Skanimi në dogana, hiqet pagesa e dyfishtë për fasonët

October 26, 2015 18:00

Skanimi në dogana, hiqet pagesa e dyfishtë për fasonët

Industria me fasonë nuk do të paguajë më dy herë procedurën e skanimit në dogana.

Pas shqetësimit të ngritur nga fasonët, duket se institucionet kompetente janë vënë në lëvizje për të zgjidhur këtë problematikë dhe për të lehtësuar veprimtarinë e kësaj industrie, pasi deri më tani sipërmarrësit në këtë sektor detyroheshin të paguan dy herë certefikatat doganore.

Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Financave, aktualisht drafti i ndryshuar i marrëveshjes, hartuar nga ekspertë të këtij dikasteri, por i rënë dakort edhe me kompaninë përkatëse Rapiscan, pritet të kalojë këtë javë në qeveri.

Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve, nëpërmjet një deklarate për media, vlerëson këtë ndryshim dhe mbetet e hapur për të diskutuar me qeverinëdhe autoritetet publike edhe akte të tjera ligjore dhe nënligjore që çojnë në përmirësimin e klimës së biznesit, në partneritetin me qeverinë dhe që sigurojnë, jo vetëm rritjen e punësimit, por edhe efektivitet më të lartë të prodhimit e të shërbimeve tona.

Sipas Dhomës, efektet që vinin nga kontrata koncesionare, kishin kosto shtesë nga 5 mijë deri në 15 mijë euro në vit. Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve, fton deputetët të votojnë ndryshimet e bëra në kontratën koncesionare, me qëllim krijimin e një klime të favorshme biznesi.

October 26, 2015 18:00
Komento

2 Komente

  1. Vladimir October 26, 20:55

    Exportuam permes doganes se Vlores drejt Italise nje sasi librash te shtypura ne Shqiperi, 150 kg gjithesejt te ngarkuara ne bagazhin e nje autoveture.
    Paguam 3100 leke te reja per mafien e skanimit te lidhur me qeverine shqiptare. Eshte turp, eshte fyese, na marrin per qorra.
    Ne Vlore nuk ka skaner dhe per me teper autoveturave nuk ke çfare t’ju skanosh.
    Qeverria e re gjasme e uli koston e ketij sherbimi, ne fakte na hedhin hi syve sepse faktikisht, duke bere te paguaj çdo bolete doganale 22 euro, (ne nje trailer mund te jene edhe 10 lloje mallerash), mafia me ortak Peçinin dhe horrat e Berishes e te Rames marrin disa qindra euro per xhepat e tyre permes doganes. Per biznesin shqiptar ishte e keqe me e vogel pagesa e 35 eurove per nje trailer se sa pagesa aktuale e 22 eurove per çdo fature.

    Reply to this comment
  2. Edi October 26, 22:30

    Vetëm në Shqipëri kthehen në problem gjërat që shërbejnë për të lehtësuar punët.
    O njerëz të paaftë! Mortja që s’ju ha me nga 20 medemek diploma!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim