S’kemi shkollat më të mira në Europë… por shpenzojmë 4 herë më shumë

December 6, 2018 09:20

S’kemi shkollat më të mira në Europë… por shpenzojmë 4 herë më shumë

Edhe pse Shqipëria nuk ka shkollat dhe universitetet më të mira të Europës, në raport me moshatarët e tyre europianë arsimi u kushton më shtrenjtë studentëve shqiptarë.

Të dhënat krahasuese nga anketat e buxhetit të familjeve të vendeve të rajonit dhe Eurostat, të përpunuara nga Monitor, tregojnë se familjet shqiptare kanë peshën më të lartë të shpenzimeve për arsim nga vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Europian.

Të dhënat e fundit të INSTAT, për matjen e nivelit të jetesës treguan se pesha e shpenzimeve për arsim ishte 3.9% e totalit të shpenzimeve të familjeve shqiptare, një peshë gati katër herë më e lartë se e familjeve Europiane.

Mesatarja e Bashkimit Europian është 1.1%, ndërsa një familjeje në rajon i kushton shumë më pak (në termin relativ ndaj shpenzimeve totale) që të shkollojë fëmijën. Serbia, Maqedonia, Bosnjë Hercegovina e kanë këtë raport midis 0.6-0.7%, ndërsa në Kroaci arrin në 1.1%.

Në arsimin e lartë, numri i studentëve gjithsej ishte 146 mijë në vitin 2016, sipas INSTAT, nga të cilët 17% (rreth 25 mijë) janë të regjistruar në universitetet jo publike. Tarifat vjetore në pjesën më të madhe janë unifikuar në bazë të fakulteteve dhe variojnë nga 25 mijë lekë, që është pagesa minimale, deri në 40 mijë lekë maksimalja. Për nivelin e studimeve master, viti akademik për gradën e Masterit Profesional është 72 mijë lekë (studimet e plota 144 mijë), ndërsa për Masterin Shkencor është 105 mijë lekë ( dy vite 210 mijë lekë).

Në Universitetet private, viti shkollor kushton duke filluar nga 1500 euro, në 3500 euro. Gjithsej, sipas INSTAT në vitin 2016 ishin 22 universitete private që kishin studentë të regjistruar.

Shqipëria, ndonëse ka shpenzime të larta për arsimin, ka një handikap të madh me tregun e punës, ku shumë të rinj e kanë të vështirë të gjejnë punë në profesionin e tyre.

Një pjesë e madhe e studentëve apo të rinjve që mbarojnë shkollën, sot punojnë në sektorin e call center, apo së fundmi në kompanitë që ofrojnë shërbime forex (ku po diversifikohet sektori call center që po vuan presionin e qeverisë italiane), ku vlerësohet se janë të punësuar mbi 25 mijë të rinj, ku aftësia kryesore e kërkuar është njohja e gjuhëve të huaja, duke bërë që shpenzimet e tyre dhe të prindërve të arsimuar fëmijët të mos kthehen asnjëherë mbrapsht.

 

o.j/dita

December 6, 2018 09:20
Komento

5 Komente

  1. cubi December 6, 12:25

    More zoti gazetar, pse i bie anash e nuk e thua direkt qe vendi yne paguan shume per arsimin, e mos na e krahaso me % pagat me vendet e tjera, Vendi yne vertete shpenzon shume per arsimin e kjo proteste kerkon ti rrisi keto shpenzime, megjithse ato behen pothujase kot. Studentet mbetes, pjesa me e madhe nuk e mbarojne shkollen, apo edhe kur e mbarojne nuk gjejne vend pune, pasi vendi i punes kerkon nivel e jo mbetesa. Eshte domsdoshmeri qe te programohen vendet ne universitete pasi hapja (shqyerja) e dyerve ne kete menyre ketu do te coje, disa mesojne e behen intelektuale, e te tjeret harxhojne kohen kot duke u bere barre per familjen e per shoqerine.

    Reply to this comment
  2. Arben December 6, 15:36

    Kemi edkokainen ne krye, prandaj

    Edhe I poshter edhe psikopat.

    Reply to this comment
  3. Agron Toronto December 6, 16:25

    Shkrim keqdashes dhe dezinformues. Ne bote shpenzimet per arsimin zene nje peshe shume te larte ne buxhetin e familjes. Po e ilustroj me nje fakt te thjeshte. Nje student ne Canada/USA i duhet te punoje minimalisht 10-12 vjet qe te shlyeje “tuition fees” per cka marre kredi studenti gjate kohes se studimeve. Ne Shqiperi tallin trapin ngelesat qe mbarojne shkollat pas 10 vjetesh. Turp e faqja e zeze.

    Reply to this comment
    • mirel December 6, 16:53

      O ja ke fut kot plako.
      Kanadaja eshte shtet social. Kolegji eshte free. Universitetet kane tarifa, po si ne USa, si ne Kanada ka programe pa pagese per studentet me te ardhura te pakta.
      Krahaso rrogat dhe te tjerat..dhe pastaj meru me Usan dhe Kanadane.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*