SKENA E NXEHTË / Këngëtarja e famshme prek papagallin e saj, çmenden sërish fansat

May 7, 2018 15:42

SKENA E NXEHTË / Këngëtarja e famshme prek papagallin e saj, çmenden sërish fansat

 

Këngëtarja e njohur e 20 viteve të fundit, 21 vjeçarja Arsuna Basriu, me emër arti Suna, çmendi edhe një herë fansat e saj të dielën e kaluar, pohojnë burime gjysmë të lojtura.

 Në koncertin e paralajmëruar që mbushi lokalin e famshëm të natës, “Zgavra”, Suna u paraqit me një skenografi të posaçme, ku parashikohej edhe pjesëmarrja aktive e papagallit të saj të dashur, Zaçe.

Sigurisht, njoftojnë burime të riçmendura, kulmi i performancës së Sunës ishte momenti kur ajo preku me dorën e majtë papagallin e saj, teksa me të djathtën mbante mikrofonin.

Siç tashmë e kanë kuptuar të gjithë, gjeste si ky përbëjnë një çelës marketingu që garanton edhe një herë vazhdimësinë e suksesit komercial të Sunës.

Kujtojmë këtu se pavarësisht se vajza ka kënduar që një vjeçe, ajo kapi majat e botës së madhe të muzikës, kur në moshën 17 vjeçare preku qëllimisht në skenë zogun e preferuar, kanarinën Xhina. Paskëtaj ngjarjet u zhvilluan me shpejtësi në përmasat e ortekut.

Suna nuk ka ngurruar herë pas here të çmendë dhe të riçmendë fansat, duke prekur live në skenë, por edhe në videoklipe me rradhë, qenushen e vet leshatore Uendi, macen Pisika, hardhucën Stejsi dhe së fundi, papagallin Zaçe.

Menaxheri i Sunës, Mërgim Pleshti, ka deklaruar për Gojët e Liga se vetëm kur Suna të përfundojë së prekuri të gjitha kafshët dhe zogjtë që ka për zemër, talenti i njohur do të kalojë në fazën e re të karrierës së saj, atë të nxjerrjes reale të fjalëve nga gurmazi, shoqëruar me nota muzikore.

“Deri tash jena ma mir kshu”, tha Pleshti.

***

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike pro shpezëve dhe kafshëve

May 7, 2018 15:42
Komento

1 Koment

  1. alphade May 12, 03:30

    SUNA : Do bente mire qe te hiqte N dhe te vendoste M,
    te emri i saj …..!
    Se dyti, pasi t’i kete prekur me radhe te gjithe ” zogjt” ,
    le te preki edhe “zogun” e vet si Majkell Xhekson ne
    kohen e tij …..!
    C’jane keto absurditete vetem e vetem per nje fame koti,
    qe mbi te gjitha duhet te prevaloje talenti……!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*