SKEMA ORIGJINALE / Basha i prezanton PD-së gjakun e ri dhe i kërkon anëtarësisë të dhurojë gjak

July 6, 2020 23:44

SKEMA ORIGJINALE / Basha i prezanton PD-së gjakun e ri dhe i kërkon anëtarësisë të dhurojë gjak

TIRANË, Long Hill, Rolling Hills, Rolling Stones – Teksa po numërohen muajt e e fundit para se pushteti politik në Shqipëri të ndërrojë duar, Partia Demokratike po kryen bilancin e hapjes së madhe ndaj prurjeve të reja që kryetari Lulzim Basha mori urdhër të realizojë, raportojnë burime rollinghillse për Gojët e Liga.

Megjithatë, mbledhja e djeshme në selinë qëndrore të PD Holding, ku morën pjesë shumica e aksionerëve dhe ku ishte instaluar në mur edhe një orë gjigande me numërimin mbrapsht drejt marrjes së pushtetit, nuk pati rezultatet e shpresuara.

Burimet pohojnë se keqkuptimet e para zunë fill nga fakti që ora e ‘countdown-it’ elektoral po kryente një numërim arbitrar, përderisa data e zgjedhjeve të ardhshme nuk është caktuar akoma.

Por zërat e pakënaqur i qetësoi Basha.

“Kemi bërë një llogari të përafërt, por ora ka fuqi simbolike, mos u fiksoni kot. Për këtë punë jam këshilluar me krahun tim të djathtë, Doktorin,” deklaroi Luli dhe në sallë ra një heshtje miratuese sapo u dëgjua emri magjik.

Gjithsesi, keqkuptimi i dytë dhe më i madh ndodhi kur Basha u prezantoi të pranishmëve gjakun e ri të Partisë, Genc Rulin.

“E di që shumica prej jush nuk e njihni, duke qenë se vjen nga jashtë partisë, nga shoqëria civile ekonomike,” tha Basha, “por ju garantoj se ka një kontribut të jashtëzakonshëm. Për shembull, unë kam qenë adolishent kur lexova për herë të parë mbi të mirat e drurit të arrës”.

Dikush u rrek ta sqaronte Lulin se Ruli ishte mes atyre që e kishin prezantuar Bashën si prurje të re në 2005-ën, por e la fare atë punë. Në vend të kësaj, tha:

“Zoti kryetar, shumë mirë që na solle njerëz të freskët, si zoti Ruli që është mustaqe padirsur, por kaq është pak. Shumë pak”.

Luli pa nga Ruli, lëshoi një nga buzëqeshjet e tij të rralla që e ruan për raste të veçanta, dhe iu kthye lozonjar:

“Ore vampir, po do kesh ore gjak të ri sa të duash! Si Ruli, ka Luli edhe të tjerë plot. Do t’i mësoni kur të vijë koha. Por unë kam një kërkesë”.  Vijoi një pauzë e kalkuluar.   

Salla ishte tërë sy e veshë. Luli vazhdoi:

“Duke qenë se fushata do të ketë shpenzime, dhe ju e dini që këto lobingjet na kushtuan ca si shumë, duhet të marrim masa. Unë mendoj që anëtarësia e PD-së të përfshihet në një fushatë dhurimi gjaku, pastaj e shesim, nxjerrim paratë dhe me fushatën që do bëjmë, afrojmë gjakun e ri. Pastaj këtyre u themi prapë për gjak, dhe kështu hyjmë në një spirale fituese! Dhuruesi i parë le të sjellë dy të tjerë, ata të dy, katër të tjerë. Skemë ideale apo jo? Askujt s’i ka shkuar në mendje më parë”.

 Duke parë skepticizmin e të pranishmëve që po kqyrnin syçakërryer njeri-tjetrin sikur t’u ishte kujtuar diçka, Luli shtoi:

“Nuk do t’ua kërkoja këtë gjë, nëse nuk do ishte e domosdoshme. Të gjithë jemi ngushtë. Unë vetë rri me qira, shtëpinë ma prishi tërmeti…”

 

——–

SHËNIM / Gojët e Liga është rubrikë satirike bipartizane, multi-balliste dhe semi-legaliste…

July 6, 2020 23:44
Komento

5 Komente

  1. Treshi Maç July 7, 02:00

    E ka ndrue orën që mos i thotë Xhozelyn (një anëtare e re) – sa e ke orën.
    Si dhe me ca fletushka të vogla, Luli u shpjegonte që 7 x 7 për qeverinë nuk bëjnë anjëherë 49.
    Mbas kësaj ia plasi të qeshurës vetem kameramani që rrinte aty në fund duke pritur t’ia bënin me shenjë. Dilema që kish me vete ishte: “Të xhirosh, apo të mos xhirosh kjo është çështja.” Votimi bëhet mbas nja 2-3 viteve me orën e vjetër.

    Reply to this comment
  2. fteri July 7, 09:54

    Kokëloqet e PD-së paskan harruar se gjak nuk jepet po kalove të 65 tat,megjithatë gjaku i ri i këtyre është kthyer në ujë.Kështu që vendi tyre është gremina aty ku e kan vendin tradhtarët,hajdutët e vrasit e kombit si Sasli Karxhixhi dhe L.basha me këtë miun e vjetër që breu nga brenda jo veëtëm PD,por tërë shqiprinë

    Reply to this comment
  3. Zigur Qarri July 8, 01:51

    Nese ka nevoje per gjak mjafton qe ne shqupisat te shplajme duart tek punti i gjakut dhe do e shihni qe gjithe nevojat kane per t’u plotesuar. eDrama ne litar…. per kercim.

    Reply to this comment
  4. Drin July 8, 17:29

    Skema eshte shume origjinale ne fakt. Ka forme piramide dhe pd-ja eshte hera e par qe e degjon kete formule

    Reply to this comment
  5. Mala July 11, 10:05

    Larg gjakprishesit-gjkaperziret.Pertrinje PD me gjak te ri jom me ata qe ishin dhe jane gjakprishes.Larg nga klanet e vjetra,kthejuni gjakur e trurit te ri,ata qe i shihni deshmojne per kete ecje pozitive,ata qe i keni pare e provuar deri tash,dahsmojne per shemti.Mos i jepni udhe shemtise,hapeni te madherishmen ecjen perpra,hapeni kombetares e demokratikes njerezore rrugen e ndritue.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim