Skema e korrigjimit, çelësi i përgjigjeve të sakta për Matematikën

June 18, 2019 12:40

Skema e korrigjimit, çelësi i përgjigjeve të sakta për Matematikën

Me mijëra maturantë në të gjithë vendin kanë dhënë gjatë ditës së djeshme provimin e tretë të detyruar në lëndën e matematikës, të cilin maturantët e kanë konsideruar mjaft të vështirë. Kjo për shkak të numrit të madh të pyetjeve, krahasuar me kohën që kishin në dispozicion për plotësimin e testit. Ndërsa në vitet e shkuara teza e provimeve të detyruara në përmbajtje kishte më pak pyetjet krahasuar me testet e 2019-s.

Teza e provimit kishte në përmbajtje 32 pyetje, 20 prej të cilave me alternativa, ndërsa pjesa tjetër pyetje që kërkonin zgjidhje me shtjellim. Disa orë pas mbylljes së orarit zyrtar të provimit, sikundër përcaktohet edhe në rregulloren e Maturës, Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka zbardhur edhe skemën e përgjigjeve të sakta për secilin nga variantet e testit të matematikës. Në këtë mënyrë maturantët kanë mundësi që të orientohen rreth pikëve të mundshme që do të fitojnë në këtë provim me përgjigjet e plotësuara. Çelësin e përgjigjeve të sakta për provimin e gjeni të detajuar në faqen zyrtare të www.qsha.gov.al.

Skema e korrigjimit

Autoritetet e kësaj qendre bëjnë me dije se edhe për testin e matematikës do të zbatohet e njëjta skemë korrigjimi. Çka do të thotë se 20 pyetjet me alternativa do të vlerësohen elektronikisht, ndërsa ato me shtjellim nga mësuesit  përzgjedhur. Testet janë grumbulluar tashmë në qendrat e përzgjedhura ku dhe pritet të nisë vlerësimi i tyre sipas skemës së përcaktuar nga QSHA. Lidhur me vlerësimin e pyetjeve me alternativa bëhet e ditur se kur për një pyetje në fletën shoqëruese të përgjigjeve keni mbushur dy rrathë, përgjigja juaj do të konsiderohet e pavlefshme dhe do të vlerësohet me 0 pikë. Ndërsa në rastet kur për një pyetje nuk keni mbushur asnjë rreth, ajo pyetje do të vlerësohet sërish me 0 pikë. Ky vlerësim jepet edhe nëse për një pyetje keni qarkuar alternativën e saktë në test, por nuk keni mbushur rrethin përkatës në tabelën përkatëse të fletës shoqëruese. Çka do të thotë se përgjigja e plotësuar në test, edhe pse është e saktë do të vlerësohet me zero pikë. Sikundër ka ndodhur me gjuhën e huaj dhe testin e letërsisë, edhe provimin e matematikës, vlerësimi maksimal do të jetë me 60 pikë. MASR ka vendosur më herët se për të qenë kalues në këtë provim, maturanti duhet të sigurojë detyrimisht 20 për qind të këtij totali pikësh me të cilat vlerësohet testi.

Penalizmi i mbetësve

Kandidatët që nuk sigurojnë këtë nivel të kërkuar pikësh, e humbasin të drejtën për të qenë pjesë e garës së pranimeve për studimet në shkollat e larta, përgjatë raundit të parë të pranimeve që do të zhvillohen në mbyllje të muajit korrik. Këta kandidatë duhet të presin sezonin e vjeshtës për të dhënë sërish këtë testim dhe vetëm në rast se rezultojnë kalues do mund të përfshihen në garë për studimet larta duke aplikuar në raundin e dytë të pranimeve që do të zhvillohet përgjatë muajit shtator.

Afatet e marrjes së testit të korrigjuar

Referuar kushteve të përcaktuara në rregulloren e provimeve, maturantët dhe kandidatët e tjerë do kenë mundësi që të kërkojnë tërheqjen e kopjes së korrigjuar të testit të secilit provim, por pavarësisht kësaj nuk do të ketë rivlerësim të tij. Kjo procedurë do të mund të kryhet vetëm pas përfundimit të të gjitha provimeve. Ndërkohë që vendimi më i fundit i marrë nga dikasteret përgjegjëse të arsimit lejon që krahas tërheqjes së kopjes së korrigjuar të testit sipas modeleve të praktikuara në maturat e shkuara, për 2019-n, maturantët do mund të shohin edhe online një kopje të testit të korrigjuar, shërbim për të cilin nuk do të paguajnë asnjë tarifë, ndryshe nga sa ndodh në rastet kur aplikimi do të bëhet në shkollë. “Informohen të gjithë maturantët dhe kandidatët e tjerë, se kërkesat për fotokopje të testit dhe të fletëpërgjigjes mund të kryhen online në portalin e-albania, duke përdorur shërbimin “Kërkesë për kopje të testit të Maturës”, brenda 3 ditëve nga shpallja e rezultateve të secilit provim” detajohet në shkresën e zbardhur nga QSHA rreth kësaj procedure. Pas trajtimit të kërkesës, Qendra e Shërbimeve të Arsimit, do të nisë kopjen e testit për secilin kandidat që e ka kërkuar atë, në:  “Hapësira ime”, seksioni “Dokumentet e mia”, në llogarinë përkatëse që secili pjesëmarrës i provimeve të maturës ka hapur në portalin e-albania. Aktualisht ka përfunduar procesi i korrigjimit të testeve të gjuhës së huaj, përgjigjet e të cilit do të bëhen publike gjatë këtyre ditëve, ndërkohë që po vijon procesi i korrigjimit të testeve të gjuhës dhe letërsisë.

Prova e fundit e maturantëve

Tashmë maturantëve u mbetet edhe një provë tjetër për të përmbyllur ciklin e maturës. Konkretisht bëhet fjalë për testin e lëndës me zgjedhje, i cili do të zhvillohet në datën 24 qershor. Pas marrjes së rezultateve të të gjitha provimeve, maturantët dhe kandidatët e viteve të shkuara do të nisin zyrtarisht konkurrimin për studimet e larta. Sipas afateve të vendosura nga QSHA dhe RASH, konkurimi për studimet e larta nis zyrtarisht në datën 31 korrik. Për gjashtë ditë me radhë maturantët dhe kandidatët e tjerë duhet të kryejnë procedurat e aplikimit online për plotësimin e formularit A2 në portalin U-Albania, ku do të listojnë 10 preferencat për të fituar studimet e larta në një nga universitetet publike, apo private të vendit përgjatë vitit të ri akademik 2019-2020.

Konkurimi për 2019

Ekspertët e MASR sqarojnë se të drejtën për të konkuruar për studimet e larta për këtë vit e kanë të gjithë maturantët dhe kandidatët e tjerë që kanë përfunduar me sukses studimet e arsimit të mesëm të lartë dhe që plotësojnë këto katër kushte: “Janë pajisur me dokumentacionin përkatës ligjor të përfundimit të studimeve të shkollës së mesme, plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, plotësojnë kriteret shtesë të përcaktuara nga universitetet për programet në të cilat konkurojnë, si dhe nuk rezultojnë të regjistruar në asnjë program tjetër studimi, duke përjashtuar këtu nxënësit dhe studentët e shkëlqyer.

Sipas udhëzimit të miratuar më herët nga MASR, kostoja e konkurimit që duhet të shlyejnë maturantët për plotësimin e formularit të preferencave për 2019-n do vijojë të jetë 2000 lekë. Formulari për dredhjen e kësaj pagese mund të shkarkohet nga portali online. Ndërkohë që në urdhrin e aprovuar saktësohet se maturantët dhe kandidatët e viteve të shkuara kanë afat nga data 27 qershor, e deri në 25 korrik për të bërë dredhjen e kësaj pagese.

Mandatin e pagesës duhet ta dorëzoni më pas në shkollat e mesme, të cilat do të konfirmojnë në sistem edhe hedhjen e pagesës nga secili maturant, duke i dhënë kështu të drejtën e vijimit të mëtejshëm të garës për studimet e larta.

Rastet kur nuk merrni pikë

Nëse për një pyetjen fletën shoqëruese të përgjigjeve keni mbushur dy rrathë, përgjigja juaj për këtë pyetje do të konsiderohet e pavlefshme dhe do të vlerësohet me 0 pikë. Gjithashtu bëhet e ditur se nëse për një pyetje nuk keni mbushur asnjë rreth, ajo pyetje do të vlerësohet me 0 pikë. Nëse për një pyetje keni qarkuar alternativën e saktë në test, por nuk keni mbushur rrethin përkatës në tabelën përkatëse të fletës shoqëruese, ajo pyetje do të vlerësohet me 0 pikë. Çka do të thotë se përgjigja e plotësuar në test, edhe pse është e saktë do të vlerësohet me zero pikë.

Mund të garojnë për universitetin:

  • Ekspertët e MASR sqarojnë se të drejtën për të konkuruar për studimet e larta për këtë vit e kanë të gjithë maturantët dhe kandidatët e tjerë që kanë përfunduar me sukses studimet e arsimit të mesëm të lartë dhe që plotësojnë kushtet në vijim.
  • Janë pajisur me dokumentacionin përkatës ligjor të përfundimit të studimeve të shkollës së mesme.
  • Plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
  • Plotësojnë kriteret shtesë të përcaktuara nga universitetet për programet në të cilat konkurrojnë.
  • Nuk rezultojnë të regjistruar në asnjë program tjetër studimi, duke përjashtuar këtu nxënësit dhe studentët e shkëlqyer.

 

June 18, 2019 12:40
Komento

1 Koment

  1. A. Z. June 18, 21:16

    Të marrësh 20% të pikëve, konsiderohesh kalues pavarësisht se për një vlerësim korrekt maturanti meriton notën 2 (dysh) në një sistem vlerësimi me 10 nota.
    Në praktikë shkolla jonë përdor vetëm gjashtë nota dhe konkretisht 4 deri në 10 ku vetëm nota 4 është jo kaluese.
    Në këto kushte me 20% të pikëve dmth 12 pikë, maturanti meriton notën 4,4 që do të konsiderohet 5 ndonëse ajo duhej rrumbullakosur si 4 (dmth jo kaluese)
    Përfundimisht nxënësit shqiptarë konsiderohen të shkolluar mjaftueshëm nqs zotërojnë 20% të njohurive që marrin në shkollë.
    Duke pasur parasysh edhe faktin që ato 12 pikë në shumicën e rasteve nuk janë as të merituara përfundimi është i qartë. Shkollat tona japin edhe diploma pa asnjë vlerë.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim