin te vdekur, ajo eshte krejt e zakonshme, qe kur sundon nje Salari,qe ka per detyre te vdese njerez,ndersa te ngjallesh te vdekurit per te marre votat eshte magji qe ndodh me drtejtesi ne liri-demokraci nen udheheqjen e njerezve Nishansali qe silleshin me majmuneri ne tirani.Keta majmuntirane na lene ne kete pus te zi .

    Reply to this comment
  17. edi April 18, 18:41

    Dhe thone qe PD eshte e paafte… AJO ngjalle te vdekurit…..dhe vdes te gjallet.

    Reply to this comment
  18. Inspektori April 18, 20:10

    Sqaroje mire gazeta se puna eshte me e ngaterruar. Ne Gjykate te Larte vendimi eshte me shumice dhe pakice !!!!!!!

    Reply to this comment
  19. deshmitari. April 18, 21:17

    Me shumice, me pakice, gjyqtaret tek Sala pine sise,perndryshe Salariu i zhvesh,xhozxhubleta i çon per lesh.Ketu eshte bere “lesharapi”,mustaqja ben siç thote Saltrapi,siç donte Xhozi dhe Lulushi,zgjidhe bedele qe s’jane kurrkushi.Panterat e zeza te ketushme japin drejtesi me para te turpshme.Asnjeri prej tyre nuk e rruan trapin,kush nuk paguan provon dajakun, pas hetues-prokuror-gjyqtarit jane njerezit e hurit e litarit, jane njerezit e klanit “xen & gita”, qe u kendojne mbi supe lauresha e grifsha, sa me e madhe behet gropa, aq me fort cicerijne”rrofte Evropa!”

    Reply to this comment
  20. rrufeja April 18, 21:33

    Tjeter rrote ka….. ky pu pu pu ce ka gjetur kete vend ….u ulen malet dhe u ngriten halet

    Reply to this comment
  21. shpellari of fridem April 18, 21:59

    U lirofsha Tëmën ketyre malokeve qe kane uzurpuar gjykatat dhe drejtesine…

    Reply to this comment
  22. Pëllumb zaimi April 19, 00:13

    Gjin gjoni ka të drejtë!? Nishani ka të drejtë!? Saliu i pronës ai që ka vdekur, ka të drejtë!? Të tërë kini të drejtë!? Po ku është padrejtësia atëhere? Në makinën e zhin zhonit! E gjetaaaa !!!

    Reply to this comment
  23. Hate April 19, 08:18

    Z.Thanas Mustaqi po vendos edhe njeher piken mbi kete drejtesi te korruptuar,te emeruar nga Sali hajduti,vrasesi,llapaqeni-si harixhofkat te GABI dhe pinjolli i tij Nishan idjoti qe nuk ben dot drejtesi dhe qe e ka vendin te lista e handikapateve.Mesaduket statusi nuk merret,pasi PD eshte hirdheruar per heqjen e Zana Xhukes,pasi shikon se do ti dalin pislleqet qe ka bere-nese zevendesuesi i Zanes do e kryej mire detyren.Z.Rama-Meta nese duan te respektojne 1 miljon votuesit e 23 qershorit,te sigurojne nj 8 vjeçar pa probleme ne krye te vendit,te respektojne thirrjet e nd/kombetareve per pandershkushmerin ne shqiperi,orgjentisht te heqin Nishanin,K/prekurorin,K/SH.I.SH.kryetaret e gjykatave te gjitha rretheve,te cilat te pergatitin dosjet penale per te gjith te korruptuarit ne kete vend,duke filluar me Sali Berishen.Ju F/N ju te gazetes DITA qe me dritaren qe po i hapni popullit te thjesht,nje dite do marr ne dore fatet e tij.

    Reply to this comment
  24. V.Duka April 19, 12:43

    Cdo koment per kete shkrim eshte i tepert.Une vetem do te mundohem te percaktoje vleren e ketij shkrimi.
    K O N K L U Z I O N I: Zoterinje te Gazetes ju nuk mund te merni asnje cmim se, per fatin tuaj te keq, vepra juaj meriton cmim te akorduar vetem nga “Shkelqesia e Tij” dhe ju e kuptoni se kjo nuk mund te ndodh.
    Ne te njejten kohe duhet te jini krenar se lexuesit cdo dite ju dekorojne me cmime nga me te lartat per konktributin e cmuar qe jipni per demokracin.
    Me respekt V.Duka.

    Reply to this comment
  25. adela April 19, 18:16

    Po me kete avokatin qe liroj kete trafikantin turk pse nuk merreni, se jo per gje po Rilindja desh te na e vinte nenkryetar te KLD-se, pastaj se mos ka liruar vetem kete turkun, te gjithe horrat e Shqiperise kete marrin avokat se i zgjidhin punet te zyra e Celibashit dhe e Gjiknurit.

    Reply to this comment
  26. Horri i Bulevardit April 19, 18:19

    Cekici bam, kuleta ham, drejtesia salistan.

    Reply to this comment
  27. Une jam, ti je April 19, 19:02

    Te gjithe derrat nje fecke kane. Kopeja e derrave eshte e madhe, nuk ka burre nene qe ta sjelle ne islla. Ai qe e bente kete pune per 24 ore, i ka vene krahet dheut. Tani merruni me Xhin Xhonin.

    Reply to this comment
  28. Hate April 19, 19:57

    Drejtesia ne shqiperi ka vdekur qekurse u mbush me kurse 6 mujore plepaxinjesh.Eshte kot qe te flasim.Nishanit nuk i behet von se flet populli,Europa dhe Amerika per drejtesi te korruptuar.Ai mjafton qe ta ket mire me shokun Sali dhe punet do i ecin perbukuri.Rama-Meta te mbledhin mend e kokes,se me von do behen gazi botes.O saliun ne qeli e drejtesi ose ngujohuni ne shpi..!

    Reply to this comment
  29. Pëllumb zaimi April 19, 22:52

    Më kujtohet mirë rasti i arratisjes se turkut turgut. Nuk më kujtohej që gjyqtar na paska qënë gjini !? Ishte një hiç atëhere dhe si duket këtu ka filluar gradimi me gradën “gjin turgut gjoni”? Mjafton ky krim që të shporret njëherë e përgjithmonë nga drejtesia! Po kush ta bëjë se ? Duhen ato gjëra e metoda që thotë “lleshi “? Shpresojmë më duket kot te të tjerët!?

    Reply to this comment
  30. Arben April 20, 05:02

    PO KY ESHTE PLEPIST.

    KAQ MJAFTON PER TA FUTUR NE BURG.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*