Skenarët dhe rrjedhojat e mundshme të marrëveshjes Kosovë-Serbi

September 4, 2018 15:40

Skenarët dhe rrjedhojat e mundshme të marrëveshjes Kosovë-Serbi

Dr. Ledion Krisafi

Në fund të dialogut Kosovë-Serbi do të ketë një marrëveshje përfundimtare, të paktën kjo është bërë e qartë disa herë nga përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu është e qartë që marrëveshja përfundimtare do të përfshijë njohjen e Kosovës nga Serbia ose të paktën lejimin e Kosovës që të ketë një vend në OKB dhe njohjen e plotë.

Gjithashtu tashmë duket se është e qartë se nga një marrëveshje e tillë edhe Serbia do të fitojë ‘’diçka’’ në këmbim të asaj që pritet të japë: përkatësisht ose njohjen e pavarësisë së Kosovës, ose të paktën lejimin e Kosovës për të qenë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha organizatave të tjera ndërkombëtare dhe rrjedhimisht dhe njohja nga të gjitha shtetet e botës.

Vetëm në këtë mënyrë Kosova do të bëhet një shtet në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Pa një njohje të tillë, Kosova rrezikon të ngelet në nivelin e një çështjeje gjysmake, si Transdnjistria në Moldavi, Osetia e Jugut dhe Abhazia në Gjeorgji dhe Qiproja e veriut, megjithëse Kosova njihet nga shumë më shumë shtete se sa këto të lartpërmendurat.

Si mund të jetë një marrëveshje përfundimtare dhe pasojat e saj? Duke e marrë të mirëqenë faktin që gjendja e tanishme në marrëdhëniet Kosovë-Serbi nuk mund të vazhdojë dhe nuk do të vazhdojë, skenari i parë është ai i një marrëveshjeje përfundimtare në të cilën Kosova do të njihej prej Serbise ose të paktën do të lejohej të bëhej pjesë e OKB dhe organizatave të tjera dhe serbët e Kosovës veçanërisht në veri të vendit do të fitonin një autonomi të zgjeruar. Gjithashtu Kisha serbe në Kosovë mund të shndërrohej në një Vatikan të dytë.Ky është një skenar i diskutuar shpesh, veçanërisht version i parë i autonomsë, që do të ishte një vazhdim i Bashkësisë së Komunave Serbe të dakordësuar në Bruksel në 2013 por të pazbatuar në praktikë.

Një marrëveshje e tillë nuk do e zgjidhte problemin e veriut të Kosovës, madje do e përkeqësonte. Sot veriu i Kosovës është praktikisht jashtë kontrollit të qeverisë së Prishtinës dhe duket se në një farë mënyre qeveria në Prishtinë është pajtuar me idenë që ai territor mund të vazhdojë edhe në të ardhmen të jetë përtej kontrollit të Prishtinës.As dialogu në Bruksel dhe as ndikimi i BE-së dhe SHBA-ve nuk ka bërë gjë që të ndryshojë situatën.

Por një marrëveshje që zbaton Bashkësinë e Komunave Serbe ose një formë edhe më autonome, edhe më të zgjeruar të Bashkësisë në kompetenca dhe të drejta, do e përkeqësonte situatën në kuptimin që do e zyrtarizonte dhe institucionalizonte përfundimisht faktin që veriu i Kosovës (Mitrovica e veriut, Leposaviçi, Zubin Potoku dhe Zveçani) janë përtej kontrollit të qeverisë në Prishtinë. Me një marrëveshje të tillë përfundimtare megjithëse Kosova do të fitonte një vend në OKB dhe njohje të plotë ndërkombëtare, ajo do të hiqte dorë përfundimisht nga kontrolli mbi një pjesë të territorit të saj. Një skenar i tillë nuk do të kishte pasoja negative për rajonin, por nuk do të vendoste një paqe përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, mes shqiptarëve dhe serbëve, pasi edhe në këtë mënyrë veriu i Kosovës mund të shndërrohej në burim problemesh dhe duke pranuar një marrëveshje të tillë Kosova do të zyrtarizonte dhe institucionalizonte praninë dhe ndikimin e Serbisë në Kosovë. Qëllimi duhet të jetë eliminimi i kësaj pranie dhe këtij ndikimi, jo zyrtarizimi.

Skenari i dytë është ai më i përfoluri i javëve të fundit: shkëmbim territoresh, korrigjim kufiri. Në një marrëveshje të tillë Kosova do të përfitonte Preshevën, Bujanovcin dhe ndoshta disa fshatra shqiptare në Medvegjë, ndërkohë nga ana tjetër Serbia do të përfitonte Leposaviçin, Zubin Potokun, Zveçanin dhe ndoshta Mitrovicën e veriut. Pas korrigjimit të kufirit, Serbia do të njihte pavarësinë e Kosovës dhe ndoshta të drejtën e saj për t’u bashkuar me cilindo shtet tjetër në Ballkan. Ky skenar për shqiptarët nuk do të ishte i keq. Shqiptarët do të merrnin përfundimisht luginën e Preshevës dhe kështu do të zgjidhnin përfundimisht çështjen e shqiptarëve në Serbi. Shqiptarët gjithashtu do të merrnin njohjen përfundimtare të shtetësisë së Kosovës dhe rrjedhimisht një vend në OKB. Gjithashtu në këtë mënyrë shqiptarët do të zgjidhnin përfundimisht problemin e veriut të Kosovës, që në vitet e fundit ka treguar se nuk mund të zgjidhet as me bisedime dhe sigurisht as me forcë.

Gjithashtu në një marrëveshje të tillë, shqiptarët do të kishin mundësinë e parë të vërtetë që nga viti 1913 për të ribashkuar në një njësi të vetme politike pjesën më të madhe të tokave shqiptare në Ballkan, nga Konispoli në Preshevë, nëse diçka e tillë do të ishte e pranueshme për Shqipërinë, Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare dhe të mund të gjendej një format i përshtatshëm për bashkimin e dy shteteve. Një marrëveshje e tillë i hap rrugën bashkimit të mundshëm të Shqipërisë me Kosovën, por edhe nëse kjo nuk është qëllim, një marrëveshje e tillë i hap rrugën të paktën një bashkëpunimi shumë të gjerë politik dhe ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës, pse jo dhe një bashkimi ekonomik. Vetëm kur të zgjidhen përfundimisht problemet e Kosovës me Serbinë, mundet që Shqipëria dhe Kosova të hyjnë në marrëdhënie të thelluara dhe të gjera politiko-ekonomike.Në të kundërt, faktori dhe ndikimi serb në Kosovë do të jetë gjithmonë kundër këtyre marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë.

Nga ana tjetër, një marrëveshje e tillë ka disa probleme dhe rrjedhoja të mundshme negative.Së pari, gati gjysma e serbëve në Kosovë nuk jetojnë në veri të Kosovës, por poshtë lumit Ibër. Duke bërë korrigjimin e kufijve, ngelet një numër i konsiderueshëm serbësh në Kosovë dhe bashkë me ta ngelet dhe problemi me Serbinë dhe ndikimi serb në Kosovë, kështu që megjithëse e zgjidh gjysmën e problemit me veriun e Kosovës, gjysmën tjetër nuk ke mundësi ta zgjidhësh. Një mundësi hipotetike do të ishte shkëmbimi i popullsisë por Kosova duke marrë luginën e Preshevës, nuk ka me kë të shkëmbejë popullsinë serbe. Pra, duket se dhe korrigjimi i kufijve nuk e zgjidh përfundimisht problemin.Në këtë këndvështrim, nëse korrigjimi i kufijve sipas skemës së përmendur më sipër, është ajo çka ka në mendje edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç, duket e pakuptueshme se pse mund të kërkojë diçka të tillë kur nuk e zgjidh përfundimisht problemin shqiptaro-serb në Kosovë.

Një shpjegim ndaj kësaj pakuptueshmërie mund të gjendet në Bosnje Hercegovinë.Një marrëveshje e tillë me korrigjim kufijsh në Ballkan do të krijonte një precedent që mund të përdorej edhe në raste të tjera, veçanërisht në Bosnje-Hercegovinë dhe Maqedoni. Pra, do të kishim atë që quhet ‘’efekti domino’’. Nuk mund të thuhet që diçka e tillë do të ndodhë, por pas një marrëveshje të tillë, do të ketë një justifikim për të ndodhur dhe diku tjetër. Mundësia më e madhe që të ndodhë është në Bosnje-Hercegovinë dhe jo në Maqedoni.Kjo për shkak se në Bosnje dhe Hercegovinë, për shkak të luftës së para dy dhjetëveçarëve, linjat ndarëse mes serbëve, kroatëve dhe boshnjakëve, janë më të dallueshme se linjat ndarëse mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoni. Jo më kot, Milorad Dodik, Presidenti i Republikës Serbe në Bosnje-Hercegovinë është shprehur pro korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë që sipas tij mund të ndiqej nga ato mes Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës me bashkimin e Republikës Serbe të Bosnje-Hercegovinës me Serbinë.

Në këtë mënyrë, permes kësaj marrëveshje, shqiptarët mund të përfitojnë luginën e Preshevës, por nga ana tjetër do i krijojnë një precedent elementit serb në Ballkan për të rritur ndikimin në qendër të Gadishullit.

Në një mënyrë ose tjetër, duhet të ketë një zgjidhje përfundimtare të çështjes së Kosovës. Tashmë në dallim nga dy dekada më parë nuk diskutohet më pavarësia apo shtetësia e Kosovës. As elita politike dhe intelektuale serbe nuk e diskuton më që pavarësia dhe shtetësia e Kosovës është e pakthyeshme.Problemi që kërkon zgjidhjeështë që pavarësia dhe shtetësia e Kosovës të jetë e plotë me hyrjen në OKB dhe njohjen nga të gjitha shtetet e botës, pasi që tani është një shtetësi gjysmake.Në mënyrë që kjo të arrihet nevojitet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë dhe një marrëveshje e tillë nuk arrihet nëse dhe Serbia nuk do të marrë diçka.

Kjo nuk duhet të jetë një tabu.Shqiptarët si në Kosovë dhe në Shqipëri duhet t’i largohen qëndrimeve ekstreme. Për një marrëveshje të tillë, që mund t’i japë fund një konflikti të paktën më shumë se një shekullor, nevojiten kompromise të mëdha. Vazhdimi i status quo-së, edhe në këndvështrimin e zhvillimeve të fundit në politikën ndërkombëtare si politika e jashtme e Donald Trump apo rritja e ndikimit të Rusisë, tregojnë se vazhdimi i gjendjes së tanishme nuk do i sillte asnjë përfitim Kosovës dhe as Serbisë. Gjendja e tashme është pengesë për të ardhmen.

Botuar në DITA

September 4, 2018 15:40
Komento

15 Komente

  1. Messerschmidt September 4, 15:46

    “Vetëm në këtë mënyrë Kosova do të bëhet një shtet në kuptimin e mirëfilltë të fjalës.”

    foli dhe loqja Dr.
    Kosova eshte Produkt Made in USA pra eshte nje shtet i mirefillte por pse te gjithe politikanet e kosoves jane HAJNA per kete nuk ka faj asnjeri por vetem Kosova!

    Reply to this comment
  2. Alban I September 4, 15:47

    Bravo per Skenarin e Dyte!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 4, 17:24

      doli sërbi i mutit në skenë!!
      më lart flet dhe qëni turk
      njëri i fshehur pas Alban,tjetri pas Arben!
      ka shumë mundësi të jenë i njëjti person!!
      vrasësit serialë i kanë dhe gabimet seriale!!
      “këta”komentues serialë kanë dhe pseudonime seriale!!

      Reply to this comment
  3. MH September 4, 17:28

    Si po ndiqen komentet dhe fletushkat me analiste mbi cfare idoi Thaci.Po me shkon mendja tek nji budall qe holli nji gure ne uje dhe u ngriten 100 te urte per ta nxjerr e se nxirrnin dot.
    Identike asht shembulli po ketu ndryshon sensi.
    Nji burre shtetit hedh nji ide per interresin e kombit ne shtypin gazetareske dhe ngrihen i madh dhe i vogel analist e kalue analistit ma te spikatun shto dhe diplomacin e botes me burra nga ma zgjedhurit e ma te spikatunit.Tjerrin e tjerrin per ti ra shejit ne zemer te Ides se thacit e me gjas po dalin huq,ju i thoni bllof.
    Thaci ka deklarue teper konciz e kjarte per ato qe kane 2 gram mend te fresket te pa perzier me alkol:Uzo,raki apo shlivovice.
    Nuk ka ndarje toke te Kosoves.Ka vetem marrje toket Luginen e Presheves,jugun e Serbis sot, ti bashkohet Kosoves.
    E ndigjuet se si iu turr Berishes qe i sherbeu Milloshevicit me shkeljen e ebragos(Embargoja Patriotike e Sali Berishes).Kaq mjafton qe Thaci nuk bie pre as Serbeve as Berishes.Po qendron kreshnik per interres te trollit Kosove.

    Reply to this comment
    • Po , Po September 4, 18:40

      Po mire , more @MH ,… po si mund te shpresohet , qe tash e kaq vjet , serbet nuk po duan te njohin Kosoven si shtet , bile pa i dhene asgje Presheve , Medvjed e Bujanovsk , atehere logjika te con te mendosh , … si do te pranoje ajo te sakrifikoje , jo vetem serbet e Kosoves , por edhe pakicat serbe ne Presheve , Medvjed e Bujanovsk ?! Kesaj pyetje , eshte teper e veshtire me i dhan pergjigje Thaci e kushdo tjeter !

      Reply to this comment
  4. MH September 4, 17:30

    Si po ndiqen komentet dhe fletushkat me analiste mbi cfare idoi Thaci.Po me shkon mendja tek nji budall qe holli nji gure ne uje dhe u ngriten 100 te urte per ta nxjerr e se nxirrnin dot.
    Identike asht shembulli po ketu ndryshon sensi.
    Nji burre shtetit hedh nji ide per interresin e kombit ne shtypin gazetareske dhe ngrihen i madh dhe i vogel analist e kalue analistit ma te spikatun shto dhe diplomacin e botes me burra nga ma zgjedhurit e ma te spikatunit.Tjerrin e tjerrin per ti ra shejit ne zemer te Ides se thacit e me gjas po dalin huq,ju i thoni bllof.
    Thaci ka deklarue teper konciz e kjarte per ato qe kane 2 gram mend te fresket te pa perzier me alkol:Uzo,raki apo shlivovice.
    Nuk ka ndarje toke te Kosoves.Ka vetem marrje toket Luginen e Presheves,jugun e Serbis sot, ti bashkohet Kosoves.
    E ndigjuet se si iu turr Berishes qe i sherbeu Milloshevicit me shkeljen e ebragos(Embargoja Patriotike e Sali Berishes).Kaq mjafton qe Thaci nuk bie pre as Serbeve as Berishes.Po qendron kreshnik per interres te trollit Kosove.
    Neqoftese nuk del keshtu sic deklaron Thaci.Atehere t’ia marrim kenges alla Korcarshe::
    Te tjera thua.Te tjera ben.

    Reply to this comment
  5. anticensurë25642654 September 4, 17:35

    shkrim i “bukur”,i dalë si në kohën e problemit të pisllëqeve me gërkun!!
    çuni i ksenos po e vë pak në dyshim!!
    e para sepse do të shkruaj kseno pas këtij shkirmi!
    pra i biri teston babai shkruan!!
    e dyta,më pas kalojën gjërat në haresë!!
    populli gjumash shqiptar,më mirë do të ishte POPULLI GJUMËDASHËS shqiptar,pret me gojë hapur barbiturikë të tillë!!
    për t’ia futur një “gjum berati”!!
    shkrimi është i dobët!acarues dhe i shkruar pa ndonjë forcë bindëse!!shkrim i porositur nga qeveria shqiptare!!
    shkrim i shkruajtur “alla tos tarifa”!!
    çuni i ksenos jep mundësitë e atyre që mund të ndodhin pa prekur aspak përse po ndodhin në këtë mënyrë!!të paktën për palën shqiptare!!nuk shtron asnjë pikpyetje për mënyrën okulte të veprimit të presidentit të kosovës!!
    nuk shtron asnjë pyetje se përse këto”bisedime”bëhen pa asnjë dijeni të atyre që kanë më shumë kompetenca se ato të presidentit!!
    shkrim shumë i dyshimtë!të presim atë që do të shkruaj “barbituriku” më i fuqishëm i familjes risafi!!
    ksenua!!
    ps:efekti domino,mos vallë nesër do të na prekë dhe ne??
    mos vallë jo ashtu si e kemi ne dëshirë me atë patriotizmin “pe lecke”,ose folklorik si quhet??
    mos vallë grekët do të kërkojnë,pas 20-30 vjetësh epirin e veriut??
    pregatitjet po i bën rama me zgjerimin e teritoreve minoritare dhe me kuotat fikse të minoritarëve në administratën shqiptare!!
    HAPNI SYTË NJERËZ!!
    SHUMË KARAMELE TË HELMUARA PO NA SERVIREN!!

    Reply to this comment
    • fery September 4, 22:36

      Egzakte autocensure 256…
      Shkrim ashiqare i porositur ne Shqiperi ashtu sikur ketu ne Kosove qe na detyrojne te shikojme emisione te porositura te TV Clan-Kosoves ose RTK nga sherbetori te ndryshem , .. te cilet as ata nuke d dijne se te kujt jane dhe cila eshte puna e tyre e vertete , sikur ne kete shkrim te porositur , edhe Baton Haxhiu iu bene pyetje bashkebisedueseve te ftuar ne emision qe ata te pergjigjen me patjeter ashtu si done ai dhe autocenzure 245… qe te dy por edhe shume te tjere kane te njejtin qellim , te krijojne opinioni te rrejeshem se me demek kufijte e Kosoves do te mbrohen ( kurse Thaci ka 5-6 vite se e ka qite firmen e tij per faljen e Veriut te Mitrovices dhe Liqenin e Gazivodes Serbise ) kurse , kurse si kundershperblim do te merre
      ” Qmimin NOBEL ” . Deri ateher catipet e tij ne Kosove dhe Shqiperi , lexueseve shqiptar duhet tu shesin mjegull dhe te na detyrojne te shofim edhe andrea ne color duke i degjuar me goje hapur dhe lexuar me sy Jerme

      Reply to this comment
  6. Epo kjo pune! September 4, 20:22

    o mendje, pse ia fut kot, po mos i doren serbise kur e bombarduan qe ti marrin dore per njohjen… prit sa te vij ndonje tjeter ne vend te Trump qe te rikthehet Amerika me e forte se kurre ne ballkan dhe pastaj te shohesh si do zbythen serbet, serbet me shume se kaq nuk mund te bejne, tani dhe me trump po u del huq, me keq do u shkoje se po ju vu amerika edhe sanxhanku edhe vojvodina shkojne per lesh pastaj

    Reply to this comment
  7. Aleksander Thana September 4, 22:22

    Duhej t’i kishin rregulluar keto Pune per dhjete vjet. Tani gjerat kane ndryshuar. Amerika s’eshte ajo qe ka qene (te pakten edhe per dy vjet te tjera) dhe kosovaret kane fjetur mbi dafina e kolltuke pushteti. Shqiptaret s’jane lepuj, por jo me kot ka dale fjala “s’behet Stan me lepuj”.

    Reply to this comment
    • fery September 5, 07:38

      Shqiptaret e Kosoves ose , si na quan ti, kosovaret ( fjalen e kam per ata qe kand qene ne pushtet dhe afer pushtetit ) , per 20 vite ne kosoven e lire vetem kane vjedhe e zhvatur dhe kujt si ka shkue mendja te beje dicka per Kosoven qe sot mose te rihapet statusi i Kosoves . Shqiptaret e Kosoves ( ata ne pushtet dhe afer tij ) pet 20 vite e me shume kane qene ne sherbim te shkjaut dhe kane bere veprime qe serbit i ka shuar pet shtati Ats jane mjaftuar me rrahje supesh nga serbet e lepirje te ndonji ashti te gjuajtur nga ata Aleksander Thana

      Reply to this comment
  8. Miku September 4, 23:22

    Pse mo cuni Ksenos eshte ky? Po te jatin e ka pyet?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*