“Pas asaj që ndodhi të dielën qëndron qartazi Berisha dhe Meta”

September 23, 2019 22:26

“Pas asaj që ndodhi të dielën qëndron qartazi Berisha dhe Meta”

Gazetari Mero Baze, botues i gazetës dhe portalit Tema shkruan se lajmi i së dielës mbrëma që hapi panik te qytetarët nuk ishte për klikime dhe nuk e bën gazetarët.

“Paniku i së dielës në mbrëmje nuk është një panik i shkaktuar nga nevoja për klikime në portale, por nga një skenar politikë. Mbrapa lajmit nuk qëndron as ai reporteri i shkretë, që kanë ndaluar, as redaktorët formal të portalit në fjalë, por një përpjekje perverse politike për të shfrytëzuar ankthin e shkaktuar nga tërmetet, në një panik që mund të destabilizonte situatën” – shkruan Baze.

Ai thotë se pas operacionit qëndron qartazi Sali Berisha dhe Ilir Meta.

“Pikë së pari duhet çmontuar alibia e një lajmi për klikime, që e hodhi i pari portal në fjalë, sapo pa efektin e lajmit të rremë. Ata qindra mijëra njerëz që vrapuan të ikin nga shtëpitë me kalamajë e pleqë në makina, nuk e kanë klikuar lajmin, pro e kanë dëgjuar nga miq të afërm, komshinj, njerëz në rrugë, etj.

Askush nga ata nuk ka klikuar portalin dhe as portali nuk e ka pasur këtë qëllim. Qëllimi ka qenë të shpërndahet një lajm që ngjall panik, duke theksuar në kokë të lajmit dy gjëra thelbësore, “Tërmet i madh” dhe “dilni nga shtëpia në ora 23 30”. Këto dy elementë janë të mjaftueshme për panik, pasi jepet një orë konkrete dhe në klimën e ankthit që kish pushtuar kryeqytetin, kjo ishte benzinë mbi zjarr.

Lajmi nuk është hedhur në treg për klikime, por për panik, për trazira dhe mbi të gjitha për të futur situatën në kolaps. Është thjeshtë një operacion politik dhe jo gazetaresk. Pas operacionit qëndron qartazi Sali Berisha dhe Ilir Meta.

I pari, Sali Berisha, e ka portalin pronë joformale të familjes së vet. Portali në fjalë financohet në të zezë prej vitesh dhe nuk ka asnjë mundësi të demonstroj burimet financiare, por mund të tregoj vetëm adresën tek pallati i Ilir Metës tek Dogana dhe ndonjë ish drejtor tatimesh dhe ish kryetar bashkie që paguan haraçet e postit dikurshëm Shkëlzenit. Çim Peka nuk është as financues, as drejtues i asaj medie, por është zgjedhur si idjot, që të jenë të gjithë në rregull”.

Baze i cili ka qenë këshilltar i Berishës dhe njihet për interetimin e sjelljeve të tij thotë se Berisha e ka zbuluar veten në shpjegimet që ka dhënë në një postim pas ndalimit të dy gazetarëve.

“Ideatori i lajmit është Sali Berisha dhe në shpjegimet e tij të sotme, ai ka rrëfyer me hollësi se si e ka prodhuar lajmin. Ai përveçse njeh çdo reporter anonimë brenda portalit të familjes së tij, tregon dhe se si ka “lindur” lajmi, duke marrë shkas nga një intervistë e një mitomani grek në Top Channel, i cili në fakt nuk ka dhënë as paralajmërime, dhe për më tepër ndonjë orë kur mund të bjerë tërmet .

Rrëfimi i Berishës zbërthen qartë vëmendjen me të cilën ai i është përkushtuar ndërtimit të lajmit për panik: “Ky akt kriminal, atentat ndaj shtypit te lire u ndermor sepse ata ritransmetuan një lajm, te cilin i pari e kishte dhene Tele Blushi, ne te cilin njoftohet se nga motet e mëdha qe shoqërojnë tërmetet mund te ketë edhe përmbytje”, shkruan Berisha, i cili duket sikur punon redaktor në tavolinën e portalit. Në fakt Top Channel as ka dhënë ndonjë lajm të tillë, as ka caktuar ndonjë orë, por ka transmetuar intervistën e mitomanit grek që thotë gjithë gjërat që dihen për tërmetet dhe i quan si zbulime”.

Sipas gazetarit në fjalë, arsyeja e këtij veprimi është ligësia për shqiptarët që nuk u shkojnë pas:

“Lajmi është i gjithë një produkt politik dhe nuk ka asnjë lidhje me gazetarinë, apo raportimet gazetareske. Ai nuk ka lidhje as me klikimet dhe as me mendjelehtësi reporterësh, por me gjakftohtësi kriminelësh politik.

Si I tillë nuk është rasti të gjykojmë disa reporter, por autorët e vërtetë të tij që janë Sali Berisha dhe Ilir Meta, ata që nuk nxorën dot në shesh 2 mijë veta për të përmbysur qeverinë dhe menduan se erdhi ora të hakmerren ndaj popullit që nuk u shkon pas.

Natyrisht që ëndrra e tyre është sikur ti kishin nxjerrë në rrugë për hallin e tyre. Por meqë kësaj nuk ja arritën dot, duken të kënaqur që i nxorën në rrugë nga ligësia e tyre dhe urrejtja, për shqiptarët që nuk u shkojnë pas, por që ata arritën ti vënë përpara si delet” – shkruan Baze.

n.s. / dita

September 23, 2019 22:26
Komento

12 Komente

  1. Dardan September 23, 22:37

    Baze i ka nxjerre fundin ketij problemi. sa te rroje Sali Berisha ne Shqiperi nuk do te kete kurre qetesi!

    Reply to this comment
    • Zef Shpatari September 24, 00:01

      O ti Dardan dhe ti shoku Mero Tajvani

      Dy gazetarët u çuan në polici, me akuzën “Kanë përhapur panik në popull”; mirëpo kryeministri Rama, kryeprokurorja Marku dhe ministri Lleshaj; kanë 2 muaj, që e dëgjojnë këtë lloj paniku ekstrem me tërmete apokaliptike, të përhapur nga vetë Presidenti i Republikës, Ilir Meta e propaganduar nga bashkëshortja dhe megafonët e tij, ish-deputëtë të LSI.

      Panikun për “tërmetin apokaliptik”, që do ndodhte mesnatën e 22 shtatorit; Presidenti Ilir Meta nuk e përhapi në piknik me Çim Pekën e komik Gjinin; por e ka deklaruar botërisht e zyrtarisht disa herë, në konferencë shtypi në Presidencë e media; madje e përsëriti edhe pas tërmetit të datës 21 shtator.

      Prandaj, kryeministri Rama, të mos bëjë sikur nuk e ka dëgjuar këtë panik tërmetesh, të përhapur sistematikisht nga Ilir Meta; sepse ka bërë edhe gallatë me këtë panik; në vend që me institucionet përkatës, të bashkëvepronte ndaj kreut të shtetit; siç vepron çdo shtet ligjor.

      Me deklaratën e kreut të shtetit, nuk duhej qeshur, por i duhej kërkuar llogari, për informacionin mbi “tërmetet e parashikuara”, që paralajmëroi e që po nga suflerët e tij, u bë njoftim paniku esktrem mbrëmjen e të dielës duke alarmuar e shkatëruar psikologjikisht popullin e zonës Durrës-Tiranë-Elbasan-Kavajë e më gjerë.

      Sepse, as Ilir Meta, as NASA e asnjë agjenci e sofistikuar gjeo-hapësinore, nuk ka mundur e nuk mund të parashikojë tërmetet; prandaj shteti, duhet të merret me marrëzinë dhe ligësinë e këtij skenari paniku të qëllimtë, të realizuar nga shtetasi Ilir Rexhep Meta, me detyrë President i Republikës; e jo me gazetarët, që e publikuan marrëzinë dhe ligësinë e tij.

      Ose ndryshe, kryeministri, kryeprokurorja dhe ministri i policisë kriminale e sigurisë publike; nëse kanë frikë t’i mbledhin “kapistrën” Ilir Metës, të heshtin e të mos zbatojnë fjalën e urtë popullore: – Kur nuk ke çfarë t’i bësh gomarit, nis i bie samarit”

      Reply to this comment
  2. Alban Dega September 23, 23:19

    DENIM TE ASHPER LIGJOR PER TERRORIZEM PSIKOLOGJIK !

    – Te arrestohet ne flagrance krye- Drakules dhe kryekanibali i Vicidolit, Sali Berisha !

    – Sot ai sterderdhi kupen e krimeve me te renda

    – Nga Alban Dega, Njiu Jork

    Cdo plagosje apo larg qofte vdekje nga paniku psikologjik i cilitdo qyteteri apo qytetarje shqiptare duhet tu kthehet ne akuze per tentative vrasje ose vrasje me qellim ndaj ketyre rrjeteve social- vrastare e social- terroriste nga koka tek kembet !
    Vrane me tritol e barut, vrane me plumba ne 97 mbare Shqiperine ne Gerdec, ekzekutuan pa vendim gjykate me 21 janar 2011, vrane mbi 15 here ne 13 vjet Salikraci shtetin dhe demokracine shqiptare tani vrasin edhe me terror psikologjik ne rrethane fatkqesish natyrore!
    Sali Berisha, Supeshkaqeni- pronari dhe financuesi i “Syri net” me gjakun e Gerdecit, me milionat e CEZ-it, me parate e kokaines…, Clirim Peka vrasesit qe iu mbulua vrasja e nje viktime human-trafiku me pandeshkueshmerine e Ajatollah Ramollah Milloshevic Vicidolit e kushdo tjeter jo vetem te arrestohen ne flagrance por edhe ndeshkohen me ligjet e antiterrorizmit !
    Ne vend te plumbave dhe tritolit prej verteti ata perdorin fjale plumba e tritol, pra terrorin psikologjik qe eshte njesoj dhe ka pasoja te njejta me terrorin
    fizik !
    Megjithe fuqine e ligjit ne rrethanat me rendiese jo vetem atyre, por se pari e pa meshire kanibaleve qe fshihen pas tyre !
    Prokuroria te hetoje me perparesi dhe gjykatat te pershpejtojne gjykimin e tyre !
    Ligji e Drejtesi !

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 24, 10:42

      o copa e idiotit
      sa herë duhet të të kishin vënë ty në karrike elektrike për idiotësitë që thua??
      mor copë mishi që nuk ke gjë tjetr përveçgishtave,si mund të shkruash ti në këtë mënyrë kur i thua vetit gazekar??
      he copë mishi copë mishi e kalbur!!
      gangrenë dega,mos ha shumë se të bën mirë pastaj!
      pthu hale!!

      Reply to this comment
    • Kapeshi September 25, 03:12

      Amin.Shkruan drejt dhe me kurajo.Bravo Alban Dega

      Reply to this comment
  3. Mark .UK September 24, 09:25

    Kur flet eDhe Mero Baze qe ne Moshen e rinis se tij paditi te jatin qe e kishte magazine qe merr gjerA Nga magazina e I bjen ne shtepi çfar prisni prej tij.Babajn e tij pasi e hoqen prej parties e denuan me burk. Mero more nje flet lavdrimi. DuA ta Pyes spiunin e te deges a e ka sot ate. Flet lavdrimi?

    Reply to this comment
  4. Shkelqim September 24, 09:25

    Pislleku i ketyre dy haleve eshte i qarte s’ka budalla qe se kupton!
    Llogari kerkojini Rames ca po ben kur dihet ku ndodhet burimi i se keqes! A po merret seriozisht apo vari lesht: do vazhdoje te beje filma propagande qe te vjen per te vjelle kur i sheh!

    Reply to this comment
  5. anticensurë25642654 September 24, 10:36

    e mundur është dhe kjo që thotë mero qerosi,por duke njohur meron!?
    si duket është pordhë syfyri si shumica e atyre që ka lëshuar që pas qershorit 2013!!
    dhe ky si bedro pordha e partisë,nuk bën gjë tjetër,por shumë,shumë më hapur,vihet në mbështetje të palloshit të tironës!!
    mero qerosi,që të jep përshtypjen e dobiçit të shkathët që “ta fut” sa herë nuk ke mëndjen,i ka humbur pikët me kohë!!nëse bedri mavrisë,duk delendisë,deri diku i rikëthehet ndonjë pikë!?
    këtij i kanë shkuar në ngrirje të thellë!aq minus është se dhe të vërtetën më të thjeshtë të thotë,1+1=2,nuk e beson më askush!
    ky është bërë si falli bariu a bari faliu,si mutin e ka emrin se nuk më bie ansjëherë në mënd sakt,që as të vetët nuk e besojnë më!!
    jepi o qeros merua,gazekaruci i pavarur për veshësh!!

    Reply to this comment
  6. Barty72 September 24, 12:10

    Keta dy halet jane komunista vellezer ir tuaj ho plehera te kuq hahahahha

    Reply to this comment
  7. Fidel Kastro September 24, 13:43

    Shkrimin e Mero Bazes Rame timoni e ka pelqyer shume dhe ka vendosur ti shtoj “TAGJINE”

    Reply to this comment
  8. mirel September 24, 16:22

    Mero kurva e Dules, sa varreza greke ke nder mend te hapesh sivjet? A vazhdojne te bien me heronjte greke ne Peshtan nga malet, bashke me shiun?

    Reply to this comment
  9. kris 1 September 26, 19:33

    Mire floket,por dhe mendja

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*