Skema e TVSH-së/ Basha takim me tregtarët e Kavajës

April 13, 2018 12:27

Skema e TVSH-së/ Basha takim me tregtarët e Kavajës

TVSH për biznesin e vogël ka çuar kryetarin e opozitës Lulzim Basha në një takim me tregtarët e qytetit të Kavajës. Kryeopozitari u tha tregtarëve se do jetë në krahun e tyre dhe do i mbështesë për heqjen e skemës së TVSH-së për biznesin e vogël.

“Do të jemi në krahun tuaj për heqjen e biznesit të vogël nga skema falimentuese e TVSH-së”.

Ditën e martë biznesi i vogël uli qepenat për rreth 60 minuta për të protestuar kundër skemës së TVSH-së ndaj tyre, që hyri në fuqi më 1 Prill.

Për skemën e TVSH-së ndaj biznesit të vogël, Basha akuzon Qeverinë dhe konkretisht Kryeministrin Edi Rama, duke thënë se mbledhjen e TVSH-së planifikon t’ia japë me koncesion vëllait të tij.

o.j/dita

April 13, 2018 12:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim