“Si do jetë Akademia e re dhe një përgjigje për Artan Fugën”

March 28, 2018 09:42

“Si do jetë Akademia e re dhe një përgjigje për Artan Fugën”

Ligji i ri për Akademinë e Shkencave dje është miratuar në mënyrë unanime. Por nuk kanë munguar edhe debatet. U tha se ka pasur edhe një debat midis Akademikut Artan Fuga dhe Prof. Skënder Gjinushit gjatë mbledhjes. Po cila është e vërteta?

Kryetari i grupit të punës i ngarkuar nga qeveria, Prof. Skënder Gjinushi në një intervistë ekskluzive për gazetën ‘Dita” foli dje me entuziazëm për reformën që po bëhet, ndërsa shtoi se kjo është rruga më emirë mundshme për ta shpëtuar Akademinë. Ky është projekti më i mirë i mundshëm, thotë ai, ndërsa shton se duhet një punë shumë madhe për ta përmbushur atë.

– Zoti Gjinushi, në mbledhjen e djeshme të grupit për reformimin e Akademisë së Shkencave është miratuar projektligji përkatës, ndërkohë që kjo mbledhje mbahet në limitet e caktuara nga qeveria. Thuhet se ka pasur edhe debate…

– Jo, nuk ka pasur debate, aq më pak kundërshtime. Kjo për arsyen e thjeshtë se nuk ka rrugë tjetër për reformimin e Akademisë së Shkencave. Projektligji që ne kaluam ka miratimin edhe të institucioneve akademike evropiane… Kam bindjen absolute se jo vetëm afatet e caktuara nga qeveria do të respektohen, por mbi të gjitha se reforma do të bëhet. Kjo u intereson shqiptarëve dhe unë këtë e pohoj me gojën plot.

– Sidoqoftë, u tha se akademiku Artan Fuga ka kundërshtuar?

– Ju doni të thoni se Akademiku Fuga ka dalë kundër Europës për këtë çështje? Projektligji i miratuar dje është parë dhe është miratuar nga Europa. As të mos u shkojë ndërmend një gjë e tillë… Tani i di mirë këto gjëra. Le të mos e zgjatim më tej bisedën për këtë çështje… Le të pranojmë faktin se më në fund ka filluar kthesa për Akademinë.

– Pra cili ishte thelbi i mbledhjes së djeshme?

– Që e ashtuquajtura reformë e vitit 2008 ka qenë një antireformë. Për këtë nuk duhet të ketë më askush dyshim. Me të ashtuquajturën reformë të vitit 2008 nuk duhet të ketë askush dyshim, se ajo ishte një reformë për ta zhbërë Akademinë e Shkencave dhe kërkimin shkencor në Shqipëri. Për më shumë se dhjetë vjet Akademisë kishte ngelur vetëm emri.  Ndryshimet e bëra në atë kohë kanë pasur vetëm një synim: rrënimin e Akademisë së Shkencave dhe të kërkimit shkencor në Shqipëri. Si mund të ekzistojë një Akademi Shkencash pa institutet përkatës? Akademisë iu prenë rrënjët që e ushqenin. Sepse shkenca nuk bëhet në Akademi, por në2Institutet përkatëse. Kjo po korrigjohet me reformën e tanishme.

– Ju besoni se projektligji që kini miratuar dje është i mirë dhe do ta ndryshojë gjendjen aktuale të Akademisë?

– Pa asnjë dyshim. Ky ligj do të rikthejë normalitetin e Akademisë dhe kërkimeve shkencore. Kjo është një punë shumë serioze e qeverisë shqiptare që ka një mbështetje maksimale edhe nga institucionet evropiane, përmbi të gjitha nga shkencëtarët shqiptarë që mënë fund do tëkenë vendin e merituar në Akademi. Kjo është dhe në nderin e shtetit tonë.

Bisedoi Xhevdet Shehu – Dita

March 28, 2018 09:42
Komento

10 Komente

  1. Xxx March 28, 10:33

    Po eshte kunder Fuga bejeni se jeni ne rregull. Fuga eshte aroplannpa bisht.

    Reply to this comment
  2. vasili March 28, 11:03

    Mendoj se me intelektin,kulturen,diplomacine dhe kapacitetin shkencor,qe permban Gjinushi,akademija arnautase,nga nje institucion i pluhurosur,ku gelonin qenie anadollake dhe antikombetare,intrigante te vegjel,qe nxiteshin dhe perfitonin nga atmosfera dhe mentaliteti elemxhelem,qe sundonte dhe vazhdon te sundoje gjithandej ne kete vend,ku ata qe duan te merren me shkence bashkekohore ngjajne si UFO,akademija shqiptare do te filloje te bej hapin e pare por te sigurte,qe emri i saj te fitoje lende dhe permbajtje,qe perfaqeson.
    Mendoj se nje simbioze me shkencetare te afte dhe vizionare vendas,me alter egot e tyre,te ftuar nga emigracioni,do ti jepte nje forme dhe permbajtje kontemporane perendimore kesaj akademije te re.
    Sa per llojin e Fuges,konglomerat anadolli,komunisti dhe ´´perendimori´´, perben vec nje problem klinik dhe muzeal.

    Reply to this comment
    • Profesori 2K March 28, 16:15

      Opo temen re! Ky anadollaku Skender, komunisti Ethem e demokrati Gjinush qe e kaloi tere kete periudhe 30 vjecare ne politike, qe nuk ka nje botim e nje punim shkencor, qe as ka e as do kete ndonje mesimdhhenie, qe eshte plot 74 vjec, dashka te na reformoje akademine, pa qene pjese e saj me deshiren e tij qe ne kohe te leshit. Ik o Skender pirdhu, humbe partine, tani do akademine.

      Reply to this comment
      • ben March 28, 17:25

        e para, S.Gjinushi eshte 69 vjec, bile akoma s’i ka mbushur, pastaj per te tjerat qe thua je shume trap per te folur per Gjinushin. Ik e ha ndonje sufllaqe …

        Reply to this comment
    • I tillë je , sa herë që hap gojën March 28, 19:58

      O Vasil , qe jeton ne ate bote , edhe pse ha ne boten tone ! Ketu flitet per Akjademine e Shkencave ne Shqiperi dhe nuk flitet per shkollen e prifterinjve apo hoxhallareve !
      Eshte turp , qe njerez nen nivelin medioker , fusin hundet kudo e per cdo gje , duke kujtuar se puna per sherbimet inteligjente , te ben vertet inteligjent !
      Hiqu me nje ane dhe shko lutu zotit per pastrimin e shpirtit tend e te kolonel Janulles qe te paguan !

      Reply to this comment
  3. Lek March 28, 23:31

    Kush gjen dhe t’më dëshmojë një punë shkencore të këtij Skënder Gjinos ?! Ky farë akademiku që shprehet “këtë ligj e ka para Europa” prandaj mos e diskutoni. Tamam si dje në partinë e punës kur nuk diskutoheshin vendimet e injorantëve të partisë. Çfarë soj akademiku është ky që nuk diskuton për ligjin ?! Këtaj lloj “intelektualësh” partiakë janë mjerimi i shqiptarëve të pafat.

    Reply to this comment
  4. Lek March 28, 23:34

    Kush gjen dhe t’më dëshmojë një punë shkencore të këtij Skënder Gjinos ?! Ky farë akademiku që shprehet “këtë ligj e ka para Europa” prandaj mos e diskutoni. Tamam si dje në partinë e punës kur nuk diskutoheshin vendimet e injorantëve të partisë. Çfarë soj akademiku është ky që nuk diskuton për ligjin ?! Këtaj lloj “intelektualësh” partiakë janë mjerimi i shqiptarëve të pafat.

    Reply to this comment
  5. Presori 2C March 29, 07:20

    Beni qe hecen vet e mendon me koken e Gjinos. Gjinua qenka 69 vjec, hahaha, jo po 96. Po flasim per shkence bre, jo per moshe. Gjinua u be akademik pa bere 30 vjec, se e donte shume Veri, jo Ver Llapa, po Ver Hoxha. Pa asnje cope leter te shkruar nuk behesh dot akademik. Kupton o Ben lavatricia? Edhe Aleks Buda kur e pranoi, ate dite nuk e hengri supen e drekes ne shtepi. Se e dinte qe pranoi nje pseudoshkencetar dhe te nesermen I ra damllaja. U shastis dereziu nga bemat shkencore te Gjino fizikantit.

    Reply to this comment
  6. kRIST March 29, 23:50

    Mire komentuesit,nuk duhen vene re,se nga qe nuk i njohim,nuk ja dime nivelin,por vete Skenderit a nuk i vjen turp,qe pretendon te merret me kete pune,dhe menyren se si i pergjigjet bashkebiseduesit?Ku kujton se jeton ai,dhe kur.Mendon se eshte akoma ne kohen e Dulles?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*