Skemë ndihme për fermerët, Rama: Një motiv më shumë për blegtorët

February 13, 2018 18:57

Skemë ndihme për fermerët, Rama: Një motiv më shumë për blegtorët

Kryeministri Rama vizitoi një fermë në Durrës, për të parë nga afër funksionimin e skemave të reja mbështetëse për fermerët. Ai ka qenë i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi.

Fermerët do të ndihmohen me 500 lekë për matrikullimin e bagëtive të imta dhe 2000 lekë për matrikullimin e bagëtive të trasha.

Sipas ministrit Peleshi, në fokus janë edhe pikat e grumbullimit dhe standardet e sigurisë. Për çdo pikë që plotëson standardet do të jepen 25 milionë lekë, nënvizoi ministri.

Ndërsa Rama tha se skemat e reja të mbështetjes janë një motiv më shumë për ata që duan të përfshihen në blegtori dhe agro-turizëm.

Matrikullimi, sipas tij, do të jetë një garanci më shumë për kontrollin e plotë të gjësë së gjallë, me vaksinime, regjistra dhe statistika.


l.h/ dita

February 13, 2018 18:57
Komento

1 Koment

  1. Adih February 14, 01:14

    Na sqaro zoti kryeminister ,kush i pagon keto para ,me

    konkretisht ,nga takspaguesat shqiptare apo?????

    Jemi ne pritje .Kur eshte mare vendimi i qeverise ,na tregoni dhe daten e vendimit ., ju lutem na sqaroni .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*