Skënderbeu bie në “Zeqir Ymeri”, Kukësi i treti

April 10, 2016 18:29

Skënderbeu bie në “Zeqir Ymeri”, Kukësi i treti

Kukësi rimerr vendin e 3-të në renditje dhe i jep një mundësi për titullin Partizanit falë këtij goli të Ylli Shametit, që ndricoi në “Zeqir Ymeri” për verilindorët një gol që vlen shumë për Kukësin, që megjithatë mund ta kishte fituar me shumë më tepër lehtësi këtë sfidë nëse mes dy shtyllave të korcarëve nuk do të kishte qenë Shehi, që ishte padyshim lojtari më I mirë te të tijtë.

Kukësi-Skënderbeu këtë vit nuk ishte një duel I drejtëpërdrejtë për titullin, pasi për të garon vetëm Skënderbeu por Kukësi nga ana tjetër synon një vend në Europë dhe kjo e bënte më spektakolare sfidën, ashtu si dhe batutat e shkërmbyera mes palëve në mesjavë. E shndërruar në një klasike të futbollit shqiptar në vitet e fundit, kjo sfidë nuk zhgënjeu me Skënderbeun që krijoi rrezikun e parë në minutën e 10-të, teksa Radas goditi drejt portës por Kolici largoi në këndore. Që nga ky moment kontrollin e lojës në këtë fraksion e mori Kukësi, që në të 20-tën gjeti dhe golin. Mici harkoi drejt zonës, Shehi priti goditjen e Malotës por Shameti nga pranë realizoi për epërsinë e verilindorëve.

3 minuta më pas Kukësi humbi Hasanin për dëmtim që u zëvendësua nga Lladrovci. Gjithsesi goli I epërsisë kishte hapur oreksin e Kukësit, që në të 24-trën rrezikoi dhe me një goditje nga distanca të Karuiokës. Në të 26-tën, Malota preku një top me dorë në zonë por për gjyqtarin gjithcka ishte e rregullt ndërsa në të 32-tën Karioka hyri mirë në zonë por Shehi e kishte gati përgjigjen.

Pjesa e parë u mbyll me pritjet e Shehit që fillimisht ndali Floresin e më pas dhe Eminin. Shehi ishte protagonist I madh dhe në pjesën e dytë, me Kukësin që vazhdoi të koleksiononte raste. Në të 56-tën, Shameti u ndal sërish nga portieri korcarëve, nërsa të njëjtin gjë portieri bëri dhe 3 minuta më pas. Në të 60-tën ishte Jashanica që I dha pak frymëmarrje Shehit duka larguar vetë një aksion të rrezikshëm të Floresit. Shehi megjithatë u bë protagonist në të 82-tën kur ndali sërish golin e dytë të Kukësit. Gjithsesi pritjet e Shehit thjesht sa nuk lejuan Kukësin të thellonte më tej rezultatin pasi 3 pikët në fund gjithsesi I mori ekipi I Duros, pavarësisht se në minutën e 94-tërt, Skënderbeu pretendoi për një 11-metërsh. 3 pikë të merituara për verilindorët, ndërsa një tjetër ndeshje e dobët për Skënderbeun, pas humbjes në Kupë ndaj Lacit.

April 10, 2016 18:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*