Skemë e re e mbrojtjes sociale, përfitojnë 79 891 familje dhe hiqet ndihma ekonomike e pjesshme

October 28, 2017 17:33

Skemë e re e mbrojtjes sociale, përfitojnë 79 891 familje dhe hiqet ndihma ekonomike e pjesshme

Buxheti i vitit 2018 parashikon më shumë fonde pothuajse në të gjitha fushat. Përjashtim nuk bën as Mbrojtja Sociale, për të cilën janë parashikuar edhe një sërë ndryshimesh.

Rritja e transparencës së skemës së Ndihmës Ekonomike nëpërmjet regjistrit elektronik kombëtar dhe përdorimi i sistemit të pikëzimit janë edhe dy pikat kyçe të projektuara të vihen në zbatim në vitin e ardhshëm. Duke targetuar të varfrit, kjo skemë synon që të bëjë pjesë të saj vetëm familjet më në nevojë, duke lënë jashtë saj abuzuesit.

Kjo është menduar të realizohet nëpërmjet një sistemi të ri vlerësimi sipas modelit bio-psiko-social, duke rritur kështu me 4.5% numrin e përfituesve që u takon realisht.

Gjatë këtij viti janë parashikuar se do të përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike rreth 79 891 familje, një numër shumë më i lartë krahasuar me atë të vitit 2017, ku përfituan vetëm 32 441 familje.

Po ashtu, skema e re eliminon ndihmën ekonomike të pjesshme, duke rritur kështu masën mesatare mujore me një vlerë prej 5600 lekë në muaj.

Një skemë e re në nivel kombëtar duke aplikuar kritere gjithëpërfshirëse është një tjetër prioritet i vendosur për vitin e ardhshëm në kuadër të mbrojtjes sociale, raporton Scan.

Këtë vit janë parashikuar të trajtohen me pagesë 164 410 persona që përfshijnë persona me aftësi të kufizuar, kujdestarë të PAK dhe invalidët e punës.

Programi i Ndihmës Ekonomike pritet që t’i nënshtrohet një transformimit rrënjësor. Kjo konsiston në krijimin e një skeme aktive riintegrimi për krijimin e mundësive për punësim.

Përveç regjistrit elektronik të vendosur në 2017, është menduar edhe vënia në funksion e Sistemit të Menaxhimit të Informacionit të integruar për skemën e  pagesave të aftësisë së kufizuar. Kjo do të përfshijë edhe një arkivë elektronike.

October 28, 2017 17:33
Komento

3 Komente

  1. lejlek October 28, 19:49

    Edi,cakto nje drejtor me nje ekip prej pese vetesh.
    Drejtori i te varferve te quhet . me nje laptop , nje aparat fotografik dhe nga nje cante me buke dhe te evidentojne te varferit e tejskajshem te pamundur me femije te vegjel
    dhe per te gjithe shqiptqret e punesuar merru nga njezet leke per” sevap”e mos lere femije si ata te kusianit 75 vjecar qe kerkon me zemer ne dore “po me vjen koha te largohem nga kjo bote, por keta dy femije nuk dua me i lan pa nje strehe mbi krye”,,,,Sa e dhimbeshme dhe e trishueshme!
    Duhen veprime te shpejta konkrete nga te zgjedhurit jo pallavra dite e nate.
    Jo ministri ne lume te mbledhe plera por bosi qe ka urdheruar duke kerkuar falje te pastroje lumin te paguaje edhe gjoben
    dhe me keto leke rregullo femijet e pambrojtur.

    Reply to this comment
  2. Toni October 29, 02:52

    Skema e re e ndihmes ekonomike sipas projektit pilot per tre qarqet e deri tanishem, nese shtrihet ne gjithe shqiperine, ka mjaft ane pozitive dhe eshte e nevojeshme, per te mos perfituar abuzuesit, por duhen minimizuar anet negative, sic jane ato qe u vune re ne programin pilot, ku penalizuane mjafte familje per disa orendi e pajisje shtepiake. Per ne fshat eshte e nevojeshme qe bagetite te matrikullohen e te kontrollohen nga ky regjister, njerezit te mesohen qe ne rast levizje te tyre ti cregjistrojne ne kohen e duhur, per te perfituar nga skema. Te hiqen penalizimet per familjet qe mbushin gabim familjet, kufizimi I terheqjes se ndihmes ekonomike te mos jete 10 dite por tre muaj, pasi kur shteti ua vonon ndihmat ekonomike me muaj nuk ka mbajtur pergjegjesi. etj.

    Reply to this comment
  3. Stela October 29, 14:25

    50 euro ne muaj turpi i botes o shtet hajdit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*