Skenat erotike tek filmi “Unë, ti dhe Kasandra”, rrëfehet aktorja (VIDEO)

September 12, 2017 12:32

Skenat erotike tek filmi “Unë, ti dhe Kasandra”, rrëfehet aktorja (VIDEO)

 

Sot Rozi Kostani është një aktore e konfirmuar dhe një pedagoge e respektuar në Akademinë e Arteve, por fillesat e saj, siç jo shumëkush mund ta dijë, kanë qenë në filmin “Unë, ti dhe Kasandra”.

Ajo ka pasur rol kryesor në këtë film, por siç është shprehur dhe vet, nuk e ka pëlqyer aspak veten në këtë rol, e madje, është larguar nga salla e kinemasë gjatë premierës.

“Marrëdhënia me atë film ka qenë e çuditshme. Kur e kam parë për herë të parë në kinema, kam ikur. Më dukej sikur nuk kisha bërë maksimumin. Ka qenë përballje e jashtëzakonshme edhe me publikun, pasi u dha filmi”, – tregon Rozi.

Ajo rrëfen edhe për momentin erotik të luajtur në film, ndërsa bën me dije se ka qenë një dublante ajo që ka realizuar skenën.

“Ka qenë një dublante sepse unë që kur mora skenarin nuk e pranova rolin vetëm për këtë skenën. Ne notonim në vitin ’99. Sa kishim dalë nga ’97. Kishim ende gjakrat e nxehta në Shqipëri dhe kërkova që skena të bëhej me dublante. Problemi nuk është me veten, për të bërë rolin, por me të tjerët. Unë e kam vuajtur këtë pjesë edhe pse është bërë me dublante. Kam ndenjur gati një muaj e ca në shtëpi se kishte një fluks njerëzish që të flisnin, të kapnin”, thotë Rozi.

September 12, 2017 12:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*