Skënderbeu, 300 mln lekë për fitoren me Sporting

November 4, 2015 17:24

Skënderbeu, 300 mln lekë për fitoren me Sporting

30 milionë lekë të reja si shpërblim për kokën e Sportingut. Shpërblim i padëgjuar më parë për Skënderbeun për një ndeshje që më shumë se sa për llogaritë e kualifikimit vlen për dinjitetin dhe prestigjion por dhe për të mos dalë pa pikë nga aventura në grupet e Europa League.

Është kjo shuma që presidenti i klubit korcar Ardian Takaj, ka vënë në pjatë për skuadrën për fitoren ndaj Sportingut të Lisbonës, shumë që vlen si një tjetër konfirmim se sa e rëndësishme është kjo sfidë për kampionët e Shqipërisë. në përballjen e kësaj të enjteje Skënderbeu shikon një mundësi reale për të marrë pikët e parë në grupet e kompeticionit kontinetal, dhe dëshiron që tu përgjigjet në fushë të gjitha aludimeve të javës së kaluar.

Misioni nuk është aspak i lehtë, Sportingu është skuadra që kryeson kampionatin portugez, me një buxhet disa herë më të madh e një organikë absolutisht inferiore në letër,. por të gjitha këto pengesa nuk demoralizojnë Mirel Josën dhe skuadrën e tij që kërkojnë buzëqeshjen në grupet e Europës pasi disa paraqitjeve të mira që nuk janë shpërblyer në rezultat. Për sa i përkety formacionit, mungesa e Hamdi Salihit kalon barrën e sulmit mbi shpatullat e Olyiainkës, i cili mungoi në përballjen e parë me Sportingun, po ashtu si dhe Radas që kthehet për ti dhënë më tepër siguri mbrojtjes.

Trajneri që pritet ti qëndrojë besnik filozofisë së besimit ndaj talenteve të rinj edhe në këtë ndeshje, për më tëpr ka në dispozicion të freskët edhe Arapin dhe Kristin dhe Vangjelin që nuk luajtën në ndeshjen e fundit në kampionat. Për të gjithë misioni është vetëm një, këtë herë Skënderbeu nuk mund të mjaftohet vetëm me lojën e bukur.

November 4, 2015 17:24
Komento

3 Komente

  1. shpatar November 4, 19:08

    Nuk bene vaki edhe sikur tu jepen 1 miljard .Ujqrit e Korces jane kthyer ne lepujt e karrotave te Kavajes . Keto dekarata i bejne vetem kartelet e droges dhe hajdutet politikan .Nuk mendoje te jete inisjative e Ridvan Boles.

    Reply to this comment
    • hajdari November 5, 11:26

      E paska vene ndonje bast per pjesen e pare “x” Takaj. I premton hajdareve 300 milion, ata luajne me inat nje pjese. Loje e njohur…

      Reply to this comment
  2. ZHELEFINA November 4, 19:37

    ti shpatar Eshte mire ta futesh ne bythe ate shpaten se te pelqen me duket

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*