Skema e rritjes me 2.8 për qind/ Ja sa shkojnë pensionet pas datës 1 korrik

June 13, 2018 09:18

Skema e rritjes me 2.8 për qind/ Ja sa shkojnë pensionet pas datës 1 korrik

Pranvera Kola

Tashmë është zyrtare. Duke nisur nga data 1 korrik të gjitha llojet e pensioneve do të rriten në masën 2.8 për qind. Vendimi është miratuar ditën e djeshme në mbledhjen e radhës që Qeveria ka zhvilluar në qytetin e Durrësit, nga ku do të përfitojnë 665 mijë pensionistë në të gjithë vendin.

“Në këtë mbledhje kemi bërë një hap tjetër shumë të vogël, por jo të pandjeshëm për 665 mijë pensionistë. Kemi rritur pensionet mbi inflacionin. Nëse do t’i referoheshim shifrave kemi vendosur 15 mln dollarë plus në atë paketën e pensioneve, efektet e të cilës do të nisin që nga data 1 korrik”, ka deklaruar Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes. Kjo rritje do të reflektohet jo vetëm në pensionet që përfshin skema aktuale, por edhe të gjitha përfitimet që do të lidhen për herë të parë duke nisur nga data 1 korrik e në vijim. Por kushti që duhet të plotësojnë përfituesit e kësaj kategorie është që: “që data e fillimit të pensionit për këtë kategori të jetë deri më 30.6.2018 përfshirë edhe këtë datë”.

Në mënyrë të detajuar, indeksimi në masën 2.8 për qind do të shkojë për të gjitha pensionet e caktuara sipas ligjeve nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar, nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nr.7703, datë 11.5.1993, për pensionet sociale, për pensionet e invaliditetit, për përfitimet e me dekretin nr.758, datë 1.2.1994 “Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut”, për përfitimet e konsideruara si shtesë mbi pension të caktuara sipas viteve përkatëse.

Po ashtu nga rritja në masën 2.8 për qind do të përfitojnë edhe të gjitha pensionet e caktuara dhe të rillogaritura me ligjin nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Rritja do reflektohet edhe në pagesat e trajtimeve të veçanta financiare të familjeve të pilotëve fluturues, të trajtimeve të veçanta financiare të efektivave, oficerë dhe nënoficerë, lundrues të nëndetëseve dhe palombarëve të forcave detare në pension, trajtimeve të veçanta të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë.

Të tjera kategori që do të përfitojnë nga kjo rritje janë edhe pensionet e pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë, pagesat e punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake, pensionet suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në vend, të cilët kanë tituj shkencorë, pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit, shpërblimet e caktuara sipas statusit të veteranit të luftës kundër pushtuesve nazifashiste të popullit shqiptar, si dhe të gjitha llojet e tjera të përfitimeve të veçanta që përfshin aktualisht skema e pensioneve.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar në shifra rritjen konkrete në vlera maksimale dhe minimale për secilën nga këto kategori. Qeveria ka vendosur që të mos preket skema e kompensimeve.

Kështu të gjithë pensionistët do vijojnë të marrin kompensimet përkatëse sipas kategoritë në të cilën bëjë pjesë.  Lidhur me efektet financiare që do të ketë zbatimi i këtij vendimi saktësohet se: “Efektet financiare përllogariten në shumën një miliard e pesëqind e dyzet e pesë milionë lekë dhe përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e ISSH-së të vitit 2018, i cili ndahet: 1 532 000 000 lekë, për mbulimin e pagesave të përfitimeve, si dhe 13 000 000 lekë, për procedurat teknike të zbatimit të këtij vendimi dhe për pagesën e komisioneve të shërbimit të pagesave të pensioneve nga Posta Shqiptare.

Rritja e detajuar për të gjitha llojet e pensioneve

  • Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, të caktuara në mbështetje të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të këtij ligji, si dhe pensionet e pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë, të caktuara me ligjin nr.150/2014, që kanë datë fillimi deri më 31.12.2014, pas datës 1.7.2018 nuk do të jenë më pak se 13 378 lekë në muaj dhe jo më shumë se 26 757 lekë në muaj.
  • Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me datë fillimi deri më 31.12.2014, pas datës 1.7.2018 nuk do të jenë më pak se 9 161 lekë në muaj, dhe jo më shumë se 13 378 lekë në muaj.
  • Pensionet e parakohshme, të caktuara sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, të ndryshuar, me datë fillimi nga 1.7.2018 e në vazhdim, nuk do të jenë më pak se 13 378 lekë në muaj.

Shuma e plotë e pensioneve duke përfshirë edhe kompensimet 

  • Përfituesit e pensioneve sipas ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe nr.150/2014, të caktuara pas datës 1.7.2018, por me datë të fillimit të pensionit deri më 31.12.2014, përfshirë edhe këtë datë, përveç pensionit, do të përfitojnë edhe kompensimet për të ardhura mujore minimale, në masën dhe kriteret e përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave nr.401, datë 21.6.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”; nr.763, datë 27.12.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”; nr.415, datë 27.4.2009, “Për rritjen e pensioneve”; nr.477, datë 30.6.2010, “Për rritjen e pensioneve”, dhe nr.17, datë 20.1.2007, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve të fshatit”, me kusht që shuma e pensionit mujor plus kompensimin e të ardhurave, pas indeksimit të pensioneve të jetë:
  • Deri në 15 028 lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë, përfshirë edhe përfituesit e pensioneve sipas ligjit nr.150/2014.
  • Deri në 14 528 lekë në muaj, për pensionet e invaliditetit dhe pensionet familjare.
  • Deri në 9 851 lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe pensionet familjare të caktuara sipas paragrafit të katërt të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
  • Kompensimet për të ardhura mujore minimale, në masën dhe kriteret e përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave nr.401, datë 21.6.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”; nr.763, datë 27.12.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”; nr.415, datë 27.4.2009, “Për rritjen e pensioneve”; dhe nr.477, datë 30.6.2010, “Për rritjen e pensioneve”, do t’i marrin edhe ata persona që do të përfitojnë pensione të parakohshme sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, me datë fillimi nga 1.7.2018 e në vazhdim, me kusht që shuma e pensionit mujor të parakohshëm plus kompensimin e të ardhurave të jetë deri në 15 028 (pesëmbëdhjetë mijë e njëzet e tetë) lekë në muaj.
  • Përfituesit e pensioneve të caktuara, si dhe pensioneve të me ligjin nr.10142, datë 15.5.2009 për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe të pensioneve të pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë, krahas pensionit dhe kompensimeve, do të marrin edhe kompensimet sipas masës dhe kritereve të përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave nr.138, datë 31.3.1994, “Për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse”; nr.471, datë 15.7.1996, “Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm”.
  • Në këto kushte, pas datës 1.7.2018, të ardhurat minimale nga pensionet e plota të qytetit me datë fillimi deri në 31.12.2014, shtuar me kompensimet nuk mund të jenë me të vogla se 15 528 lekë në muaj, teksa të ardhurat maksimale arrijnë 27 257 lekë në muaj. Ndërsa të ardhurat minimale nga pensionet e plota të fshatit nuk mund të jenë me të vogla se 10 051 lekë në muaj, si dhe të ardhurat minimale nga pensionet e parakohshme shtuar me kompensimet, nuk mund të jenë më të vogla se 15 528) lekë në muaj.
  • Po sipas vendimit, shuma bazë e pensionit duke filluar nga data 1.7.2018 e në vazhdim do të jetë  7 262 lekë, të cilës më pas do i shtohen edhe shtesat përkatëse, si dhe kompensimet sipas secilës kategori.

 

June 13, 2018 09:18
Komento

3 Komente

  1. Mallakastra June 13, 11:53

    Mua me rritet pensioni 17.33 lek ne dite. Me thoni se çfar mund te blesh me kaqe pak leke?
    Kjo eshte rritje e turpeshme.

    Reply to this comment
  2. perkthyesi June 13, 12:23

    Sigurisht, turpi dhe tallja e radhes per ata qe kontribuan aq shume, dhe po i shtypin me kembe! Valle, demokraci eshte kjo, kur nje cunak apo cupuline zgjidhet deputet per nje mandat, paguhet me nje page te majme, ngroh karriken, ngre dhe ul doren ne vartesi te shkopit te dirigjentit (kryetarit te partise), dhe i njihet e drejta e pensionit 1000000 leke ne muaj, pavaresisht se ka vetem 4 vjet pune? Cudite tona nuk paskan te sosur! Duhet reagim i jashtezakonshem qytetar, por fatkeqesiht shenjat jane se populli eshte ne vdekje klinike….. Me kujtohet nje pikture e bukur e Francisco Goyas ne gjinine e satires. Nje i vobegte mbante mbi shpine nje njeri te pasur. Dicitura poshte: Ti qe i zoti per gje teper nuk je, mbame ne kurriz se me mire e ke!

    Reply to this comment
  3. Plaku Xhuxhumaku June 13, 14:28

    Mire ia bejne atij populli idiot, te dhjere por krenar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*