Skema mashtruese me TVSH, arrestohen 2 ekonomistë dhe 1 administrator

May 10, 2016 10:11

Skema mashtruese me TVSH, arrestohen 2 ekonomistë dhe 1 administrator

Dy ekonomistë dhe një administrator janë arrestuar  pasi akuzohen për krijim të skemave mashtruese me TVSH dhe fshehje të të ardhurave.

Në kuadër të operacionit të koduar “Kontabilisti” policia arrestoi Hazbije Leka 56 vjeçe, me profesion kontabiliste, Ramazan Leka 57 vjeç ekonomist dhe Xhevat Benxhaj 55 vjeç administrator.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njeri–tjetrin nëpërmjet një skeme mashtruese  kanë fshehur të ardhurat duke mos i deklaruar në organet tatimore si dhe kanë bërë shitje fiktive me fatura tatimore.Vijon puna për zbulimin edhe të subjekteve të tjera që kanë bashkëpunuar me studion e kontabilitetit te shtetases Hazbije Leka pasi ka dyshime se kanë kryer fshehje të ardhurash nëpërmjet  kësaj skeme mashtrimi”, sqaron policia.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

– Dokumenta

– 40 vula

– 10 kasa fiskale subjektesh të ndryshme

– Blloqe tatimore

– 4 njesi kompjuterike

– 1 Server

Materiale të gjendura në studion e kontabilitietit të shtetases Hazbije Leka.

May 10, 2016 10:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*