Skënderbeu bie në fund, largohet me humbje nga Europa

December 7, 2017 21:31

Skënderbeu bie në fund, largohet me humbje nga Europa

Skënderbeu i dha fund zyrtarisht aventurës së këtij sezoni në Europa League me një humbje të pamerituar 2-1 në transfertën ndaj Young Boys.

Skuadra korçare, e cila ishte eliminuar më herët nga kupa më e vogël e futbollit kontinental, prodhoi një lojë të mirë nën përkrahjen e qindra tifozëve shqiptarë në stadiumin e Bernës, por u ndëshkua në sekondat finale nga një gafë në mbrojtje.

Pas një fraksioni të parë pa gola, Gavazaj i dha epërsinë Skënderbeut me një të majtë në portën e boshatisur të zviceranëve.

Por Young Boys arritën të rikthejnë baraspeshën pas vetëm 3 minutash, ende pa u shuar gëzimi i shqiptarëve në stadium. Horo’ në një kërcim të bukur me kokë, befasoi portierin Shehi, futbollisti më i vjetër i Europa League.

Skënderbeu vendosi sërish në vështirësi formacionin helvetik por nuk arriti të finalizojë rastet në portën e Volfli.

Drama e shqiptarëve u kompletua në minutën e 5 shtesë nga 4 të tilla që akordoi arbitri. një rrëmujë në zonë solli golin e Asale që sfumoi mundësinë për pikë të korçarëve, e bashkë me të,edhe një cek të majmë prej 120 mijë eurosh që do të jepte UEFA për barazimin e merituar.

Ulet kështu sipari i një sezoni gjithsesi historik për Skënderbeun që mori pjesë për herë të dytë në grupet e Europa League, por nëse në rastin e parë mori 3 pikë në total, këtë edicion gjërat shkuan edhe më mirë, me bilancin final 5 pikë në grupin B.

December 7, 2017 21:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*