Skemë e re për pensionet në fshat/ Ahmetaj: Paguani sot të keni nesër pension dinjitoz

March 11, 2018 16:18

Skemë e re për pensionet në fshat/ Ahmetaj: Paguani sot të keni nesër pension dinjitoz

 

Grupi i punës i ngritur nga Ministria e Financave ka finalizuar opsionet kryesore, se si qeveria do të ndërhyjë për të shpëtuar skemën e pensioneve në fshat.

Ndryshimet e reja ligjore do t’u japin si alternativë fermerëve që nëse ata duan, mund të paguajnë kontribute shoqërore sa gjysma e pagës minimale, pra 12 mijë lekë, dhe jo 24 mijë sa është sot, ndërsa shteti nuk do të subvencionojë më pagesën e gjysmës së shumës.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ishte në Maliq për të zhvilluar një bisedë sensibilizuese me fermerët, për rëndësinë që ka pagesa e këtyre kontributeve.

“Kontributi që ju paguani nuk është para që i shkon shtetit për shtetin, nuk është një taksë. Kontributi është aty, një formë depozitimi e juaja për ta rimarrë një ditë, kur të dilni në pension. Kontributi që ju paguani është para që ju kthehet mbrapsht në moshën e tretë dhe është shumë e rëndësishme që ta kuptoni si të tillë”, tha Ahmetaj.

Aktualisht të vetëpunësuarit në fshat japin 34 mijë lekë në vit për pensionin që do të kenë ndërsa 32 mijë të tjera i subvencionon buxheti i shtetit.

“Mos harroni që kur ju paguani 34.800 lekë të reja në vit, shteti subvencionon, pra bashkë-investon në pensionin tuaj më shumë se gjysmën, në mënyrë që të kapë nivelin e rreth 66 mijë lekë kontribut në vit për ta përputhur atë që ju do të merrni si fermerë kur të dilni në pension, që të jetë gati e përafruar me atë që marrin në zonat urbane”, theksoi ministri.

Në 2016-n defiçiti i skemës së pensioneve në fshat rezultoi 115 milion dollarë, ndërsa numri i kontribuesve ra me 36 mijë.

Ligji i pensioneve siguron pension social në masën 8 mijë lekë edhe për ata që nuk kanë paguar kontribute.

a.s/dita

March 11, 2018 16:18
Komento

1 Koment

  1. jo-genjeshtres March 12, 10:20

    O Beno, kur ata s’kane leke per te ngrene sot, me c’fare duhet te paguajne per pensionin e se nesermes?
    I fut nje te lehte ti se nen Berishen u bere milioner, ne kohen e Rames miliarder!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*