Skeleti në Selitë, gjenden disa rroba, verifikohen 5 persona të humbur

September 13, 2016 17:25

Skeleti në Selitë, gjenden disa rroba, verifikohen 5 persona të humbur

Pas gjetjes së pjesëve të skeletit të një mashkulli në zonën e kodrave të Selitës, policia e kryeqytetit po verifikon pesë raste të personave të zhdukur në një hark kohor prej rreth një viti. Po ashtu policia ka gjetur edhe disa rroba që besohet se i përkasin skeletit të gjetur. Deri më tani ende nuk dihet identiteti i personit të cilit i përket trupi.

Një ditë pas gjetjes se pjesëve të skeletit të paidentifikuar në zonën e Kodrave te Selitës, policia e kryeqytetit, ka nisur verifikimin e rasteve mbi persona të humbur vite më parë.

Janë së paku pesë raste që po verifikohen prej tyre. Procesit të hetimit dhe verifikimit tashmë i janë bashkuar edhe disa ekspertë mjeko- ligjorë antropologë, raporton Report Tv.

Ekspertët- kriminalistë kanë administruar disa rroba që mendohet se i përkasin personit të cilit i përkiste skeleti. Kështu sipas burimeve të janë gjetur një palë tuta sportive sintetike me ngjyrë blu, një palë atlete sportive me ngjyrë rozë, rroba të brendshme, si dhe një bluzë me ngjyrë gri.

 

September 13, 2016 17:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim