Skënder Gjinushi: E majta fitoi bindshëm, por humbi 140 mijë vota

June 29, 2015 08:46

Skënder Gjinushi: E majta fitoi bindshëm, por humbi 140 mijë vota

Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, thotë se edhe pse e majta fitoi bindshëm zgjedhjet vendore, ajo ka humbur 140 mijë vota nga ato që mori në 23 qershor.

Sipas tij, kjo vjen prej pakënaqësisë ndaj këtyre dy viteve qeverisje.

E majta fitoi bindshëm. Qëllimi i parë në këto zgjedhje është të fitosh kryetarin, se sa ngushtë apo gjerë fiton, kjo pak ka rëndësi.

Në një analizë më të hollësishme, duhet të llogarisim sa ka qenë pjesëmarrja, a është ruajtur vota dhe konkluzioni është se mbi 140 mijë votues që votuan të majtën në vitin 2013, nuk kanë shkuar në zgjedhje”, tha Gjinushi për gazetën Panorama.

Një diferencë mes të majtës dhe të djathtës në 11 përqind është në minimum, sepse realisht kjo diferencë është 17-18 përqind.

Rezulton se në këtë diferencë, PD nuk ka humbur ndonjë votë nga 2013, pothuaj ka marrë votën e saj politike. Firoja është tek e majta, për shkak të konsumit të qeverisë”, thotë më tej ai.

Ndërkohë, Gjinushi shprehet se Basha ka bërë një gafë të rëndë në këto zgjedhje, pasi nuk arriti dot të ngrinte një koalicion me aleatë realë.

June 29, 2015 08:46
Komento

19 Komente

  1. LORA June 29, 09:06

    Kete here Gjinushi ka plotesisht te drejte.

    Reply to this comment
    • elio June 30, 08:07

      Flasim per Berishen, po edhe gjinushi minister ka qene ne kohe te Enverit e pastaj u riciklua. Ndertoi katin shtese pa leke ne bllok, u morr me skafet e droges e klandestineve, uzurpoi pa leje vilen e partise ne Tirane..etj etj..Tani, ketij personi me kete CV duhet ti degjojme edhe leksionet??

      Reply to this comment
      • Safiri June 30, 09:24

        Pse behesh buke shkale edhe te coi me skafe ne itali ku bere leke e pasuri si prosti familjarisht edhe ankohesh.haram sallami qe keni ngren

        Reply to this comment
  2. shpatar June 29, 09:22

    Z.Gjinushi.Te keshilloje qe te mos biesh ne pozicjonet e Nanos .Ato qe ti ke konstatuar jane pa rendesi per Ps ose Koalicjonin e Majte .Votat qe i mungojne tregojne nje fakte qe eshte karakteristike per zgjedhjet lokale .Nga votuesit e Majte dhe populli jo dele qellimi eshte arritur ne 23 Qershore .Zboje vrromen dhe i hapi rrugen ndryshimeve rrenjesore.
    Thua qe humbi se nuk mbajti premtimet .Sigurishte me ato gropa te hapura ne cdo qelize te shtetit Shqiptare nga Salushi do te kete dhe deshtime te perkoheshme.Programi ne se nuk ndryshon rrezultatet do te vijne .
    Mos te harrojme se ato qe kemi pare ne keto 2 vjete nga defektet e se shkuares jane per te vene duarte ne koke .Nje pjese e popullit dhe biznesi nuk paguanin energjine qe konsumonin.Shume ishin mbeshtetur tek kondrabanda dhe kultivimi i bimve narkotike .Te mashtrimet dhe vjedhjet e fondeve publike .Keto si dhe nje Drejtesi alla Berishjane do te ndikonin negativishte ne realizimin e premtive te se Majtes .Ka dhe dicka shume pozitive.Mbeshtetja e Aleatet eshte dhe me edukshme per ato cka realizuar qeveria e dyshes Rama -Meta.

    Reply to this comment
    • censura June 29, 14:15

      Po te lexonit mire do e kuptonit se ketu nuk thuhet asgje si kritike por si fakt madje qe ne fillim Gjinushi thote se rendesi ka fitorja dhe e majta ka fituar thelle.Pastaj thrkson nje te vertete qe duhet te dihet e te kihet parasysh.Por ju te ngarkuarit e PS per te sulmuar haroni qe tani ka mbaruar fushata e cdo analize realiste ben vetem mire.

      Reply to this comment
  3. ??? June 29, 09:30

    O Gjinoooo, pensionin, pensionin kur do ta marresh? Leri te tjeret te bejne politike se ty te pame per 30 vjet qe ne kohet e largeta te xhaxhit.

    Reply to this comment
  4. astriti June 29, 09:35

    po mos ish Lul Basha do kishte humbur Rama. po urrejtja per 2B e mban qeverin ne kemb. Rama e ndau Ps pergjysem me Ilirin si kulac. kaq e pati Ps shok partizane

    Reply to this comment
  5. Naftetari June 29, 10:01

    140 mije vota me pak jane nje sukses i pa diskutueshem po te shikosh se njerzit nisen nga interea te ngushta qe spaguanin drite u prishen ndertimet pa leje u mbyllen piramidat universitare u hoqen krytart e komunave qe ishin ber si Eskobaret dhe shume gjera te tjera kjo tregon mbeshtetje per qeverin.

    Reply to this comment
  6. lato June 29, 10:28

    Sa eshte pjesemarrja ne zgjedhje ne 2013 dhe sa eshte ne 2015? Bej krahasimin dhe do te shohesh qe keta jane te zhgenjyerit qe berishen jo e jo,por nuk kane votuar fare.

    Reply to this comment
  7. METEH June 29, 10:49

    Gjinushi i qan hallin kalorsit pse i varen kembet dhe nuk do te beje analize te sakt.PS-Rama beri refoma te thella por te domozdoshme dhe rezultati pritej me i ult,pasi si edhe Gjinushi votuesit nuk i kuptuan reformat me shume perspektiv per vendin.Gjinushi tashme te dal ne pesion duke marr zvarr Saliun dhe ndonje tjeter

    Reply to this comment
  8. "BALASHI" June 29, 11:11

    Bravo “Naftetar”! Ne pak fjale i ke treguar shume Gjinushit.

    Reply to this comment
  9. emigranti June 29, 11:48

    jane 100 mije votat qe erdhen nga emigracioni, 60 nga greqia e 40 nga italia, e 40 qe kan hikur ne emigracion.

    Reply to this comment
  10. "BALASHI" June 29, 11:48

    Napoleon Bonoparti, Perandori francez thoshte dy gjera brilante:
    1. “Une mund te kem tere te metat e botes, por mosmirenjohes nuk jam”. Siç del ti Gjinush je mosmirenjohes. Ke qene minister, zvendeskryeminister, kryeparlamentar dhe nuk kemi pare ndonje hajer te madh per te thene, se kete e ka bere Gjinushi.
    2. “Burri i shtetit duhet ta kete zemren ne koke!”. Pra si burre shteti duhet te te flase zemra e jo buzet duke broçkullitur mekanikisht, duke u hapur e mbyllur, pa kuptim. Juve u flet xhepi e jo zemra. Kjo duket nga bemat e klases politike per mbi 20 vjet, ku ben pjese edhe ti.
    Ti Gjinush pse nuk u bashkove me Lulin ne kualicion per ta bere fitues? Nuk do ta kishe per here te pare. Edhe here te tjera e ke dredhur. Ne s’ na ka lene kujtesa, e as dele nuk jemi per t’ i ngrene budallalleqet qe thua ne kete vezhgim tendin te sotem.
    Mund te jete qe vjen edhe nga pakenaqesia e meskiniteti i njerezve qe jane mesuar me rrumpalle, e jo me shtet. Kete e ka pranuar edhe vete kryeministri kur tha: “Po mund te kete edhe kosto politike per mua, por une shoh tjeter gje, interesin e shtetit, te Shqiperise e jo koston personale politike”. Qe ne fakt nuk ndodhi, siç do kishe deshire ti, ose siç i ndodhi Saliut pak muaj pas marsit 1992, ne zgjedhjet lokale. E kujton besoj. Tani merre me disa vota, kinse per te treguar se je politikano-matematicie.
    Une nuk njoh asnje praktike nderkombetare te shteteve te perparuara se vendosin shtet me te lutura, me po deshe, si te duash ti etj… Ne se flasim per rregulla te BOKO HARAMIT eshte tjeter gje, ne e kishim ate shtet, shtetin e Boko Haramit, qe tere bandat punonin per nje familje.
    Edhe diçka tjeter. Me ben pershtypje qe nje sere gazetare lepirsa, midis tyre edhe ju sot, kini qe sa u fut viti 2015 qe thoni se kaluan 2 vjet dhe s’ po shohim gje te mire nga qeveria. Dy vjet mbushen, sa per dijeni, me 19 shtator 2015 qe u dekretua qeveria. Ju nuk pate asgje nga nje qeveri 8 vjeçare e Saliut dhe shihni tere keto “te meta” tani!!!.
    Reforma si keto ne nuk pame per mbi 20 vjet. Keto i dallojme ne populli, ti jo. Eshte pune per ty. Reformat nuk kalojne pa dhimbje. Kjo dihet. Behen dhe te pa kenaqur. Ato s’ mund ta japin rezultatin brenda dites.
    Marrim nje shembull. Vur re me kujdes reformen, a quaje si te duash, ne qarkullimin rrugor. Ke vene re sa jane minimizuar aksidentet, kur para disa muajsh nuk kish dite pa aksidente. Ne ekonomi rezultati do te duket me vone, mbase ne fund…
    Komentet e verteta ju nuk i thoni. Kjo s’ ka rendesi, eshte çeshtje zemre e interesi te ngushte…

    Reply to this comment
    • censura June 29, 14:20

      Balash rimon me qurash?cdo gje mund te sajosh por ti thuash gjinushit se e dredh vetem nje si ti mund ta beje.Na hutuat por cka dredhje ne kete interviste?Iliri ju mbajti 8 vjet ne opozite o te majte te paguar e te tjereve iu beni moral?mjere balashet

      Reply to this comment
    • petrit June 29, 16:58

      Te gjithe komentin e ke lapsus o Balash, por ke edhe nje lapsus qe te ben te gajasesh se qeshuri.
      Sipas teje, kjo qeveri do ta merka mandatin e qeverisjes ne shtatorin e ardhshem.
      Deri sot nga shtatori i 2013-te paskej qene ne opozite.

      Reply to this comment
  11. Dashamiresi June 29, 12:10

    GJINUSHI,EDHE PSE KA TE DREJTE NE ATO QE THOTE,MAKUTERIA PER TE MIRAT QE SJELLPUSHTETI,E KA ZENE PER FYTI DHE S`E LESHON.KY DUHET TA KUPTOJE QE E KA BERE TE PLOTE CIKLIN NE POLITIKE,PLOT 360 grade,DHE DETYRIMISHT,ASHTU SI F.NANUA (ME PAHIR), DUHET TE LARGOHET NGA POLITIKA,SI I KONSUMUAR TERESISHT DHE TE LUAJNE NEPER KAZINO ME IDJOTIN E PA PERGJEGJSHEM,KUMARXHIUN E SARAHOSHIN F.NANO.

    Reply to this comment
  12. Nje shqiptar June 29, 14:14

    Skender poltika nuk e deshiron matematiken. Eshte fakt qe çdo pushtet konsumohet ne kohe. Eshte e natyreshme qe Rilindja me perpjekjet per te regulluar territorin, urbanistiken e rrenuar nga korrupsioni i pushtetit te mepareshem e per te vendosur zbatimin e ligjit ne tere sektoret, do te humbiste nje sasi votash. Por eshte nje fakt qe shumica dermuese e popullit e votoi. Kjo do te thote qe populli deshiron shtet te forte, zbatim te ligjit per te gjithe, qetesi dhe rend publik.

    Reply to this comment
  13. Bardhi Tolabi June 29, 14:38

    @censura!
    Po t’e kesh kujtese te mire,do te biesh dakort me “Balashi”-n.Po te mos ishte Gjinushi,ne aleance me Sale-hin ,Sal-ehi kishte perenduar nga politika qe me 1993…Kujtoju,se si e solli urgjent nga Franca,Gjinushin,ne nje votim qe nevojitesh vota e tij,perndryshe,sot,Saliut,do i ish harruar emri dhe Shqiperia do kishte shpetuar nga bemat e tij…

    Reply to this comment
    • paqesori June 29, 16:10

      hajavanlleku ska kufi ,e cqenka ky votim qe do rezonte Saliun?qe pastaj e rezoi Tosi,Likja e tani Edi?sidomos iliri u lodh duke luftuar berishen.Me vota berisha esht mbajt gjalle nga xhuveli ne 2005,nanua me 7 votat ne 2007 per president dhe iliri ne 2013 qe vraue 4 vete me votat e te majtes ne 21 janar.etj.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*