Skandali/ Vaji i ullirit në treg jashtë normave dhe me përzierje

September 7, 2017 21:28

Skandali/ Vaji i ullirit në treg jashtë normave dhe me përzierje

Fiks Fare edhe këtë sezon vijoi me investigimet mbi sigurinë ushqimore. Këtë radhë në fokus ishte vaji i lulediellit dhe ai i ullirit. Gazetarët e Fiks Fare blenë mostra të këtyre vajrave në markete të ndryshme të Tiranës dhe i dërguan për analiza pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore.

Pas analizave për njërin prej treguesvë të cilësisë, indeksit të refraksionit, rezultoi se brenda segmentit vaj ulliri ishin vetem 12 nga 23 mostra. Pra rreth 50 përqind e mostrave që shiten për vaj ulliri natyral, të virgjër apo ekstra të virgjër, nuk ishin vaj ulliri. Ndërsa 9 mostrat e vajit të lulediellit rezultuan brenda segementit të vajit të lulediellit.

Indeksi i refraksionit është një analizë e thjeshtë që kryhet më ndihmën e refraktometrit. Ky tregues i cilësisë së produktit është normë e miratuar nga shteti shqiptar që në vitin 1987. Vaji i ullirit natyral, i virgjër, ekstra i virgjër, duhet të rezultoj brenda segmentit 1,4677-1.4705, ndërsa vaji i lulediellit brenda segmentit 1.471-1.476. Këto norma janë lënë në fuqi edhe me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr 475 të vitit 2013.

Fiks Fare konfirmoi që me këto standarde punon edhe Bashkimi Europian (CODEX STAN 33-1981)

Vaji i lulediellit, por mbi të gjitha vaji i ullirit është një nga produktet më me emër të kuzhinës shqiptare. Ai është i njohur për vlerat e jashtëzakonshme ushqimore, pse jo edhe kurative. Metodat e prodhimit të vajit të ullirit natyral, atij të virgjër apo ekstra të virgjër kanë përparuar me kohën, por gjithmonë duke marrë nën konsideratë këshillat e çmuara të traditës.

Ky lëng i artë ka tre karakteristika bazë, ngjyra, aciditeti dhe densiteti. Por kur bie fjala tek konsumatorët e thjeshtë, duke mos njohur këto karakteristika bazë i bën ata të bien pre e prodhuesve të paskrupujt të vajit.

Fiks Fare zgjodhi të shkojë përtej këtyre treguesve, të cilët manipulohen lehtësisht nga përzierja me vajra të ndryshëm, ngjyrues apo bërsia e ullirit, duke i besuar analizave. Aktualisht firmat e prodhimit dhe tregtimit bëjnë autokontroll të produktit të tyre. Kjo do të thotë se në momentin e daljes së një sasie në treg ata dërgojnë për analiza pranë ISUV apo AKU një kampion të produktit. Por a gjendet në treg cilësia e produktit të analizuar?

Gazetarët e Fiks Fare blenë mostra të këtyre vajrave në markete të ndryshme të Tiranës dhe i dërguan për analiza pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore.

Pasi morën përgjigjet me rezultatet e analizave pranë ISUV-it, gazetarët e Fiksit ja dërguan për lexim dhe interpretim Autoritet Kombëtar të Ushqimit. Ky i fundit nuk ka kthyer akoma një përgjigje. Drejtori i këtij institucioni, Dritan Sejko konfirmoi nëpërmjët telefonit se do të mblidhte në një mbledhje urgjente specialistët e institucionit për të shqyrtuar analizat. Sipas tij, përgjigjia me interpretimin e këtyre analizave do të vijë me shkrim sa më shpejt të jetë e mundur.

Fiks Fare bëri një krahasim të rezultateve të nxjerra nga ISUV krahasuar me normën standarde të miratuar për indeksin e refraksionit. Sipas rezultateve :

Indeksi i refraksionit i miratuar për vajin e ullirit është 1.4677-1.4705. Nga 23 mostra të analizuara kanë dalë jashtë indeksit të vajit të ullirit 12 mostra. Ato janë:

Misha Sarande 1 lt 1,4734
Dhërmiu 1 lt 1.4712
Borshi Hajdini Natyral 1.4730
Borshi Hajdini 0,5 lt 1.4727
Dhërmiu 0.5 lt 1.4712
Borshi (O dhe B) 1 lt 1.4720
Dhërmiu Natyral 1 lt 1.4717
Misha Sarandë 1.5 lt 1.4730
Dhërmiu Ekstra i virgjër 1 lt 1.4720
Sidnej Ekstra i virgjër 1 lt 1.4711
Delvina Vaj ulliri Ekstra i virgjër 1 lt 1.4723
Delvina Vaj ulliri natyral 1 lt 1. 4740

11 mostrat e tjera të vajit të ullirit kanë rezultuar brenda normës dhe indeksit vaj ulliri.

Përsa i takon vajit të lulediellit të 9 mostrat e analizuara kanë rezultuar brenda indeksit të miratuar 1.471-1.476.

Gjithashtu, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit i është kërkuar informacion edhe mbi përfundimin e hetimit për praninë e vajit të palmës në produktin gjalp, skandal i cili u denoncua sezonin e kaluar në Fiks Fare. Pavarësisht hetimeve që nisen rreth tre muaj me parë, AKU-ja ende nuk ka një përgjigje si kanë rezultuar mostrat gjalpë të analizuara prej tyre.

Në atë kohë, pas transmetimit të investigimit që bëri Fiks Fare, disa firma që prodhonin dhe tregtonin bulmet, kallëzuan në Prokurorinë e Tiranës Institutin e Sigurisë Ushqimore për shpifje. Prokuroria vendosi mosfillimin e procedimit penal.

Paralelisht, e njëjta prokurori ka nisur me iniciativë të saj një hetim për këtë çështje, kësaj herë ndaj subjekteve që prodhojnë dhe tregtojnë bulmet. Hetuesit kanë sekuestruar një numër të konsiderueshëm mostrash bulmeti, ndërsa ende nuk ka një vendimmarrje./TCH.

September 7, 2017 21:28
Komento

15 Komente

  1. Arben September 7, 21:32

    OPO TE ISHTE PROBLEMI TEK VAJI I ULLIRIT

    VETEM, E KISHIM ZGJIDHUR, NUK BLINIM

    FARE, PO KETU NGA TE RUHESH ME PARE.

    Reply to this comment
    • nje antiturk September 7, 22:45

      Me pare , o Arben turku , duhet te ruhemi nga kultura anadollake , mesjetare , otomane dhe obskurantiste , qe po perpiqet te mbjelle ne Shqiperine tone evropiane , Erdogani , ky teokrat islamik , qe Evropa , ndonse me pak vonese , po i tregon vendin qe i takon . Jashte nga Evropa demokratike dhe nga Shqiperia me vizion perendimor , i mbeturinave anadollake , arabo-turke , qe po perpiqen te helmojne mendjet e shqiptareve , me ndertime xhamish otomane e mesjetare , me hapje shkollash e medresesh islamike , çerdhe mjekerqelburish e kamikazesh .

      Reply to this comment
      • Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan bandat kriminale korruptive roze- blu dhe avoketerit e djallit. September 8, 09:46

        O antiturk,o avokat i djallit,nuke te pelqeu akuza qe me shume te drejte i ben Arbeni biznesit te piset dhe imoral te pangopesise per fitim me c’do forme e cim,apo si pjese e atije biznesi te piset nuke te len te heshtesh dhe ndrequr fain e kryer ndaj popullit dhe atdheut.Per kulture ketu nuke po komentohet per Turqine e Erdoganit dhe as per ate Osmane qe ngjajne si dy pika uji me politiken shqiptare te Tiranes zyrtare deri me sot,pjese e se ciles mbete dhe ti.Mjaft me,me tymja komentesh frut i lekeve te piset dhe pandeshkueshmerise.Dridhuni e perdridhuni,po vjen ora qe nga trasta frutet e kalbura te biznesit te servirura nga politikat e ndyra jasht do te hidhen.Besoni ora e shtetit te se Drejtes po troket ne deren Shqiperi,duan apo nuke duan ta ndigjojne e besojne eterit e diktatures komuniste dhe bijte e mostrat e tyre drejtesia do te behet se e kerkon Sovrani,USA dhe BE-ja.Se fundi Zoti vonon por kurre nuke harron te ndeshkoje autore e bashkeautore qe montuan istitucionin e pandeshkueshmerise ndaj biznesit te piset dhe botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne te tri pushtetet,nen moton nga i jati tek i biri,nipi apo mbesa dhe nje djalle e gjysem qe sundojne si ujqer e cakej deri me sot.

        Reply to this comment
        • Arben September 8, 13:13

          JO BIZNESIT VETEM O JO.

          I GJITHE POPULLI SHQIPETAR,

          JEMI NE GJUME AKOMA, BIZNESI, GJYQTARET

          QEVERRITARET, TE GJITHE NGA KY POPULL

          KANE DALE.

          DUEHT TI THERRASIN MENDJES, DHE ME E

          RENDESISHMJA, DUHET TE REFUZOJME

          OPIUMIN QE NA JAPIN SERBET E GREKET

          ME BEKIMIN E “MIQEVE” TANE EUROPIANE.

          NUK ESHTE CESHTJE INATI, ESHTE E VETMJA

          RRUGE TE SHOHIM NDONJE DITE TE BARDHE

          ME SY KETU NE TOKEN TONE.

          NDRYSHE POPULL EMIGRANT KEMI PER TE

          MBETUR GJITHE JETEN.

          Reply to this comment
  2. Artan September 7, 21:46

    Para dy muajsh isha ne Greqi dhe kam blere ne market nje bidon vaj ulliri extra virgin te markes Altis, dy litersh per 17 euro. Jam çuditur kur i njejti produkt shitet ne marketet tona per 12 mije leke te vjetra

    Reply to this comment
  3. nje lexues i zakonshem September 7, 23:04

    Artan , nuk eshte fare e vertete . Sot (para disa oresh) , bleva ne Tirane 1 liter vaj Altis , 9000 lek te vjetra , ndersa shishja 2 litroshe , shitet plot 17000 lek te vjetra . Mos ja fut kot .

    Reply to this comment
  4. Nje shqiptar September 8, 00:07

    Kam blere nje kilogram gjalpe pa asnje etiket ne nje dyqan ne Tirane, por njesoj shitej edhe ne tere dyqanet te tjere, qe e paraqisnin si gjalpe te fresket fshati. Perdorimi qe beme ne shtepi soli si rezultat nje arome shume te keqe si dhe marremendesh, por problem na solli qe enet nuk i lanim dot pasi ky tip gjalpi kishte krijuar nje shtrese undyre qe nuk largohej as me uje te ngrohte dhe as me ilacet e eneve. Ne e hudhem ne pleh ket lloj gjalpi, pasi eshte pikerisht vaji i palmes , armiku me i tmerrshem i shendetit te njeriut te sotem qe jep keto dukuri. Shqiperia ka importuar 2 milion kilogram vaj palme kete vit, ku shkon ky produkt ? A ka shtet ne kete vend qe ruan shendetin e njerezve? Ne dore te kujt keni lene popullin dhe shendetin e tij?

    Reply to this comment
  5. Arben September 8, 00:35

    NJE GJE TE KENE TE QARTE NJEREZIT

    TE GJITHE KETO VAJRA NE MARKET SHITEN

    NGA 400 LEK/LITRI.

    MJAFTON KETE TE SHIKOSH QE TE KUPTOSH

    CFARE ESHTE, NUK KA NEVOJE SHUME

    PER ANALIZA ME DUKET.

    KA, NE MARKETE EDHE VAJ ULLIRI PREJ

    VERTETI, E DINE NJEREZIT.

    Reply to this comment
  6. Andoni September 8, 11:21

    Me thoni ku te blej vaj ulliri te mire, me etikete, nw cilin market qw e keni pelqyer, keshtu mund te ndihmojme njeri tjetrin, dhe te bllokojme vajin e perzier qw shitet pwr vaj ullir.

    Reply to this comment
    • Arben September 8, 16:22

      ME ETIKETE NE MARKET, HARROJE.

      CESHTJA ESHTE E THJESHTE, MUNGESA

      E KONTROLLIT ESHTE NE NIVEL TE TILLE

      QE AS NUK I SHUKET NJERIU FARE.

      CTE THOTE MENDJA SOT E BEN TE NESERMEN

      REALITET.

      ME TE NJOHUR, NGA ATA QE KANE VETE ULLINJ.

      EDHE KY ME TE NJOHUR, SE DALIN EDHE ANES

      RRUGES, NUK KE ASNJE GARANCI.

      Reply to this comment
      • lico October 18, 15:38

        Pershendetje te gjitheve qe jeni pjese e ketij shqetesimi.Sot po kerkoja nese gjeja bleres te rregullt te vit te ullirit.Pak me lart lexova komentet tuja si dhe shume komente te tjera, ne lidhje me cilsin ushqimore.jam nje fermer te cilen zoteroj ullishte te varitetit korones 7-vjecare me prodhim vjetor me nje mesataare 600-litra vaje ulliri jam interesuar ne agrofarme te ndryshme per te sjell nje produkt sa me bimor dhe pa ushqyes kimikatesh duke respektuar ushqimet organike per ullishten time,pra pordukti duhet te jet ne monitorim qe nga sperkatja dimrore e vjeljes se vitit te kaluar deri me sot qe per pak jave na ndajne nga vjelja e ketij viti,shqetesim im si fermer eshte qe une nuk mude te gjej nje tregtar qe ose nje familje te besoj ne pordhimin tim pasi tregu sot eshte basdarduar duke e mare vajin e djerses sone me nje cmim shesharak neper fabrika pa asnje analize per te dituar se sa perqinde kolesterol ka ky prodhim por e marin me 500-lek e berzinjen sigurisht i vendosin nje etiket dhe konsumohet neper supermarkete te ndryshme tregtare nese me gjeni nje etiket vendase te tregoj se sa perqind asiditet ose kolesterol permban nje liter vaij me thoni,pra ju suxheroj qe vain qe blini dhe nga te njorit tuaj po nuk eshte prodhues dhe te ju japi analizen ushqimore qe ju lartpermenda mos e konsumoni

        Reply to this comment
  7. perkthyesi September 8, 12:34

    Ne treg eshte shume e veshtire (per te mos thene e pamundur) te gjesh nje mall te hajrit (ushqimor apo industrial). Megjithate, ne i blejme si frengu pulen! E kuptueshme, pasi jetojme ne nje vend, ku e ka pllakosur kaosi dhe grykesia!

    Reply to this comment
  8. specialisti September 8, 12:47

    Po 11 mostrat qe ishin brenda normave, te ciles firma ishin ?
    Pse i thoni popullit vetem ate qe eshte jashte normave dhe nuk i thoni ate qe eshte brenda normave , qe ate te blejne ? Pse jeni gjithnje ju te FIKS-it te prirur per te ekspozuar vetem te keqen dhe nuk thoni qe kjo eshte e mire ? Nuk eshte reklame t’i thuash popullit qe kjo eshte e mire, por eshte akt qytetar.
    Zotni Filip je burre zotni, mos bej gabime te tilla.

    Reply to this comment
  9. lico October 18, 15:35

    Pershendetje te gjitheve qe jeni pjese e ketij shqetesimi.Sot po kerkoja nese gjeja bleres te rregullt te vit te ullirit.Pak me lart lexova komentet tuja si dhe shume komente te tjera, ne lidhje me cilsin ushqimore.jam nje fermer te cilen zoteroj ullishte te varitetit korones 7-vjecare me prodhim vjetor me nje mesataare 600-litra vaje ulliri jam interesuar ne agrofarme te ndryshme per te sjell nje produkt sa me bimor dhe pa ushqyes kimikatesh duke respektuar ushqimet organike per ullishten time,pra pordukti duhet te jet ne monitorim qe nga sperkatja dimrore e vjeljes se vitit te kaluar deri me sot qe per pak jave na ndajne nga vjelja e ketij viti,shqetesim im si fermer eshte qe une nuk mude te gjej nje tregtar qe ose nje familje te besoj ne pordhimin tim pasi tregu sot eshte basdarduar duke e mare vajin e djerses sone me nje cmim shesharak neper fabrika pa asnje analize per te dituar se sa perqinde kolesterol ka ky prodhim por e marin me 500-lek e berzinjen sigurisht i vendosin nje etiket dhe konsumohet neper supermarkete te ndryshme tregtare nese me gjeni nje etiket vendase te tregoj se sa perqind asiditet ose kolesterol permban nje liter vaij me thoni,pra ju suxheroj qe vain qe blini dhe nga te njorit tuaj po nuk eshte prodhues dhe te ju japi analizen ushqimore qe ju lartpermenda mos e konsumoni

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*