Skanimi i autobusëve si dhunë ndaj udhëtarëve në dogana

September 16, 2018 15:19

Skanimi i autobusëve si dhunë ndaj udhëtarëve në dogana

Rruga që lidh kryeqytetin grek, Athinën, me kryeqytetin shqiptar, Tiranën, sa vjen e  bëhet më e shkurtër, më e rehatshme. Kjo falë palës greke por edhe asaj shqiptare, falë rrugëve por jo organizimit në pikë kalimet doganore.

Nga Athina në Janinë, në një autostradë “fyell pushke”, tash udhëtohet me 100-130 kilometër në orë, fiksuar në tabela që të joshin të ecësh shpejt e sigurt.

Nga Kakavija në Tiranë udhëtohet me 70 deri në 90 kilometra në orë, përjashtuar segmentit të Tepelenës dhe  Levan-Fierit ku shpejtësia bie në 30-40 kilometra në orë e mjetet bëhen tërkuzë e dhirtë që të lodh.

Në 22 vjet udhëtime drejt e nga Tirana apo Athina, kam ndjerë joshjen që të jep kujdesi njerëzor për të ta bërë udhëtimin sa më të rehatshëm.

Aktualisht (e kam provuar vetë në një rast) mund të nisesh nga Athina në mbrëmje për të parë diellin mëngjesor mbi Dajt, të mbarosh punë e të nisesh pasdite për në Athinë, për të filluar punën mëngjesin e ditës së re.

E njëjta gjë po të nisesh nga Tirana…

Paksa më shumë se 700 kilometra e ndajnë Tiranën nga Athina, çka në hapësirën gjeografike botërore është si të udhëtosh nga një qytet  në tjetrin.

Emigrantët shqiptarë, tash edhe qytetarë grekë, në ndryshim nga emigrantët shqiptarë në Itali, Gjermani, Francë… për të mos vazhduar me përtej Oqeanin Atlantik, e kanë këtë privilegj, privilegjin ta pinë një kafe të hidhur në rast dhimbjeje apo ta ngrenë një dolli urimi në raste gëzimi.

Por (gjithnjë ka një por…) ajo që e bën të lodhshme, madje rraskapitëse fizikisht e psikologjikisht udhëtimin nga Tirana në Athinë është Kakavija (Kapshtica).

Pa tri orë ngujim në Kakavijë, në të gjitha rastet, nuk shpëton.

Dhe kjo për ata që udhëtojnë me autobusë, pasagjerë që i nënshtrohen një “shtrydhje limoni”. Nga ana shqiptare por edhe nga ajo greke.

“Shtrydhjes” së njohur me hapje çantash e valixhesh, me futje duarsh e nxjerrje në shesh të gjithçkaje i është shtuar, tash një vit, SKANIMI  i autobusëve.

Autobusi, pasi le në shesh bagazhet e udhëtarëve, pas kontrollit që bëhet nga doganierët, kthehet mbrapsht për tu “skanuar” diku në hyrje të pikës kufitare.

Thjesht “skanim autobusi”, pa plaçka, pa pasagjerë, vetëm me shoferin.

“Skanimi” u ha njerëzve deri një orë kohë, pritje në diell të nxehtë vere, shi, erë e ngricë dimrit. Njerëzit nuk kanë asnjë strehë për tu mbrojtur nga agjentët atmosferikë. E njëjta gjë edhe për bagazhet shtrirë në asfaltin e ngrënë të mjedisit.

A është domosdoshmëri “skanimi” i autobusëve?

E doja një përgjigje zyrtare për këtë.

Ndaj edhe po e ngre si problem.

Jo vetëm për vete por të gjithë ata që e përjetojnë çdo ditë këtë pritje të dhunshme, pritje do të thosha antinjerëzore, shkelje e të drejtës qytetare në udhëtim. Pritje e ankth nga të moshuarit mbajtur mbi shkop, fëmijët e foshnjat që qajnë sa të djeg shpirti.

Dhe kjo(skanimi) bëhet VETËM PËR AUTOBUSËT, e përjetojnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë me autobus. Asnjë makinë e vogël, asnjë maunë e madhe, nuk kthehet mbrapsht bosh për të kaluar në skaner.

ASNJË!

Vetëm autobusët (!?)

Nuk e di se kujt i shërben ky skanim me rrjedhë dhunë fizike e psikologjike mbi pasagjerët në kalimin nëpër pikën kufitare të Kakavijës (mbase edhe të Kapshticës).

Thonë se i shërben kompanisë e cila merr honorarët për këtë.

Nuk është bërë publik asnjë rast që gjatë skanimit të autobusëve të jetë gjetur lëndë narkotike apo të tjera lëndë të ndaluara.

Përkundrazi…

Të dielën më 22 prill 2018, udhëtova, si gjithnjë, me autobusin e “Top Lines!” ora 04.00…

Pasi zbritëm bagazhet dhe doganierët bënë kontrollin e zakonshëm, autobusi u kthye mbrapsht për të kaluar nëpër skaner.

I njëjti proces kontrolli u bë edhe mbi pasagjerët e autobusit pas nesh. Edhe ai kaloi nëpër skaner…

Logjikisht përpara traut të doganës greke çdo gjë duhet të ishte e pastër.

Nuk ndodhi ashtu me autobusin pas nesh, mjet transporti udhëtarësh i një firme të njohur, emrin e të cilës, për ngjarjen e asaj dite, e keni në ndodhinë e asaj dite.

Doganierët grekë gjetën në “sirtarët” e autobusit lëndë narkotike…

Dy shoferët (grekë) ia mbathën pa adresë.

Pasagjerët pleq e foshnja, burra e gra ia nisën mallkimeve, mallkime që nuk u sollën asgjë veç detyrimit që të presin edhe pesë orë të tjera derisa nga Tirana të vinte autobusi tjetër për t’i përcjellë në Athinë…

Në lajmet e mbrëmjes të 22 prillit 2018 të gjithë stacionet televizive satelitore e përcollën ndodhinë thatë, me theksin “Dy shoferët grekë u zhdukën në drejtim të paditur”.

Askush nuk e tërhoqi tërkuzën më gjatë. Askush nuk u mor me faktin se të dy shoferët kishin kaluar me autobusin e tyre skanerin. Askush nuk e përcolli përgjegjësinë e çastit tek skanimi, firma apo piramida që ngrihet mbi të.

Nga kjo lindin një sërë pyetjesh, përgjigjen e të cilave duhet ta japin organet zyrtare shtetërore por edheata që “mbrojnë” të drejtat e njeriut.

Veçanërisht këta të fundit që ua do detyra e misioni të shohin e të denoncojnë shkeljet e të drejtave të qytetarëve në udhëtim,

Pse janë vënë skanerët në pikën e kalimit kufitar në Kakavi?

Pse në skanim kalojnë vetëm autobusët bosh të pasagjerëve?

Pse lihen udhëtarët në mes të rrugës, në mjedis të hapur, me bagazhet hapur, në mëshirë të agjentëve atmosferikë?

A përbëjnë rrezik për pasagjerët rrezet pas skanimit, rreze mes të cilave ata do të udhëtojnë për shtatë orë?

E pyeta shoferin për këtë. Më tha se kam një vit që në çdo udhëtim drejt Greqisë kaloj mes rrezeve të skanerit… por deri tani nuk kam ndonjë shqetësim…

Është koha që shteti duhet të tundë fort kokën për njerëzit e vet në udhëtime, njerëz që për shkak të gjendjes ekonomike si alternativë kanë vetëm udhëtimin me autobus, udhëtim 13-14 orësh, në një maratonë pengesash që shtohen vazhdimisht…

Abdurahim Ashiku

Gazetar, Athinë, 7 shtator 2018

 

September 16, 2018 15:19
Komento

5 Komente

  1. Po , Po September 16, 19:36

    Kjo ndodh , sepse zerin e qytetarit te thjeshte , nuk e degjon , as qeveria dhe as mediat, edhe sikur ai te ulerije ! E kam thene dhe po e perserit , qe : ne dogana , jo vetem nuk ka ndryshuar asgje , por korrupsioni eshte persosur e sofistikuar . Qeveria e di shuuuume mire kete gje dhe…. , nuk leviz as gishtin !
    Ndoshta do ta pranonim , qe te besh reforme ne drejtesi , eshte shume e veshtire , sepse duhen ligje e institucione te posacme , nuk te le opozita , por te heshtesh dhe te rrish si mut , kur korrupsioni eshte sheshit neper dogana , kjo eshte ME TEPER SE KRIMINALE , zoti K/Minister !
    Une qe po ta them , nuk jam kelysh i Saliut dhe as zagareve te tij , por nje i majte , i lindur si i tille . Koha per te vepruar me dore te hekurt, jo vetem eshte tani , por je teper , teper i vonuar , edhe ne se e fillon tani !

    Reply to this comment
  2. Go west September 19, 19:58

    Eh, mor zoti Ashiku, ai scanimi eshte “koncension i rendesishem” 300 milione dollareshe. Gjysmat nuk dihet kush i ka, por gjysmat i ka “fituar” Pecini i spitalit Salus me çmimin e nje pice nen kujdesin e doktor mortjes nga Vuçidoli.
    Tani me 150 milionet, jo vetem i zbret pasagjeret ne mes te rruges, por keta Rilindasit ju bejne edhe zbor po ju desh Pecinit te justifikoje milionat e “fituara me djerse”.
    Sa per trafiqet… me ato merret greku. Pa scaner.
    Flm, zoti Ashiku!

    Reply to this comment
  3. Lili September 22, 11:02

    Best comment

    Reply to this comment
  4. laluci September 23, 10:55

    vetem ne valixhe fusin duart kta po i futin duartedhe ne shalet e grave kjo eshte ber tmer per udhtaret dhe jo vetem kaq i ofendojn njerzit veprojn njesoj si policet e enverit te p.p.sh mir na e bejne ka ngelur vetem te na q.n ne byth popull byth qir

    Reply to this comment
  5. Albania September 24, 14:25

    Mire tjua bojne protestoni Jo me llafe kafenesh cdo gjo fitohet me proteste

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim